Shëndeti
Habit Albana Fico/ Nuk kemi fshehje, por tepri mortalitetesh

Shefja e ISHP, Albana Fico ishte e ftuar mbrëmjen e sotmë në “Real Story” ku a sqaruar debatin për fshehjen e numrit të viktimat nga Covid-19.
Fico ka theksuar se në Shqipëri sidomos në tremujorin e 3-të krahasuar me vitet e tjera nuk ka fshehje të numrit të viktmave nga COVID-19, por ekses apo tepri.
Fico i bën thirrje politikët mos hedhë shasha, dhe të tërhiqet disa hapa pas për çështjen e fataliteteve.
“Ka një diferencë shumë të madhe mes fshehjes dhe tepricës. Ndoqa të gjitha aspektet, por ISHP i ka dërguar që në shtator INSTAT-it për të dhënat operative për viktimat në 3-mujorin e tretë.
Nga vlerësimi i të dhënave të publikuara në tremujorin e tretë, është një dukuri e vërejtur kudo në botë. Kemi pandeminë, një rritje e vogël për luhatjet e prishura që janë 2-4 %, dhe 1-2% që vjen prej plakjes së populaltës. Ndërkohë që kemi dhe elementët e tjerë, që kanë të bëjnë me vdekjet të cilat janë të pritshme prej dëmeven ga virusi.
Ka ekses vdekjesh. Nëse njëra palë thotë se qeveria fsheh shifrat, në fund ato janë nga institucionet. Kemi dhe një sërë bashkëatdhetarësh që kanë humbur jetën jashtë, dhe janë çregjistruar këtu në Shqipëri. Kam dy raste familjare të tilla.
Në fakt për periudhën korrik-shtator është tek 25.8%. ISHP dhe INSTAT, qendrat spitalore universitare, të dhënat nga regjistri i vdekjeve janë një seri grupimesh specialistësh.
Në kapacitetin tim si mjeke dhe në ISHP, gjëja e fundit që më intereson është që ky element të jetë sensitiv. S’jam e interesuar ta diskutoj politikisht. unë qasjen më të afërt kam mjekësinë. Politikë duhet të tërhiqet disa hapa pas, për të lënë në këtë moment të vështirë, të lënë këto shashka. Çdo gjë e pa faktuar është e vështirë si armë për pozicione ose avantazhe të caktuara nuk ja del. Unë mendoj është koha, kemi një bisedë më të madhe për të bërë sesa vdekjet. Vdekjet janë ato që janë, raportohen. Ato që humbin jetën në spitale raportohen, edhe ato në shtëpi raportohen. Nuk kemi fshehje, por tepri. ” tha Fico.
Lajme të Rekomanduara:

Sërish shifra të larta nga Covid në vend/ Ja sa persona kanë humbur jetën sot
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të respektojnë rregullat për të parandaluar përhapjen e COVID-19. Shmangni grumbullimet dhe ruani distancimin fizik;...

Deklarata shokuese/ Vaksina anti-Covid mund t’i kthejë njërëzit në homoseksuale
Një udhëheqës fetar hebre nga sekti ultra-ortodoks i Izraelit ka shokuar me deklaratën e tij, ku thekson se vaksina e koronavirusit mund të ndikojë në...