Politikë
Kryemadhi justifikohet për zgjedhjet pa kandidatë në LSI/ Komandanti nuk ndryshohet 6 muaj para

Duke folur për zgjedhjet brenda partisë, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi tha se komandanti i zgjedhjeve nuk ndryshohet 6 muaj para zgjedhjeve.
Kryemadhi pretendon se përveç postit të kryetarit, në LSI kishte një garë të vërtetë për delegatët dhe po ashtu do të ketë për Këshillin Kombëtar Drejtues dhe kryesinë.
Ajo tha në emisionin “Open” se partia nuk është kryetari dhe u shpreh se ajo posedohet nga të rinjtë dhe të rejat dhe se është krenare që të udhëheqë ato drejt fitores.
Teksa u pyet për ndryshimin nga kryeministri Edi Rama, Kryemadhi deklaroi: “Jemi shumë të ndryshëm, sepse LSI ka pasur mbi 1000 e ca kandidatë për 700 delegatë për të zgjedhur. Ja ku vjen e para. Atëherë unë po ju drejtohem, në listën e votimeve online keni shumë persona publikë, anëtarë të LSI, ish-ministra, të cilët kanë votuar. Pyetini ata nëse kanë pasur në procesin e votimit, në Tiranë dhe rrethe kandidatët për delegatë dhe për mua kjo është më e rëndësishmja sesa Monika. Ti do ta presësh deri në 5 dhjetor, sepse do të ketë ndryshime statutore në LSI. Ndryshime programore, përsa i përket funksionit të LSI. Çfarë do të thotë? Do të thotë se do të ketë një parti që ka lider të fortë, ky është mendimi juaj jo i joni. Më gjej një drejtues të një partie politike që ka lejuar të flasë siç u ka dashtë qejfi anëtarëve të kryesisë, siç ka bërë LSI. Kjo është racionalizim.
Unë nuk kam sesi të hyjë në një garë ku është e kot të hysh. E para. E dyta, nuk kam pse të hyj dhe të ndryshoj komandantin e të gjithë ekipit. Nuk është diktaturë, pas datës 25 i bëjmë zgjedhjet prap dhe ju ftoj ju të kandidoni. Nuk e posedoj unë partinë, përkundrazi partia më posedon mua. Më posedojnë të rinjtë e të rejat.”/ CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Agron Gjekmarkaj si Fahri Balliu i III-të
Një analist i ardhur gjatë kohës së opozitës së Partisë Demokratike, fillimisht një kritik i ashpër i Lulzim Bashës, njeri që kishte nxjerrë shpatën dhe...

Katër faktet që tregojnë sondazhet
Dy javët e fundit, mediat janë mbushur me sondazhe të vazhdueshme nga kompani të cilat kanë bërë edhe më parë në Shqipëri të tilla përllogaritje...