LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kryemadhi për koalicionet/ Fronti opozitar është i bashkuar në qëndrime politike

24 Nëntor 2020, 10:14, Politikë CNA
Kryemadhi për koalicionet/ Fronti opozitar është i bashkuar

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi zhvilloi sot një takim me gazetarët ku deklaroi se koventa e LSI që do të mbahet më 5 dhjetor do të zgjedhë drejtuesit e partisë.

Ndërkaq ajo është ndalur edhe te pozicioni i LSI në marrëdhënie me opozitën sa i përket koalicioneve në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 25 prillit. duke theksuar se është i patjetërsueshëm dhe shumë i qartë.

Ajo tha se opozita është e bashkuar me qëndrimet politike, dhe prerazi theksoi se taktitat e rilindjes skanë çedim në qëndrimin e tyre.

“Konveta e 5 dhjetorit do të jetë konventa që zgjedh kryesinë… dhe do të jetë shumë e qartë sa i përket jo vetëm anës programore dhe vizionit të LSI për zgjedhjet por dhe cili do të jetë angazhimi i drejtpërdrejt i LSI. Pas konventës jam e bindur se me ndryshimet statutore, se sot pas mbledhjes me ju kemi mbledhje me grupin e punës. Prej pandemisë duhet të kalojmë në një proces tjetër. Taktitat e rilindjes skanë çedim në qëndrimin tonë. E rëndësishme sot më shumë se kurrë e gjithë opozita e bashkuar është dhe do jetë pranë qytetarëve dhe mbështetësve të saj, jo vetëm të saj por dhe të qytetarëve që s’kanë votuar. Sa i përket pozicionimeve politike s’janë gjë tjetër veçse teknikalitete. Pozicioni i LSI në marrëdhënie me opozitën është shumë i qartë dhe i patjetërsueshëm”, u shpreh Kryemadhi./CNA.al

Lajmet e fundit nga