Connect with Us

Nga humbja ndaj Vllaznisë te sfida ndaj Bylisit, Nevil Dede befason me deklaratën

Sport

Nga humbja ndaj Vllaznisë te sfida ndaj Bylisit, Nevil Dede befason me deklaratën

Publikuar

-

Trajneri i Tiranës, Nevil Dede, doli ditën e sotme në konferencën e zakonshme për shtyp para gazetarëve, në prag të sfidës ndaj Bylisit që do të zhvillohet ditën e nesërme. Dede veç të tjerash u ndal edhe te humbja ndaj Vllaznisë, duke u shprehur:

Sa e vështirë është  ta motivoni skuadrën pas 3 humbjeve radhazi, duke përfshirë edhe Kupën?

Është e vërtetë që rezultatet nuk janë të mira, sidomos për objektivat dhe historinë e klubit tonë. Mendoj që grupi është i qetë. Në këto momente që ne flasim, na takon të marrim më shumë përgjegjësi që të rikthehemi sa më shpejt te rezultatet pozitive dhe më pas çdo gjë të marrë rrugën që i takon këtij klubi.

Si e shikoni sfidën kundër Bylisit?

Unë e kam thënë dhe do ta them gjithmonë, që kam respekt për çdo ekip, për çdo kundërshtar që ne kemi në Superligë. Të gjithë mundohen të investojnë dhe të punojnë. Në këtë situatë të gjithë dinë të luajnë futboll. Nga ana profesionale të gjithë klubet janë rritur dhe kjo është shumë pozitive, plus edhe infrastruktura dhe interesimi i mediave. Me respektin që kemi karshi kundërshtarëve, do të mundohemi t’iu imponohemi në fushë, me personalitet.

Çfarë ju sjell pozitive përballja me Vllazninë?

Të jem i sinqertë forca e reagimit të grupit, ishte arma më e fortë dhe sinjali më i mirë që mora nga ekipi dhe djemtë. E rëndësishme është që ne të vazhdojmë me atë forcë karakteri. Jo më larg se sezoni i kaluar kjo ishte arma më e fortë e tyre. Ata besonin dhe në fund ja dolën.

Tirana po u nis është e vështirë të ndalojë. Është një fillim jo i mirë, por nga ndeshja me Vllazninë, unë do të thoja vetëm kaq, ne nuk dolëm nga ajo ndeshje si humbës sepse, u munduam të bëjmë lojën tonë, shkuam te goli disa herë. Goditëm portën, shënuam 2 gola. Por për elementë të situatave të ndryshme dhe jo shumë të vështira, ne duhet të kishim pasur përqendrim më të madh.

Është handikap që ju nuk keni një qendërmbrojtës klasik në skuadër duke qenë se ishit vetë qendërmbrojtës në të kaluarën?

Klubi është munduar për mirë me elementët që ka afruar, për të qenë gjithmonë pretendent dhe faktor në futbollin shqiptar. Faktikisht ka shumë lojtar të rinj. Unë do të thoja që mbi të gjitha duhet kohë për këtë skuadër. Pa harruar asnjëherë qëllimin apo objektivin madhor që kemi. Krahas qëllimit dhe objektivit madhor që kemi, do të mundohemi të rrisim dhe këta lojtarë. Mosha mesatare është relativisht e re.

Mendoni Bylisin si kundërshtarin tuaj, apo keni më shumë punë për të bërë me skuadrën?

Qëllimet janë të përbashkëta. E rëndësishme është që ne të mundohemi të marrim maksimumin nga çdo ndeshje. Duke marrë maksimumin, edhe lojtarët rriten në përgjithësi dhe në mentalitet. Paralelisht ne do të mendojmë për rezultatin dhe rritjen e lojtarëve me kapacitet dhe vlerat që ata duhet të jenë.

Ka ndonjë lajm të mirë për sa i përket dëmtimeve?

Lajm i mirë është që Hoxhallari rikthehet. Kemi disa lojtarë që shpresojmë që shumë shpejt të rikuperohen dhe  të bëhen pjesë e rëndësishme e skuadrës. Realisht kanë vlerë. I gjithë grupi do kohën e vetë. Minimalisht ne do të kërkojmë që brenda javës, të rikuperojmë nga dëmtimi disa futbollistë. Po rikuperuam këta lojtarë do të jetë një Tiranë tjetër.

Sa i vështirë ka qenë rikuperimi psikologjik?

Nuk ka probleme psikologjike te kjo skuadra. Në momente të caktuar, situata të thjeshta në ndërlikuan ndeshjen. Psikologjia e skuadrës është në nivel maksimal. Fat i madh që e kemi ndeshjen në mesjavë, sepse në fundjavë duhet të punonim më shumë nga ana psikologjike. Ndërsa kur ndeshja vjen shpejt, ai kapitull është i mbyllur, shkruhet në histori dhe vetëm kaq. Ne do të mendojmë të kthehemi aty ku na takon.

Si do e zgjidhni lojën në ajër?

Loja në ajër shpresoj që do të jetë një problem i zgjidhur që këtë ndeshje. Besoj që ne jemi një skuadër që më shumë do të sulmojmë se do mbrojmë. Është në ADN e këtij klubi. Sa më shumë sulmon aq më pak probleme ke mbrapa. Vuajtëm në Shkodër, por vetëm kaq. Nuk mendoj se do të ndodhë më. Prandaj janë seancat stërvitore. Pjesa taktike, apo edhe teorike. Që ne të përmirësojmë dhe të rrisim veten në ato situata ku nuk i zgjidhëm si duhet.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Juventusi prenoton një tjetër super goditje në merkato

Publikuar

-

Nga

Juventusi ka ofruar 22 milionë euro për sulmuesin e Sassuolos, Gianluca Scamacca dhe shpresojnë ta kompletojnë marrëveshjen në dy ditët e ardhshme.

22-vjeçari momentalisht është huazim te Genoa dhe kërkohet me ngulm nga kampioni i Italisë.

Oferta e Juventusit është 22 milionë euro, tre milionë më pak se kërkesa e Sassuolos që ishte 25 milionë euro për sulmuesin.

Problemi i vetëm për “Bianconerët” është koha, ngase afati dimëror mbyllet me 1 shkurt, derisa trajneri Andrea Pirlo dëshiron përforcime në sulm.

Sulmuesi i Chelseas, Olivier Giroud dhe i Romës, Edin Dzeko gjithashtu vëzhgohen nga Juventusi.

LEXO TE PLOTE

Sport

“Halili njeri i mirë”, Andi Lila fajëson Deden për largimin: Nuk kam parë kurrë në jetë që…

Publikuar

-

Nga

Andi Lila ka fajësuar Nevil Deden, për largimin nga drejtimi i Tiranës vetëm pak minuta para ndeshjes. I ftuar në procesin sportiv, ish-lojtari i Kombëtares dhe Tiranës, është shprehur se trajneri për ekipin është si kapiteni i anijes dhe nuk mund ta braktiste në atë mënyrë.

“Unë jam rritur te Tirana, e di psikologjinë e klubit, e njoh shumë mirë. Zoti Halili është njeri shumë i mirë, sportdashës dhe me ndjenja. Deklarata ishte emocionale, me atë që ndodhi. Gjatë karrierës, nuk kam parë që trajneri të ikë 15 minuta para ndeshjes. Nuk dua të mbaj anën e askujt, por nuk më ka pëlqyer mënyra se si iku trajneri para ndeshjes. Duhej të mbaronte ndeshja, e pasi të mbaronte në fund t’u jepte dorën të gjithëve dhe të largohej.

Kur një trajner pranon të firmosë, duhet të marrë parasysh e të shohë politikat e klubit. Nuk mbaj anën e askujt por trajnerin e shoh si kapiten anije. Mbaro ndeshjen dhe ik. Një largim një çerek ore para ndeshjes nuk e kam parë asnjëherë, mendoj për ata futbollistë që ishin sot që ngelën pa trajner”, tha Lila.

 

 

 

LEXO TE PLOTE

Sport

E dhimbshme/ Trajneri i njohur shqiptar humb bashkëshorten

Publikuar

-

Nga

Trajneri i Lushnjës, Ilir Gjyla është duke u përballur me një dhimbje të madhe, pasi ditën e sotme ka ndërruar jetë bashkëshortja e tij, Ardita. Një humbje jete e parakohshme kjo, që ka sjellë dhimbje, jo vetëm te familjarët, por edhe te miqtë dhe personat e tjerë që e njihnin atë.

Në të kaluarën ajo ka qenë edhe drejtoreshë e shkollës 9-vjeçare “Skënder Libohova” në Lushnjë.

I shprehim ngushëllime familjes Gjyla, për këtë fatkeqësi të madhe që iu ndodhi.

LEXO TE PLOTE