Connect with Us

Përndoqi të renë, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë/ Në pranga dhe dy të tjerë

Kronika

Përndoqi të renë, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë/ Në pranga dhe dy të tjerë

Publikuar

-

Kokainë dhe armë të ftohta me vete/ Arrestohen tetë “të fortët” e kryeqytetit

Policia ka arrestuar tre persona për vepra të ndryshme penale. Janë arrestuar V. N., 41 vjeç dhe A. B., 45 vjeç për përndjekje.

Në pranga ka rënë dhe A. H., 28 vjeç, pasi iu gjet një sasi lënde narkotike kokainë dhe një sasi lëndë narkotike e dyshuar kanabis.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë ekzekutimi i urdhrit të ndalimit për shtetasin A. B., 45 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Përndjekja”.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, goditi një tjetër rast duke vënë në pranga shtetasin A. H., 28 vjeç, të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe u sekuestruan një sasi lënde narkotike kokainë dhe një sasi lëndë narkotike e dyshuar kanabis.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit V. N., 41 vjeç, pasi duke qenë me masë sigurie “Arrest në shtëpi” është larguar nga vendi i qëndrimit dhe ka përndjekur një 28-vjeçare, duke i krijuar asaj gjendje frike dhe pasigurie.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë”, thuhet në njoftimin e Policisë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Ka përvetësuar shuma parash/ Arrestohet drejtori i Kadastrës së Beratit

Publikuar

-

Nga

Ka përvetësuar shuma parash/ Arrestohet drejtori i Kadastrës së Beratit

Finalizohet operacioni policor i koduar “Aluizni”, për goditjen e korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike.

Blutë bëjnë me dije se operacioni u drejtua nga Drejtoria Vendore e Policisë Berat dhe SPAK-u.

Pas një hetimi 9-mujor u finalizua operacioni policor i koduar “Aluizni”, në kuadër të të cilit u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin E. N., 38 vjeç, banues në Berat, me detyrë drejtor i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Drejtorinë Rajonale Berat.

Ky shtetas dyshohet se gjatë ushtrimit të detyrës ka përvetësuar shuma parash nga persona të ndryshëm, me qëllim pajisjen e tyre me dokumentet e lejes së legalizimit.

LEXO EDHE:  Qëlloi me armë në ajër/ E pëson keq 48-vjeçari

LEXO EDHE:  “Udhëtoi 7 herë duke transportuar kanabis drejt Italisë”/ Kujt i drejtohet Artan Hoxha

Ndërkohë po vijon puna për dokumentimin ligjor të plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari korruptive./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Blindohet Nënë Tereza/ Dritan Dajti niset me urgjencë në spital

Publikuar

-

Nga

Blindohet Nënë Tereza/ Dritan Dajti niset me urgjencë në spital

Dritan Dajti është nisur me urgjencë në spitalin Nënë Tereza.

Nën masa të rrepta sigurie, mësohet se Dajti është dërguar në spital ndërkohë që nga ana e policisë ende nuk ka një njoftim zyrtar.

Kujtojmë se edhe në nëntor të 2020, Dajti ka qenë në spital ku ka hequr një gur në veshka.

Dritan Dajti, u dënua me akuzën e vrasjes në rrethana cilësuese të oficerëve të policisë, Fatos Xhani, Sajmir Duçkollari, Altin Dizdari dhe Kastrit Feskaj gjatë një operacioni policor për kapjen e tij në vitin 2009.

LEXO EDHE:  Mbyllja te “41 bis” e imamit të vetëshpallur, Genc Balla/ Policia shoqëron besimtarët që do protestonin

LEXO EDHE:  Mbyllja te “41 bis” e imamit të vetëshpallur, Genc Balla/ Policia shoqëron besimtarët që do protestonin

Fillimisht Dajti ka qenë i dënuar me burgim përjetë por iu hoq nga gjyqtarët Skënder Damini, Petrit Aliaj dhe Aleks Nikolli. Këta tre gjyqtarë firmosën pro heqjes së burgimit të përjetshëm për Dajtin, duke argumentuar se sipas ligjit i takon./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Atentati në Vlorë/ Policia jep detaje

Publikuar

-

Nga

Atentati në Vlorë/ Policia jep detaje

Një atentat ka tronditur ditën e sotme qytetin e Vlorës, ku ka mbetur i plagosur Marjon Mitro, ishte i arrestuar më parë për akuzën e “Akteve Terroriste”.

Sipas informacioneve  nga Policia, bëhet me dije se ende nuk ka informacione të nëse autorët janë ndihmuar nga persona të tjerë apo jo.

Marjon Mitro ishte dhe anëtar i bandës së vrasësve me pagesë të Julian Sinanajt, ndërsa makina që u gjet e djegur sot në Vlorë dyshohet se i përket autorëve.

Po ashtu, Policia thotë se në atentat kanë marrë pjesë dy persona, ndërsa arma që është qëlluar nuk le gëzhoja.

LEXO EDHE:  Operacion antikanabis/ Mësyjnë 4200 forca policie 

LEXO EDHE:  Vrasja e të riut nga policia/ Zbardhen të tjera detaje, çfarë u gjet në vendngjarje

Mitro ka marrë dy plumba, një në krah dhe një tjetër e ka ‘gërvishtur’ në kokë, u qëllua nga një mjet në ecje.

Atentati ndaj Mitros ka ndodhur në lagjen “29 nëntori”, pranë bibliotekës së qyetit “Shevqet Musaraj”./CNA.al

LEXO TE PLOTE