LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Lufta” e dy motrave për një burrë/ Reagojnë binjaket: Nuk do shkojmë të dyja në shtrat me të

24 Nëntor 2020, 11:16, Lifestyle CNA
“Lufta” e dy motrave për një burrë/ Reagojnë

Spektakli Love Story nga Alketa Vejsiu ka tërhequr shumë vëmendjen e njerëzve. Në këtë spketakël 18 vajza konkurrojnë për të fituar zemrën e një mashkulli.

Ajo që ka tërehqur më shumë vëmendjen dhe që është komentuar pafund në mediat rozë është pjesëmarrja e dy motrave binjake të cilat kanë ardhur të fitojnë zemrën e Saimirt.

Pas prezantimit të tyre ka patur shumë reagime nga audience të cilët janë shprehur se është pak jashtë normales që dy motra binjkae të konkurrojnë për një mashkull.

Mbremjen e kaluar binjkat ekanë reaguar ndaj komenteve duke u shprehur:  ?Nuk kemi ardhur këtu të bëjmë asgjë të ekzagjeruar, asnjë degradim asnjë puthje asnjë afrim sepse fundja jemi motra, jemi binjake. Jemi të lidhura jashtëzakonisht shumë dhe me siguri nuk do vijmë këtu të ndajmë të njëjtin mashkull. Mashkulli do të njihet, në qoftë se zemra nuk komandohet, nëse mua zemra ma bën trak siç thuhet në Itali, unë do të vendos të rri këtu dhe ta zgjas unë atë rrugë?, tha Albana gjatë takimit të parë.

Ndërkohë, motra tjetër përforcoi atë që tha Albana, duke theksuar se fakti që ato kanë ardhur të dyja për një djalë, nuk do të thotë se do të shkojnë të dyja në shtrat me të.

?Kemi parë shumë shpejt reagimin e njerëzve pasi mbaruam spektaklin, nuk e prisnim. E mora si një gjë negative, fakti që kemi ardhur ne të dyja, motra binjake. Nuk kemi ardhur këtu që të frekuentojmë të dyja, që të shkojmë në shtrat të dyja me ty?, u shpreh binjakja tjetër Silvana./ CNA.al

Lajmet e fundit nga