LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kryemadhi e pranon live/ Kam kaluar Covidin, Metën e putha në buzë dhe nuk e zuri

24 Nëntor 2020, 21:13, Politikë CNA
Kryemadhi e pranon live/ Kam kaluar Covidin, Metën e putha në

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, e cila shpeshherë ka deklaruar në media se nuk beson te Covid-19, tregoi mbrëmjen e sotme se e ka kaluar virusin.

Kryemadhi tha se ajo e ka kaluar pa asnjë shenjë dhe pa asnjë shqetësim dhe këtë e kishte mësuar kur kishte shkuar të operohej për bajamet.

Ajo deklaroi në emisionin ?Open? se nga familja e saj është e vetmja që ka kaluar Covidin, madje theksoi se presidentin Ilir Meta e ka puthur në buzë dhe nuk e ka zënë.

?Unë e kam kaluar Covidin me zero simptoma. Vetëm ditën që kam shkuar të bëj operacionin për bajamet më thanë që ke kaluar Covidin.

Nuk e kam kuptuar fare dhe jam e vetmja unë në familjen  time. E kam puthur Ilir Metën në buzë dhe mesa duket nuk e ka zënë Covidi. Meta nuk e ka kaluar?, nënvizoi kryetarja e LSI-së./ CNA.al

Lajmet e fundit nga