LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I shënoi Juventusit, kjo është nota për Myrto Uzunin pas ndeshjes

24 Nëntor 2020, 22:08, Sport CNA

Juventusi kualifikohet në fazën tjetër të Champions League dhe kalon grupin, por sa vuajtje dhe sa ?djersë? ndaj modestëve të Ferencvarosit.

Shpëtimtari ka një emër dhe ai është Alvaro Morata, që fillimisht e nisi nga stoli. Spanjolli godet në fund dhe arrin të çajë murin rrethues hungarez, që po rezistonte, duke i hequr një mbrëmje magjike miqve dhe Uzunit.

Guximi i Ferencvarosit çmohet pas vetëm 19 minutash, kur shqiptari Myrto Uzuni godet portën bardhezi pas një pasimi të bukur nga Nguen. Shqiptari realizon golin e parë në karrierë në grupet e Champions dhe feston si idhulli i tij, Ronaldo.

Juventusi përmbysi rezultatin me golat e Ronaldos dhe Moaratës në fund. Myrto Uzuni ishte lojtari më i mirë i ekipit të tij për këtë ndeshje dhe një nga më të mirët në fushë për të dy ekipet. ja dhe notat sipas whoscored.com

Lajmet e fundit nga