LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E ka mbajtur të fshehtë prej kohësh/ Mamaja e Oriola Marashit zbulon surprizën e modeles

24 Nëntor 2020, 10:20, Lifestyle CNA
E ka mbajtur të fshehtë prej kohësh/ Mamaja e Oriola Marashit

Ditën e djeshme, mamaja e Oriola Marashi, Xhoi Jakaj ka qenë e ftuar tek Rudina ku ka folur për librin e saj si dhe krahas ka folur për talentin e të bijës.

Ajo tregoi se vajza e saj ka studiuar për 9 vite muzikë klasike dhe se është mezzosoprano. Pa u treguar fare modeste, Xhoi u shpreh se Oriola ka një zë shumë të mirë e madje mësuesit e saj e kanë cilësuar si zërin më të bukur në Ballkan.

?Oriola ka studiuar 9 vite për muzikë klasike. Është mezzosoprano, ka dhënë disa koncerte me maestro Suzana Turku. Mendoj që ka zërin më të mirë, më fal për mungesën e modestisë, të paktën mësuesit e saj thonë që është një ndër zërat më të bukur në Ballkan. Pengu im më i madh është që ta shoh Oriolën sa më shpejt me muzikë klasike. Nuk e ka braktisur muzikën klasike, i ka ndjekur hapat një pas një?, tha Xhoi Jakaj.

Gjithashtu ajo tregoi se së shpejti Oriola do të vijë me një projekt muzikor por nuk ka zbuluar asnjë detaj më shumë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga