Vetingu
Nga akuzat për shpërdorim detyre, në zyrat KLP/ Pasuria e prokurorit-këshilltar

Prokurori i Fierit, Artur Cara, icili është vënë së fundmi në hetim nga Vetting, shërben në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, i angazhuar në hartimin e raporteve të vlerësimit të aftësive profesionale të subjekteve të rivlerësimit.
Cara ka depërtuar në KLP me anë të urdhërit nr.208/3, datë 09.01.2018, të Prokurorit të Përgjithshëm. Prokurori Cara, duket se është rehatuar mirë në KLP, pasi tashmë bën edhe këshilltarin pranë këtij institucioni.
Sa i përket aspektit professional, r Cara ushtron funksionin e magjistratit që prej vitit 2009, pasi me dekretin nr. 6360, datë 10.12.2009 të Presidentit të Republikës, është emëruar prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, ndërkohë që më parë ka punuar si Oficer i Policisë Gjyqësore.
Ai ka një eksperiencë profesionale në punë si Prokuror prej më shumë se 10 vjet. Gjithnjë lidhur me aspektin professional se ndaj prokurorit Artur Cara ka pasur edhe një kallëzim penal në vitin 2011, për shpërdorim detyre.
Kujtojmë se në Prokurorinë e Fierit mbi bazën e kallëzimit të shtetasit Sh.Hatija në datën 07.03.2011 është regjistruar kallëzimin penal nr.170 me objekt: “Fillimin e procedimit penal për veprën penale të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal në ngarkim të shtetasit Artur Cara me detyrë prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier. Por, me vendimin e datës 15.03.2011 Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier duke u bazuar ne nenin 290/1/c dhe 78 të K.Pr.Penale, ka vendosur: “Mosfillimin e hetimeve për materialin kallëzues të ardhur prej shtetasit Sh.Hatija.
Çështja ka përfundur në Gjykatën e Lartë dhe në vitin 2016 ku është vendosur në favor prokurorit Cara. Sa i përket pasurisë, rezulton se burimet e të ardhurave prokurori I ka nga paga e tij dhe e bashkëshortes, si dhe nga qiraja e një dyqani.
Patundshmëri ai deklaron një apartament banimi, me sipërfaqe 110 m2 që ka kushtuar 32 000 dollarë, në Tiranë dhe një tjetër apartament të blerë në vitin 2012, me sipërfaqe 72.9 m2, në Sarandë me vlerë 16 000 euro.
Për më tepër po sjellim të dhënat e detajuara të pasurisë së prokurorit Artur Cara.
Viti 2003
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si of i pol gjyqësore, 507 571 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes 300 000 lekë.
Viti 2004
Ap banimi me sip 110 m2, në Tiranë me vlerë 32 000 dollarë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si of i pol gjyqësore, 691 437 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes 600 000 lekë.
Pensioni i nënës, 79 200 lekë.
Viti 2009 (Deklarata fillestare)
Ap banimi me sip 110 m2, në Tiranë me vlerë 32 000 dollarë.
Kesh 1 600 000 lekë.
Automjet Opel 6 500 euro.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si of i pol gjyqësore, 555 308 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes 55 000 lekë dhe 30 000 lekë.
Llogari bankare e bashkëshortes 50 euro.
Të ardhura të bashkëshortes nga qiraja e një lokali, 600 eeuro në muaj.
Viti 2009 (Deklarata vjetore)
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 45 020 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes 18 000 lekë.
Viti 2010
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 165 795 lekë.
Të ardhura nga një seminar 477 dollarë.
Llogari e pagës së subjektit deklarues 14 068 lekë.
Të ardhura nga një seminar 41 461 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes 299 722 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga qiraja e një lokali, 6 480 euro.
Kredi bankare për ap në Laprakë, me vlerë 15 000 euro. Pa shlyer 14 715 euro.
Kredi për të blerë pajisje elektroshtëpiake. Pa shlyer 30 943 lekë.
Viti 2011
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 186 121 lekë.
Shpërblim 100 800 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes 236 280 lekë.
Kredi bankare për ap në Laprakë, me vlerë 15 000 euro. Pa shlyer 14 208 euro.
Kredi për të blerë pajisje elektroshtëpiake. Pa shlyer 16 230 lekë.
Viti 2012
Ap me sip 72.9 m2, në Sarandë me vlerë 16 000 euro.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 324 691 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes 452 520 lekë.
Kredi bankare për ap në Laprakë, me vlerë 15 000 euro. Pa shlyer 13 676 euro.
Viti 2013
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 600 306 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes 360 000 lekë.
Kredi bankare për ap në Laprakë, me vlerë 15 000 euro. Pa shlyer 12 949 euro.
Viti 2014
Gjendje kesh 190 000 lekë.
Llogari kursimi, 6 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 462 579 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes 410 640 lekë.
Kredi bankare për ap në Laprakë, me vlerë 15 000 euro. Pa shlyer 12 224 euro.
Viti 2015
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 085 301 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes 410 640 lekë.
Kredi bankare për ap në Laprakë, me vlerë 15 000 euro. Pa shlyer 11 428 euro.
Viti 2016
LLogaria e pagës e subjektit deklarues, 400 lekë.
Llogari kursimi e subjektit deklarues, 29 881 lekë.
Llogari e bashkëshortes, 872 80 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 053 206 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes 744 160 lekë.
Kredi bankare për 21 000 euro me të cilën është mbyllur edhe kredia për blerjen e ap.
Viti 2017
Llogaria e pagës e subjektit deklarues, 1 962 lekë.
Llogari kursimi e subjektit deklarues, 41 424 lekë.
Blerë Benz me vlerë 5 700 euro.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 1 184 396 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes 1 072 582 lekë.
Kredi bankare për 21 000 euro. Pa shlyer 20 094 euro.
Bashkëshortja overdraft 270 000 lekë.
Viti 2018
Shitur automjeti Benzi, 5 000 euro.
Shpenzime për shkollimin e fëmijëve 2 000 euro.
Kesh 2500 euro.
Llogaria e pagës e subjektit deklarues,11 276 lekë.
Llogari kursimi e subjektit deklarues, 8 626 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si prokuror, 891 493 lekë.
Të ardhura nga raportet shëndetësore, 126 592 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes 1 089 690 lekë.
Kredi bankare për 21 000 euro. Pa shlyer 19 204 euro.
Bashkëshortja overdraft 270 000 lekë. Pa shlyer 150 000 lekë./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Mbuloi skandalin e Ben Blushit/ Drejtori i Policisë, me biznese dhe borxhe të dyshimta
Vettingu ka nxjerrë jashtë sistemit të drejtësisë dhjetra gjyqtarë dhe prokurorë, të cilët janë gjetur me shkelje në anën profesionale apo nuk kanë justifikuar pasurinë....

E denoncuar nga emisionet investigative/ Pasuria e të emëruarës së KLP, në krye të Apelit Korçë
Me 23 Nëntor 2020 Këshilli i Lartë i Prokurorisë emëroi për një afat tre mujor në krye të Prokurorisë Apelit, Korçë, prokuroren Ollga Visi. Sipas...