Connect with Us

Goli i jetës për Uzunin, shqiptari i shënon Juventusit (VIDEO)

Sport

Goli i jetës për Uzunin, shqiptari i shënon Juventusit (VIDEO)

Publikuar

-

Ferencvaros ka befasuar Juventusin, duke kaluar në epërsi 0-1 në Torino, në ndeshjen e Ligës së Kampionëve.

Golin për skuadrën hungareze e ka shënuar anëtari i Kombëtares Shqiptare, Myrto Uzuni.

25 vjeçari ka shënuar në minutën e 19’-të të ndeshjes.

Ja goli:

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Një futbollist i njohur brazilian zbarkon në Superiore

Publikuar

-

Nga

Mund të quhet e kryer: Apolonia bën goditjen e parë të kësaj merkatoje dimërore dhe ai është një mbrojtës i majtë tipik. Bëhet fjalë për brazilianin Kristian Mateus Lima da Silva, “i pagëzuar” sportivisht si Kristian, i cili ka qenë prej ditësh nën testimin e Kamaratës dhe tashmë ka marrë besimin e tij.

Kristian ka lindur më 13 gusht 1998 dhe ka luajtur në Brazil për ekipet “America – RJ” dhe “Nova Cidade”. Ndërkohë, pas largimit të Renato Oliveirës, një tjetër brazilian, që u provua si shkatërrues, fierakët janë në vëzhgim dhe drejt një oferte për një tjetër lojtar të pozicionit “6”-sh, këtë herë nga Venezuela, pa harruar të theksojmë që qendërmbrojtësi maqedonas Dime Dimov mbetet çështje ditësh për të firmosur tek Apolonia.

Trajneri Kamarata ka hequr dorë nga përforcimet në sulm, teksa ka parë formën e mirë të Gjatës dhe rikthimin bindës të Krasniqit, si dhe stabilitetin e Mihanës, Haxhiut dhe Ejosë, që janë lojtarë gjithmonë të gatshëm për pjesën ofensive të Apolonisë.

LEXO TE PLOTE

Sport

Priten shira/ Këtë fundjavë nuk ka futboll, ja plani i FSHF-së për Kategorinë e Parë dhe të Dytë

Publikuar

-

Nga

Nuk ka futboll as këtë javë. Kishte një lloj shprese që të riniste Kategoria e Parë dhe e Dytë, por kjo nuk ka ndodhur. Permbysja e fushave Derisa nuk ka pasur më shira dhe përmbytje në ditët e fundit, u mendua se sezoni nuk do të riniste. E megjithatë, FSHF ka marrë vendim që as këtë fundjavë të mos rinisin kategoritë inferiore. Ekziston një plan paraprak që skuadrat të zbresin në fushë më 30 janar.

Gjithsesi, verdikti final nuk është marrë ende. Gazeta “Panorama Sport” ka kontaktuar dje në federatë dhe mësoi se gjithçka varet prej kushteve atmosferike. Sinoptikanët parashikojnë se nga e enjtja do të nisin sërish reshtje të dendura dhe kjo ka bërë që në federatë të mbajnë pezull kategoritë inferiore.

Nëse në elitë vazhdon normalisht sezoni, ligat e mëposhtme janë stopuar prej ditësh. Kjo, edhe prej gjendjes së terreneve, që janë më shumë se të rënduara. Mjafton një shi dhe ato dalin totalisht jashtë funksionit, sa prej baltës aq edhe prej përmbytjeve. Ndaj, klubeve nuk u mbe￾tet tjetër veçse të luten që moti të përmirësohet. Skuadrat, sidoqoftë, po e shfrytëzojnë maksimalisht këtë periudhë. Veç stërvitjeve dhe miqësoreve, kanë fituar kohë edhe për merkaton.

LEXO TE PLOTE

Sport

Rrogë e frikshme, ja sa do përfitojë në muaj sumuesi finlandez i Tiranës

Publikuar

-

Nga

Tirana godet në merkato, teksa dje ka prezantuar Tim Vairinen si afrimin e tretë në merkato pas Behiratçes dhe Seferit.

Gazeta “Panorama Sport” ka mësuar ekskluzivisht edhe detaje nga kontrata e sulmuesit 28-vjeçar.

Tirana ka bërë shpenzime të rëndësishme, teksa mësohet se lojtari do të ketë një pagë neto rreth 11 mijë euro në muaj, e cila me bonuse të rëndësishme apo për një ecuri fantastike me gola, mund të shkojë mesatarisht edhe në 15 mijë euro në muaj.

Gjithashtu, krahas kontratës prej 18 muajsh të firmosur me sulmuesin, klubi ka ruajtur të drejtën e rinovimit edhe për një vit tjetër.

LEXO TE PLOTE