Connect with Us

OFL “troket” në Tiranë/ I kërkon deklarimin e pasurisë tre të dënuarve

Kronika

OFL “troket” në Tiranë/ I kërkon deklarimin e pasurisë tre të dënuarve

Publikuar

-

Nga Durrësi në Berat, OFL ultimatum "të fortëve" të radhës

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

F. L., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e mbetur në tentativë;

F. K., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me dashje në lidhje me një krim tjetër”;

E. M., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, e kryer në bashkëpunim.

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë-Tiranë

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Vjedhje dhe drogë/ Arrestohen 2 të rinj në Berat

Publikuar

-

Nga

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Berat u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit E. L., 19 vjeç, banues në Berat.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja” kryer në bashkëpunim, pasi dyshohet se në bashkëpunim me vëllanë e tij, shtetasin R. L. (i ndaluar nga Policia tri ditë më parë), ka vjedhur disa zgara hekuri, në lagjen Uznovë.

Gjithashtu, nga verifikimet e kryera, shtetasi E. L. rezulton të jetë autor i dy vjedhjeve të ndodhura më parë, konkretisht:

• Në datën 03.01.2021, në fshatin Moravë, dyshohet se ka vjedhur 1 televizor dhe 1 laptop në servisin e shtetasit L. B.;

• Në datën 22.01.2021, në fshatin Orizaj dyshohet se ka vjedhur 1 televizor, 1 hard disk dhe 1 sharrë dore në dyqanin e shtetasit F. Rr.;

LEXO EDHE:  Zjarr në qendër të Tiranës/ Zjarrëfikset me urgjencë drejt vendngjarjes

LEXO EDHE:  Zjarr në qendër të Tiranës/ Zjarrëfikset me urgjencë drejt vendngjarjes

• Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin F. R., 25 vjeç, banues në Berat.

Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë iu gjetën 4 doza me lëndë të dyshuar narkotike heroinë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme hetimore.

LEXO TE PLOTE

Kronika

U qëllua sot me armë/ Kush është ish anëtari i bandës së vrasësve me pagesë së Julian Sinanajt

Publikuar

-

Nga

Detaje të reja kanë dalë nga ngajrja e ndodhur sot në Vlorë ku një person u qëllua me armë zjarri.

Mësohet se i plagosur ka mbetur 49-vjeçari, Marjon Mitro i cili shërbente si nyje lidhëse mes biznesmenëve dhe vrasësit famëkeq me pagesë Julian Sinanaj.
Ndërkohë dyshohet se Mitro porositi atentatin që mbeti në tentativë ndaj prefektit të Vlorës Besnik Dervishi.

Marjon Mitro ka qenë më parë i arrestuar më parë për akuzën e “Akteve Terroriste” dhe se ishte anëtar i bandës së vrasësve me pagesë të Julian Sinanajt.
Gjithashtu Marjon Mitro i dënuar me 8 vite burgim në grupin e tritolit në Vlorë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Plas arma në Vlorë/ Plagoset një person në mes të qytetit

Publikuar

-

Nga

Të shtëna me armë zjarri në Korçë/ Çfarë gjeti policia në vendngjarje

Plagoset me armë zjarri një person në qytetin e Vlorës.

Sot, rreth orës 10:00, në spitalin e Vlorës, ka shkuar i plagosur (dyshohet me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta), shtetasi M. M., banues në Vlorë, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Gjatë krehjes së zonës, në aksin rrugor Vlorë- Selenicë, nga shërbimet e Policisë është konstatuar duke u djegur një automjet i braktisur i markës “Land Rover”, i cili paraprakisht dyshohet se mund të jetë i autorit të ngjarjes.

Vijon krehja e zonës nga shërbimet e DVP Vlorë, për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë në aksin Fushë Krujë-Tiranë

LEXO EDHE:  Rihapja e shkollave/ Paralajmëron Muka: Do shtohen rastet e të infektuarve

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./CNA.al 

LEXO TE PLOTE