Sociale
Kthjellime dhe ndryshim temperaturash/ Parashikimi i motit për sot

Dita e sotme ka nisur me kthjellime në territorin shqiptar, por duke ju afruar mesditës vranësira kalimtare priten të shfaqen në zonat veriore dhe gradualisht vranësirat përfshijnë gjithë vendin edhe pse nuk priten reshje.
Temperaturat e ajrit rriten në vlerat minimale por ulen në vlerat maksimale duke u luhatur nga 0°C mëngjesi në zonat malore deri në 17°C mesdita në zonat jugperëndimore. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verior-Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 3-4 ballë.
Rajoni dhe Europa; Europa Perëndimore dhe Ishujt Britanikë mbeten më vranësira dhe shira do, por Veriu dhe Lindja e Europës do vijojnë me temperatura të ulat dhe reshje të dendura dëbore. Ndërsa kthjellimet do jenë mbizotëruese në Europën Qëndrore dhe Jugore./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Erë e fotë dhe rrebesh shiu/ Meteorologët bëjnë parashikimin për fundjavën
Fundjava në vendin tonë do të shoqërohet me reshje të dendura shiu. Adiola Bani, meteorologe pranë Meteoalb u shpreh se kryesisht reshjet do të jenë...

Shi dhe dëborë/ Zbuloni si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme
E hëna do të nis me mot kryesisht të vranët dhe më mesditë pritet të ketë kthjellime. Të martën parashikohet të ketë reshje shiu, po...