Sport
Nga balta e Beratit, te goli në Champions League ndaj Juventusit/ Historia përallore e Myrto Uzunit

Myrto Uzuni ka arritur që për 19 minuta në takimin Juventus – Ferencvaros, të marrë vëmendjen e të gjithëve në rrjetet sociale. Sulmuesi i Shqipërisë arriti t’i realizonte gol Zonjës së Vjetër në kuadër të Ligës së Kampionëve, pas një asistimi nga Nguen.
Deri te ky moment i madh për të, Uzuni nuk e kishte aspak të lehtë karrierën, sidomos kur luante te Tomori i Beratit.
Por, i gjithë mundi i madh, për Uzunin ka filluar të shpërblehet nga dita në ditë, pasi jo vetëm që luan tani me Kombëtaren, por po arrin edhe t’i shënojë gol edhe një skuadre të madhe si Juventusi.
Mesfushori shqiptar më pas pushtoi rrjetet sociale me golin e tij, shkaku që festa ishte e ngjashme me atë të Cristiano Ronaldos, që është padyshim njëri ndër lojtarët më të mirë në histori të futbollit.
Lajme të Rekomanduara:

Derbi ndaj Tiranës, ja formacioni që pritet të zbresë në fushë Partizani
Ditën e enjte do të luhet derbi i dytë i kryeqytetit për këtë sezon në Superiore. “Demat e kuq” do të përplasen me bardheblutë e...

VIDEO/ Partizani leksion “ujqërve” në dëborë, triumfojnë dhe Apolonia e Tirana
Kanë përfunduar 3 sfidat e javës së 14-të të Kategorisë Superiore ku nuk munguan surprizat. Apolonia shtangu në shtëpi Laçin, duke u rikthyer te rezultatet...