Connect with Us

Ishte kandidatja e vetme për kryetare e LSI/ Kryemadhi: Nuk donim të bënim fasadë

Politikë

Ishte kandidatja e vetme për kryetare e LSI/ Kryemadhi: Nuk donim të bënim fasadë

Publikuar

-

Ishte kandidatja e vetme për kryetare e LSI/ Kryemadhi: Nuk donim të bënim fasadë

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka folur mbrëmjen e sotme mbi procesin e zgjedhjeve në LSI.

Ajo tha se gara brenda LSI ka qenë e hapur që në muajin korrik dhe mund të kandidonte.

Kushdo që donte mund të kandidonte. Në statutin e LSI-së mund të drejtohesh, të anëtarësohesh dhe të bëhesh menjëherë anëtar i LSI-së e mund të garosh si për delegat edhe për kryetar. Kushdo dhe nga ju që mund të jeni këtu ose kushdo që na dëgjon mund të vinte që në fillimet e muajit korrik, siç kanë qenë edhe afatet kohore sipas statutit, menjëherë është shpallur procesi për kryetar, por edhe për delegatë. Sipas statutit mbarimi i mandatit të kryetarit dhe të delegatëve e bënte të domosdoshme krijimin e kësaj konvente”, u shpreh ajo në emisionin “Open”.

Teksa u pyet se përse se nuk doli asnjë kandidat, Kryemadhi tha se partia vendosi që të mos bënte fasadë, por të kërkontë votëbesim për kryetaren.

Nuk është çështje ambicie, të jeni të bindur që ambicia për ta drejtuar këtë do të jetë pas 25 prillit, ku do të jetë procesi i ambicies më të madhe për secilin nga ne. Nuk ka të bëjë kryetari, por ka të bëjë ekipi drejtues. Kryetari është një drejtues që drejton procesin, bën të gjithë axhendën politike dhe organizative. Ajo që është shumë e rëndësishme, kandidimi i Monika Kryemadhit nuk ka të bëjë me të qenit vetëm, por ka të bëjë për sa i përket përgjegjësisë. Monika Kryemadhi së bashku me të gjithë strukturën e LSI-së, garën e tyre të vërtetë dhe reale e kanë më 25 prill. Ajo është gara kryesore e LSI-së.

Nëse ju doni që të bëjmë fasadë, ne bënim fasadë, jo me një por me 10 kandidatë. Bënim edhe sikur po bënim debate publike e mediatike nëpër televizione. Ambicia nuk ka të bëjë me kryetarin, ambicia ka të bëjë  me çfarë u ofrojmë ne njerëzve. Mendoj që ky është një nga problemet. Nganjëherë ne fokusohemi nga ambicia e individit dhe nuk fokusohemi tek ambicia e shoqërisë. Shoqëria shqiptare ka nevojë për të ecur përpara, shoqëria shqiptare nuk ka nevojë për të ngritur kultin e individit”, thekson Kryemadhi./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Silva Caka merr 300 mijë euro për tu rikthyer sërish në LSI

Publikuar

-

Nga

Silva Caka merr 300 mijë euro për tu rikthyer sërish në LSI

Gazetari Bledi Mane ka zbuluar të tjera prapaskena mbi largimin e ish deputetes Silva Caka nga LSI. Pak ditë më parë, Mane përmes një statusi bëri me dije se Caka ishte thirrur në Presidenca nga Ilir Meta, i cili sipas tij e kishte kërcënuar dhe shantazhuar, ku theksoi se ish deputetja ishte vetëofruar tek PS.

Pas këtij statusi, partia e Metës dhe Kryemadhit u vunë në lëvizje dhe sipas Manes Silva Caka është thirrur sërish në Presidencë dhe përmes personave të tretë ka marrë 300 mijë euro për tu rikthyer në LSI.

Gazetari përmes një postimi i ka drejtuar disa pyetje publik Cakës, ku i kërkon përgjigje, duke shtuar se është i gatshëm të përballet me të edhe në gjykatë për të vërtetuar që gjithçka është e vërtetë.

“Shkrimi im i së djelës së 17 janarit vuri në lëvizje Lëvizjen Socialiste për Integrim. Konstatoja qartë e shkurt e me fakte ikjen nga partia të ish deputetes Silva Caka por kjo e fundit luajti bukur dhe disa ditë rresht shfaqej ku të mundej në ekrane e portale duke kundërshtuar edhe veten. Meqënëse sot është përsëri e dielë dhe nuk dua të lodh lexuesit dhe miqtë e mi, ftoj Silvanën e ikur e të riadhur tu përgjigjet këtyre pyetjeve:

LEXO EDHE:  Ndryshimet kushtetuese/ Kryemadhi: Në Kodin Zgjedhor të përfshihet edhe letra e Yuri Kim

LEXO EDHE:  Kush është viktima e atentatit në Vlorë/ Zbardhet e shkuara e errët

-Je thirrur me urgjencë në datë 12 janar 2021 në takim nga Ilir Meta?

-Është shënuar emri yt në procesverbalin e hyrje-daljeve të Presidencës?

-Jeni fiksuar nga kamerat teksa futeni në Presidencë nga hyrja jugore?

-Jeni shantazhuar e kërcënuar nga Ilir Meta dhe a i keni qarë hallin se nuk ke lekë të kandidosh, të bësh fushatë elektorale në Njësinë 4/Tiranë madje as lekë të paguani shkollën e fëmijës tuaj.

-Pas largimit nga LSI-ja a i jeni vetëofruar Partisë Socialiste?

-Pas 5 ditësh a jeni kontaktuar përsëri nga Ilir Meta dhe nëpërmjet personave të tretë a keni marrë 300 mijë eurot e fushatës dhe keni pranuar të kandidoni në Njësinë 12/Tiranë?

Silva Caka nëse nuk u përgjigjeni pyetjeve të një gazetari publikisht e nëse ndihesh e sulmuar padrejtësisht, ne të dy mund të ballafaqohemi edhe në gjykatë. Ti je juriste dhe i njeh mirë nenet e veçanta ku sanksionohet shpifja ose cënimi i integritetit të personave që mbajnë e ushtrojnë funksione publike. Lemë gjykatën të shpallë kush nga ne të dy është fajtori”, shkruan Mane./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Përgjimet e mafies italiane/ Kulluri: Ndragheta nuk është histori e re, mos u çudisni

Publikuar

-

Nga

Ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD Edvin Kulluri ka reaguar pas publikimit të një serie përgjimesh të Anti-Mafias italiane, ku flitej për interesa të mafias italiane për të investuar në ndërtim dhe shëndetësi në Shqipëri nëpërmjet personave që kishin lidhje të forta në qeveri.

Përmes një postimi, Kulluri shprehet se ka qenë i pari dhe i vetmi që ka folur për “kleçkën” që fshihej pas rritjes së taksës së Infrastrukturës me 8%, duke shtuar se paratë e pista kanë çrregulluar tregun dhe konkurencën e lirë.

Duke u kthyer pas në kohë, Kulluri shprehet se ish kryeministri Sali Berisha ka pasur të drejtë kur e ka etiketuar Bashkinë e Tiranës si “lavatriçe të krimit”, në vitin 2000 kur drejtohej nga Edi Rama.

Sipas tij, Ndragheta nuk është një histori e re dhe për këtë askush nuk duhet të çuditet.

Ka akoma njerez qe habiten me lidhjen e ndertimeve ne Tirane apo edhe bashki te tjera dhe pastrimit te parave?!

Kam folur i pari dhe i vetem per “klecken” e rritjes se Takses se Infrastruktures me 8% te cmimit te shitjes nga 4% e kostos,duke e bere te pamundur per ndertuesit normale qe te investojne! I vetmi shpjegim pa patur nevoje per fakte me Ndragheta apo “cuna problematike” shqiptare, eshte nxjerrja nga loja e ndertuesve dhe futja ne treg e parase se piset q mjafton te pastrohet pavaresisht nese ka fitim apo jo!

Paraja e piset ka c’rregulluar tregun, konkurencen e iniciativen e lire! E kjo pune ka nisur qe me bashkine Tirane ne fillim te viteve 2000!

Berisha me te drejte e ka etiketuar qe ne ate kohe bashkine e drejtuar nga Rama si “lavatrice e krimit”! Kjo e Ndragheta nuk eshte histori e re dhe s’ka pse cuditet kush”, shkruan Kulluri./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Unë e ngre, ti e prish! Si lojë yçi!”/ Fuga: Rrotacioni i pushtetit, na humb kohë duke u kthyer pas

Publikuar

-

Nga

“Unë e ngre, ti e prish! Si lojë yçi!”/ Fuga: Rrotacioni i pushtetit, na humb kohë duke u kthyer pas

Akademiku i njohur Artan Fuga, ka dalë me një reagim në rrjetet sociale, duke marrë shkas nga situata politike në SHBA, me ardhjen e presidentit të ri në pushtet dhe anullimin e dekreteve të pararendësit të tij.

Sipas Fugës, në këtë aspect demokracia duket sikur vjen rrotull, dhe nëse do merrnim rastin e vbendit, tonë kjo është pikërisht ajo që ndodh, pavarësisht se qytetarët duan ide të reja.

Nevoja për ide të reja !

Presidenti i ri vendit më të madh demokratik të botës u zgjodh! Për të gjithë ata që besojnë te shteti i së drejtës, mbyllja e incidentit të Kapitolit dhe hyrja e procesit në rrugën e natyrshme është e kuptueshme, e pritshme, aspak e habitshme sepse prej një ose dy shekujsh studjuesit më të mirë në politologji kanë shpjeguar qartë se atje shteti nuk është thjesht një ndërtesë apo një pikë e vetme, por e gjithë struktura ligjore e asaj shoqërie ku edhe një gjyqtar i thjeshtë ka fuqi ta vendosi edhe një politikan të paorientuar si duhet me ligjin me shpatulla pas muri.

E bën ta mbledhi veten.

Jemi larg me vite dritë ne! Nejse.

Presidenti i ri sapo hyri në zyrë i kishte gati dekretet e para. Muri me Meksikën ?

Pezullohet!

Ndalimi i hyrjes të shtetasve nga disa vende arabe ose myslimane? Anullohet!

Lëvizja pa maska e nëpunësve të administratës?

Ndalohet.

Ikja nga konferenca e Parisit për klimën? Anullohet, etj.

Sigurisht që presidenti i ri ka arsyet e veta të qendrueshme për të anulluar dekretet e pararendësit dhe rikthimin te vendimet dhe politika e para katër viteve.

As nuk diskutohet.

Dikujt mund t’i duket që në këtë aspekt sikur demokracia vjen rrotull. Rikthehet atje ku ishte katër vite më parë.

Sigurisht kur duhet, kjo gjë edhe ndodh! Nuk kam asnjë kompetencë studimore për të qendruar gjatë këtu.

Por gjithsesi kur është fjala për rastin tonë theksoj se te disa njerëz, jo pa peshë në politikë, rrotacioni i pushtetit në këto dekada është kuptuar si rikthim në pikën e nisjes të disa vitesh përpara. Na humbin kohë duke na u kthyer pas. Atë di, atë përvojë kam, te ajo kthehem.

Do ishte një humbje kohe. Nga taksa e sheshtë te taksa progresive, tani nga taksa progresive te taksa e sheshtë, pastaj nga taksa e sheshtë te taksa progresive, dhe ne që do të vijmë rrotull.

Ti prish mbikalimin, unë të prish pallatin, t’i prish pallatin unë prish xhadenë, ti prish teatrin, unë ngre teatrin, pastaj vjen ti përsëri prish përsëri teatrin, unë e ngre, ti e prish, unë e ngre, ti e prish.

Si lojë yçi!

Nga studentë që pranohen në Universitete nga Ministria e arësimit, pastaj që pranohen nga vetë universitetet, pastaj nga Ministria e arësimit, pastaj nga universitetet. Aman mo nuk keni ide të tjera? Po po vijmë rrotull kështu!

Hiq komuna ver komuna, hiq komuna, vër komuna, hiq…

28 nëndori dita e çlirimit, vjen tjetri, vendos 29 nëndori, ikën ai, vjen tjetri, clirohemi në 28 nëndor., pastaj përsëri në 29, pse 29 po sa? 28! Pse 28 po sa ? 29!

Po ça?

Pse sa?

Po 1 prilli?!

Qytetari dëshëron ide të reja!

 

LEXO TE PLOTE