LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Histori alla Babale”/ Ministria e Mbrojtjes i përgjigjet akuzave të PD

24 Nëntor 2020, 15:24, Aktualitet CNA
“Histori alla Babale”/ Ministria e Mbrojtjes i përgjigjet

Ministria e Mbrojtjes u është përgjigjur akuzave të Partisë Demokratike se ministrja Olta Xhaçka ka shpenzuar 10 mijë euro përudhëtim me avion drejt Dibrës për fushatë elektorale.

Duke iu referuar denoncimit të parë të bërë në ish-deputeti Xhemal Gjunkshi, Ministria e Mbrojtjes shprehet se këto janë histori “alla babale” nga një individ, i cili pasi dështoi të përfshihet në listat e kandidatëve për deputet të PD tenton tani të fitojë pikë.

Duam t?i sqarojmë qytetarët që jo vetëm Ministri, por edhe drejtuesit e FA kanë të drejtë, bazuar në ligj e procedura të mirëpërcaktuara, që të përdorin në përmbushje të detyrave funksionale mjetet e FA, përfshirë helikopterët.

Në bazë të një plani lëvizjesh, helikopterët e FA, përdoren në mënyrë të rregullt, çdo ditë, për një sërë funksionesh, siç janë stërvitjet, evakuimet, monitorimet, inspektimet, emergjencat ajrore, udhëtimet e transporti për nevoja të FA etj. Gjithmonë në respekt të ligjit dhe gjithmonë duke lënë gjurmë të pakompromentueshme në sistem. E në këtë pikë, ia vlen të theksohet që ky përdorim do të kishte qenë i papërballueshëm për buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes nëse do të kushtonte 10.000 euro për fluturim siç pretendohet në akuzat e PD.

Jemi të keqardhur, që Partia Demokratike ka kthyer sot në kauzë të vetën, akuzat e pabaza e me motive politike, të një ish-ushtaraku të diskretituar, në kohën e të cilit vërtet mjetet e FA përdoreshin për qëllime personale e elektorale, nga kërkimi për thesare e deri tek video-klipet e këngëtarëve me helikopterët e ushtrisë. Për të mos folur pastaj, për skandalin e ëikileaks, ku po ky zotëri, raportohej nga aleatët strategjikë të Shqipërisë se kërkonte 7.000 euro ryshfet nga djemtë e vajzat në uniformë që kërkonin të merrnin pjesë në misionet e NATO-s në Afganistan“, thuhet ndër të tjera në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes./CNA.al.

 

 

Lajmet e fundit nga