Connect with Us

Ilir Meta shet Adriatik Llallën, por si del e keqja me Donald Lu

Politikë

Ilir Meta shet Adriatik Llallën, por si del e keqja me Donald Lu

Publikuar

-

Ilir Meta dukshëm është shfaqur më shumë se i shqetësuar në intervistën për ABC News, në lidhje me zhvillimet e fundit që po ndodhin edhe si pasojë e zgjedhjeve amerikane, por edhe qëndrimit të fortë të ambasadores Yuri Kim pak ditë më parë.

E cila bëri të ditur se shpallja ish-Kryeprokurorit Adriatik Llalla si i “pandehur” është vetëm hapi i parë i rrëzimit të pandëshkueshmërisë për zyrtarët e lartë në vend.

Në mënyrë të prerë, Meta e ka shitur njeriun e afërt që e mbrojti gjatë dhe fort, ku u investua edhe me një betejë personale me ambasadorin e atëhershëm të SHBA-së në Tiranë Donald Lu.

“Adriatik Llalën nuk e ka bërë Ilir Meta prokuror të përgjithshëm. Ky është një spekullim, mashtrim. Për çdo shkelje ligji që ka bërë ai të mbajë përgjegjësitë e veta”, deklaroi Meta, duke dhënë qartë mesazhin e shitjes apo hedhjes së ish-kryeprokurorit, të cilin prej dy vitesh i rri ngjitur me avokatë pranë tij, e që vetë Llalla komunikon vetëm me prokurë dhe as nuk i takon personalisht.

Por realisht, Ilir Meta nuk thotë të vërtetën kur thotë që nuk e ka bërë ai Adriatik Llallën Kryeprokuror.

Në dhjetorin e vitit 2012, pro Llallës që mori 75 vota në Kuvend, ka votuar në mënyrë të plotë mazhoranca PD-LSI me përjashtim të Jozefina Topallit, e cila në mënyrë demonstrative nuk ka marrë pjesë në votim, duke dhënë kështu një qëndrim politik për Prokurorin e Përgjithshëm.

Opozita e Edi Ramës abstenoi, që gjithashtu është qëndrim politik, ndërkohë që disa deputetë nga partitë e vogla, duke nisur nga Vangjel Dulja votuan pro Kryeprokurorit që propozoi mazhoranca.

E të vijmë më pas tek përplasja me Donald Lu që Meta udhëhoqi fuqishëm në vitin 2016, e për të cilën tha se ambasadori amerikan, pas 10 ditëve i ka kërkuar falje.

“Ka pasur një deklaratë, që ambasadori amerikan, ka kërkuar falje në atë kohë, që minoi funksionimin e KED. Ka ardhur 10 ditë për të më kërkuar falje. Më kapte Arta Daden. Ka pasur një letër nga ana ime për institucionet amerikane, për sjelljen e tij të papërgjegjshme, dhe ne fund fare tha se më gënjyen socialistet”, tha Meta në ABC News.

Ç’ka është fake news i hapur, siç ka nxitur e ushqyer me qindra lajme të rreme sa ishte Donald Lu ambasador e më pas kur mori emërimin nga Presidenti Trump në Kirgistan.

LEXO EDHE:  “Ngerç” i ri për shkarkimin e Agim Kajmakut/ Cila do jetë lëvizja e Metës

Madje edhe vendin aziatik e ka bërë pjesë të politikës së brendshme Meta, pikërisht nga inati që s’i del në lidhje me Donald Lu-në.

Në këtë logjikë, ku Meta gënjën për Llallën, nuk e ka për gjë të bëjë të njëtën gjë edhe për Donald Lu. Po a mund ta imagjinojë kush ambasadorin Lu, i cili udhëhoqi një betejë epike për reformën në drejtësi në Shqipëri t’i kërkojë falje Ilir Metës, duke i hyrë mik Arta Dades?

Sa për kujtesë: siç edhe sot, atëherë Meta kërkonte të kapte KED, që është institucioni që bën renditjen e njerëzve që emërohen në organet e lartë të drejtësisë. Në atë kohë në bashkëpunim me Llallën, përgatiten për drejtuese të KED: Rovena Gashin, njeriun e afërt të ish-kryeprokurorit.

Ky akt u cilësua makinacion nga ambasadori Lu, i cili pas kësaj udhëhoqi një betejë të veçantë me Llallën, të cilit fillimisht ju hoq viza për në SHBA, madje demonstrativisht, e më pas u shpall non grata nga Sekretari i Shtetit i SHBA-së.

Por problemi i Metës është se nuk është vetëm Donald Lu-ja mankthi i tij, të cilën s’e harron edhe pse është mijëra kilometra larg Tiranës, atë e ka edhe me ambasadoren Yuri Kim, të cilës i dërgon sërish një mesazh të fortë, pasi ambasada mbështeti Arta Vorpsin dhe takoi Ardian Dvoranin kur ky i fundit u sulmua nga Presidenti.

“Nuk pres unë nga ata që dalin në krah të atyre që mbështesin në krah të Arta Markut. Arta Vorpsit, Dvoranit, t’u dhimbset popullit. Kushdo që do territorin tonë, por përbuz popullin tonë, nuk do të jetë miku ynë”, tha Meta, duke e thënë shkoqur e qartë se për të amerikanët nuk janë miqtë e shqiptarëve. E pikërisht këtu bëhet fjalë për degradimin e Presidentit si institucion; pasi për Shqiptarët, SHBA është miku e partneri më i mirë dhe më i afërt, e kjo kushdo që të jetë në qeveri e presidencë në Tiranë.

Por realisht, ajo deklaratë e Metës, duket se është vulosja e gremisjes përfundimtare të relacioneve të tij me Uashingtonin zyrtar, të cilat dukeshin prej kohësh, por që tani ka marrë formë më të plotë. (TemA)

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Luli në botën e çudirave”/ Përralla që i lexon vajzës

Publikuar

-

Nga

“Luli në botën e çudirave”/ Përralla që i lexon vajzës

Lulzim Basha është kujdesur që të nxjerrë një foto me vajzën e tij, duke i lexuar një libër në shtrat, për të treguar se është një baba i kujdesshëm dhe familjar i devotshëm.

Në fakt, po ta shikosh me vëmendje foton, e kupton se Luli edhe në këtë rast ka gënjyer.

Ndoshta do çuditeni, por është e vërtetë. Mjafton të shikoni me kujdes librin në foto. Libri duket që është një libër me arusha për fëmijë të vegjël, pra mund të jetë për fëmijët në kopësht apo fillore.

Ndërkohë që Dafina, vajza e madhe e Lulzim Bashës është 15 vjeç dhe Viktoria 10 vjeç.  Ajo ka lindur në vitin 2006, ndërsa vajza e vogël ka lindur në vitin 2011, pak kohë pasi Lulzim Basha u zgjodh kryebashkiak i Tiranës.

Ndoshta Luli vajzës së tij i ka lexuar edhe librin më të famshëm në Shqipëri të viteve të fundit “Luli në botën e çudirave”, por në fakt duket qesharake se Basha po kërkon të reklamojë gjithçka familjare, por edhe aty gënjen.

LEXO EDHE:  “Shqiptarët duhet të zënë me gurë kryeministrin”/ Nuk përmbahet Spartak Ngjela

LEXO EDHE:  Serbia sërish “zemërohet” me Edi Ramën

Të paktën të merrte një libër që i përkiste moshës së një adoleshentjeje, apo diçka që vlente për brezin e vajzës së tij, por jo të merrte një libër për fëmijë në kopësht sa për të bërë foto dhe për të gënjyer shqiptarët se sa i kujdesshëm është ndaj familjes.

Këtë në fakt nuk ka nevojë ta bëjë sepse të gjithë e dinë që Luli ka një dashuri të madhe për familjen dhe familjarët e tij. Historitë me kunatin janë të famshme tashmë në Shqipëri dhe nuk ka pse të përfshijë në politikë edhe vajzat, të cilat po i përdor për tu reklamuar si prind shembullor, kur në  fakt po del gënjeshtar që mashtron me foton e vajzën e tij.

Ndoshta do ishte mire mire ti lexonte udhëzimin e fundit të PD se çfarë nuk pret nga Luli, ai mund ti lexonte dhe Kushtetuten./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bolino merr në mbrojtje Veliajn dhe Metën, sulmon opozitën/ Me shpifje rrezikoni të humbisni prap në zgjedhje!

Publikuar

-

Nga

Bolino merr në mbrojtje Veliajn dhe Metën dhe sulmon opozitën/ Me shpifje rrezikoni të humbisni prap në zgjedhje

Botuesi Karlo Bolino, i ka dalë në mbrojtje presidentit Ilir Meta dhe kryebashkiakut Erion Veliaj, emri i të cilëve doli në përgjimet e antimafias italiane për grupin mafioz ‘Ndrangheta’.

Në një analizë të gjatë, Bolino, rreket të tregojë se si njohës i mirë i gjuhës së mafiozëve, përvojë e fituar nga puna e tij si gazetarë, zakonisht grupet kriminale, i përdorin emrat e perosonave të njohur për mburrje dhe se gjoja kanë lidhje me ta.

Sipas tij, gazetarë dhe politikanë të opozitës po ndërtojnë kështjellat e tyre të zakonshme me rërë, pasi këta mafioze mitomanë italianë flasin vetëm për takime që do të donin të bënin dhe politikanë që do të donin të njihnin.

Ai shton se SPAK është më mirë të përqendrohet në skandalet e vërteta me të cilat është mbushur vendi, në vend që të shkojë pas fantazmave të gjeneruara nga imagjinata e 4 italianëve mitomanë.

Gjithashtu ai i bën thirrje opozitës, se me shpifje rrezikon të humbasë prap zgjedhjet e ardhshme.

“Kontakti i vetëm konkret në Shqipëri është me Ilir Kullën, gazetar dhe këshilltar i Ilir Metës, nga i cili pretendon se ka marrë një telefonatë (në mars 2018) për të organizuar një takim me prokurorin antimafia italian Cafiero De Raho. Kjo eshte e gjitha.

A është e besueshme që një mik i bosëve të mafias ka kaq shumë intimitet me prokurorin antimafia Cafiero De Raho? Dhe nëse do të ishte e vërtetë, a nuk do të kishte shpërthyer një skandal në Romë edhe para Tiranës, ndërsa në Itali askush nuk i ka dhënë asaj deri më tani ndonjë rëndësi, pikërisht sepse është e qartë se është një blof?

Në dhjetëra përgjime në të cilat këto ditë kryesisht gazetarë dhe politikanë të opozitës po ndërtojnë kështjellat e tyre të zakonshme me rërë, këta mafioze mitomanë italianë flasin vetëm për takime që do të donin të bënin dhe politikanë që do të donin të njihnin.

Asnjëherë për takime qe janë zhvilluar me të vërtetë dhe asnjëherë për biznese që janë bërë me të vërtetë. Ishte libri i tyre i ëndrrave. Dhe pastaj për orë të tëra ata flasin me entuziazëm për klishetë e zakonshme për shqiptarët, aq të dashur edhe për propagandën e opozitës: “atje ka korrupsion të madh …. ne mund të fitonim disa tendera…. ne mund të financojmë 3 kulla por duhet të marrim hua nga bankat… politikanet atje marrin ryshfet prej 20% … Socialistët duan të hyjnë në Evropë me çdo kusht dhe nëse ata hyjnë në Evropë edhe ne duhet të jemi atje… ne duhet të gjejmë kontakte të rëndësishme … “etj. etj.

 Mes te tjerash ata mendojnë t’i kerkojnë ndihme eurodeputetit të djathtë italian Lorenzo Cesa ‘’me kontakte politike qe ka në Tirane”, apo politikani Pier Ferdinando Casini (mik njohur i disa eskponenteve te PD-së shqiptarë) , i cili duket se ka premtuar që “kur të doni ne Tiranë i kemi dyert e hapura”.

Një lumë fjalësh dhe ëndrrash, që siç e pranojnë vetë prokurorët italianë, përfundoi në asgjë.

Por askush nuk flet për këtë përfundim të të njëjtëve prokurorë që nënshkruan dosjen dhe të cilët në fakt nuk kërkuan ndonjë hetim shtesë në Shqipëri. Për propaganden politike është e mjaftueshme për të ngritur tym, madje duke thirrur të ndërhyjë edhe Spak!

Ne fakt Spak është më mirë nëse përqendrohet në skandalet e vërteta me të cilat është mbushur vendi, në vend që të shkojë pas fantazmave të gjeneruara nga imagjinata e 4 italianëve mitomanë. Dhe opozita, nëse vërtet dëshiron të jetë e besueshme, do të bënte më mirë të kërkonte dhe të thoshte të vërtetën dhe të mos vazhdonte të ngjitej në pasqyrat e shpifjes siç ka bërë për tetë vjet, sepse pikërisht për këtë arsye rrezikon të humbasë prape edhe zgjedhjet e ardhshme.“/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Shifra të larta infektimesh/ Vasili ngre këmbanë alarmi: Qeveria t’i shtrohet punës

Publikuar

-

Nga

KryeGomar mblidhi gomarët!/ Vasili ‘kryqëzon’ Çuçin: Zot na ruaj nga budallenjtë!

Duke marrë shkas nga shifrat e larta të të infektuarve me Covid-19 në vendin tonë në 24 orët e fundit, nënkryetari i LSI-së ka bërë një reagim të ashpër ndaj qeverisë.

Petrit Vasili ka sulmuar Komitetin Teknik të Ekspertëve dhe i kërkon llogari se përse nuk mbajtën një qëndrim publik me një analizë profesionale të shifrave.

Sipas tij, çdo profesionist i mjekësisë e kupton më së miri që situata është e rëndë, ndërsa propaganda e pështire kalon çdo kufi neverie.

Ai kërkon që të rishikojnë dhe plotësojnë gjerësisht testimin dhe gjurmimin e rasteve, ndërsa qeverisë i bën thirrje të lërë propagandën dhe t’i shtohet punës.

COVID perpara, qeveria pas dhe trasta e vaksinave ne mes! 833 raste te reja te infektuara me COVID eshte kembane shume serioze alarmi. Pritej nje qendrim publik pas nje analize profesionale te ketyre shifrave tejet preokupante dhe ku Komiteti i Eksperteve te shprehej e te merrte pergjegjesite qe i takojne.

Komiteti i Esperteve nuk mundet te vazhdoje më te sillet si dispeceri e qarkullimit rrugor, qe jep vetem oraret e hapjes dhe mbylljes se daljes ne rruge. Mjerisht asnje qendrim i tille nuk u mbajt. Shqiptaret kane parë qindra minuta televizive me Edi Ramen ne balle ne keto jave, kur vetem nje traste vaksina po aplikohen me hapin e breshkes vetem per te mbajtur gjalle propaganden e rilindjes.

Çdo profesionist i mjeksise e kupton me se miri qe situata eshte e rende, ndersa propaganda e peshtire kalon çdo kufi neverie. Ne mungese te mbulimit me vaksina gje eshte qartesisht e larget duhet ridimensionuar gjithshka. Sasia e Testimeve qe ndryshojne nga dita ne dite duhet te marre fund si mashtrim ne dem te shendetit te njerezve.

Gjurmimi dhe trajtimi duhen rishikuar e plotesuar gjeresisht sepse çalojne ne menyre kritike dhe fjalimet e Rames ne oborrin e QSU, jane çfaqje afrikane dhe jo pergjegjshmeri profesionale dhe shteterore. Periudha stinore eshte nje rrezik i shtuar.

Covid perpara dhe qeveria pas dhe nje traste vaksina ne mes,do te thote: mijra te infektuar te tjere, shume prej te cileve pa kujdes mjeksor dhe pa para’ per ta perballuar si dhe humbje jete te tjera te shenuara apo jo nga qeveria. Qeveri lere propaganden, qe vret, po shtroju punes!!”, shkruan Vasili në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE