Politikë
“Kufoma që do t’i shqyejnë qentë rrugëve”/ Paloka i kthehet Ramës: Mungojnë aparaturat në spitalet Covid

Ish deputeti i PD, Edi Paloka thotë se denoncimet e opozitës nuk përhapin panik pasi qëllimi i tyre është gjidhja e problemeve.
Sipas Palokës, panik përhapte kryeministri kur fliste për “pirgje me të vdekur” e “kufoma që do t’i shqyejnë qentë rrugëve”.
Demokrati thekson se në spitalet Covid mungon ECMO, një aparaturë që shpëton jetë, sepse sipas tij, Rama paratë i çon tek inceneratorët dhe PPP.
“Makabritet eshte te lejosh kete situate e jo ta denoncosh !
-Denoncimet tona nuk perhapin panik, panik perhapte ky kryeminister kur fliste per “pirgje me te vdekur” e “kufoma qe do ti shqyejne qente rrugeve”. Qellimi i denoncimeve tona , eshte zgjidhja e problemeve.
-Ne u jemi mirenjohes mjekeve dhe i kemi kerkuar gjithe keto kohe qeverise qe ti mbeshtese e ti vleresoje per sakrificat qe ata bejne cdo dite e jo ti keqperdor per interesat e Rames.
-ECMO , nje aparature qe shpeton jete , mungon ne spitalet COVID megjithese kushton vetem 30 mije euro. Kjo sepse Rama parate i con tek inceneratoret dhe PPP”, shkruan Paloka./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Agron Gjekmarkaj si Fahri Balliu i III-të
Një analist i ardhur gjatë kohës së opozitës së Partisë Demokratike, fillimisht një kritik i ashpër i Lulzim Bashës, njeri që kishte nxjerrë shpatën dhe...

Fantastike/ Çfarë mund ti zbulosh shkollimit të Bashës?!
Kryetari i Republikes së Re dhe opozitës pjesërisht të bashkuar, Lulzim Basha sot sërish ka vazhduar me ëndrën e tij kryeministrore të cilën e ka...