Bota
Pacienti i fundit del nga spitali/ Ja shteti që nuk ka tashmë asnjë rast me Covid-19

Megjithëse pjesa më e madhe e shteteve në botë janë duke u përballur me valën e dytë të Covid-19, në Australi ndodh krejt e kundërta.
Së fundmi, shteti i Viktorias është zyrtarisht pa asnjë person të infektuar me Covid-19, pasi pacienti i fundit doli nga spitali, i cili ishte një 90-vjeçar. Ai dhe bashkëshortja e tij kaluan më shumë se një muaj në spital duke luftuar me virusin, ndërsa në fund arritën ta fitonin betejën.
Kjo është hera e parë që prej 21 shkurtit që në këtë shtet nuk ka asnjë rast pozitiv aktiv.
Shtetet australiane morën masa të rrepta në muajt e verës, me maskën që u bë e detyrueshme në ambientet publike. Aktualisht, kryeministri Daniel Andrews u shpreh se vendi po shkon drejt normalitetit dhe masat do të fillojnë të lehtësohen, raporton A2 CNN.
Që këtë javë, maska nuk është më e detyrueshme në Viktoria në ambientet e hapura nëse është e mundur të ruhet distanca fizike, ndërsa vijon të jetë e detyrueshme në ambientet e mbyllura.
Lajme të Rekomanduara:

“Bota është në prag të një dështimi katastrofik”/ Kreu i OBSH ngre alarmin
Bota është në prag të një “dështimi moral katastrofik”, sa i përket shpërndarjes së vaksinave kundër sëmundjes COVID-19, paralajmëroi drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore...

Alarm për bombë në aeroportin e Frankfurtit/ Policia arreston 38 vjeçarin
Një burrë agresiv pa maskë ka kërcënuar një patrullë policie në aeroportin e Frankfurtit dhe është përpjekur të largohet. Ai u është drejtuar patrullës së...