Kronika
E rëndë në Tiranë/ Gjendet i pajetë një person

Një person është gjetur i pajetë mbrëmjen e sotme në rrugën “Siri Kodra” në Tiranë.
Blutë bëjnë me dije se nfgjarja ka ndodhur rreth orës 18:30, ndërsa viktima është i moshës rreth 60 vjeça.
Shtetasi me iniciale A.P. u gjet në një magazinë të përshtatur në banesë, ndërsa në trupin e tij nuk janë vërejtur shenja dhune apo dëmtime të tjera fizike.
“Më datë 24.11.2020, rreth orës 18:30, në rrugën “Siri Kodra”, në një magazinë (e kthyer në banesë), është gjetur pa shenja jete shtetasi A.P., rreth 60 vjeç.
Nga kqyrja paraprake nuk vërehen shenja dhune apo dëmtime të tjera fizike.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet për vdekje natyrale”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkaq, janë hapur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të vdekjes së 60-vjeçarit./ CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Pas arrestimit të sanitares mashtruese/ Policia bën lëvizjen e radhës
Emisioni investigativ “Stop” denoncoi mbrëmjen e djeshme një skandal, ku një punonjëse e spitalit “Shefqet Ndroqi” i njohur ndryshe si Covid 2, bënte pazar me...

Aksident i rëndë në Tiranë/ Makinat bëhen copë te ambasada italiane
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë pranë ambasadës italiane në Tiranë. Mësohet se dy makina janë përplasur fort duke pësuar dëme të...