Shëndeti
Këshilla për parandalimin e përhapjes së koronavirusit tek familjarët

Mbajtja hapur e dritareve ul rrezikun nga infektimi me koronavirus, sepse ajri i freskët në hapësira të mbyllura mund të ulë rrezikun nga infeksioni për më shumë se 70 për qind.
Ekspertët u rekomandojnë njerëzve që rregullisht të hapin dritaret së paku 10 deri në 15 minuta gjatë ditës apo vazhdimisht gjatë natës t’i lënë dritaret të hapura. Pa ventilim të rregullt, grimcat e virusit me orë të tëra mund të qëndrojnë të përhapura në ajër dhe me kalimin e kohës të grumbullohen. Prandaj, ajrosja e hapësirave të mbyllura rekomandohet posaçërisht kur një dhomë në shtëpi është e infektuar.
Kur personi nuk ka ajër të pastër dhe atje ku njerëzit krijojnë sasi të mëdha aerosolësh me aktivitetet siç janë këndimi apo biseda me zë të lartë, aty me siguri edhe do të transmetojnë coronavirusin. Ajri i freskët patjetër duhet të vijë nga jashtë në mënyrë që grimcat të mos sillen nëpër hapësirë, thekson profesoresha Catherine Haëks i Universitetit të Leeds. Ajo thekson edhe që sistemet e ventilimit gjithsesi mund të ndihmojnë.
Aspiratorët ose çdo sistem shtëpiak që përdor ajrin e jashtëm mund të jetë po aq efektiv sa hapja e dritareve ose e dyerve, për sa kohë që ato kufizojnë riciklimin të të njëjtit ajër/CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Shifrat nuk njohin ulje/ Konfirmohen 786 raste të reja dhe 7 humbje jete
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të mos e ulin vigjilencën në zbatimin e rregullave antiCOVID; Vendosni maskën mbrojtëse në çdo...

Kush janë personat që kundërindikohen nga vaksina e Covid-19?
Nga Dr. Blerta Brati, mjeke mikrobiologe pranë ISHP Ekspertët rikonfirmojnë se të qenit alergjik nuk është kundërindikacion për vaksinimin kundër infeksionit, në kundërshtim me atë...