Politikë
“Meta nuk më ka uruar”/ Kryemadhi: Ishte i lumtur qe vendosa maskën

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi thotë se nuk ka marë urim nga bashkëshorti i saj, Presidenti i Republikës Ilir Meta, pas konfirmimit në detyrë në krye të kësaj force.
Gajtë një komunikimi me gazetarët, Kryemadhi u shpreh se Meta ka qenë shumë i lumtur për vendosjen e maskës nga ana e saj.
“Nuk më ka uruar, por besoj se ka qenë shumë kuriozë të dijë për pjesëmarrjen, sepse ai nuk ka qenë në Shqipëri atë ditë, ka qenë në Dibër të madhe, Manastir, për shkak të një aktiviteti që ka pasur, por vetëm për një gjë ka qenë shumë i lumtur; që unë kam vendosur maskën në procesin e votimit. Për këtë ka qenë një nga arritjet e tij të drejtpërdrejta, por i thashë që më detyroi anëtarja e LRI-së që më tha se nëse ti nuk vendos maskën nuk ke mundësi të votosh, pra të hiqet e drejta e votimit. Kështu që besoj se një pjesë urimi ka qenë edhe kjo pjesa e maskës, pasi ka qenë shumë i kënaqur. Atë foton me maskë ma dërgoi ai i pari, para se të ma dërgonte Klajdi. Po interesante është, debat interesant që do të jetë në vazhdim e sipër”, tha Kryemadhi.
Lajme të Rekomanduara:

Fantastike/ Çfarë mund ti zbulosh shkollimit të Bashës?!
Kryetari i Republikes së Re dhe opozitës pjesërisht të bashkuar, Lulzim Basha sot sërish ka vazhduar me ëndrën e tij kryeministrore të cilën e ka...

Agron Gjekmarkaj si Fahri Balliu i III-të
Një analist i ardhur gjatë kohës së opozitës së Partisë Demokratike, fillimisht një kritik i ashpër i Lulzim Bashës, njeri që kishte nxjerrë shpatën dhe...