Connect with Us

E gjithë bota në përballje me Covid-19/ Ja sa persona kanë fituar betejën

Shëndeti

E gjithë bota në përballje me Covid-19/ Ja sa persona kanë fituar betejën

Publikuar

-

Konfirmohet me koronavirus një tjetër politikan/ Shtrohet në spital ish-deputeti i PS-së

Bota ndodhet në një përballje aspak të lehtë me Covid-19, i cili është përhapur me shpejtësi dhe prej rreth një viti po e mban njerëzimin nën ankth.

Me ardhjen e vjeshtës, bota po përballet me një valë të dytë të koronavirusit, duke regjistruar rritje të numrave të të infektuarve dhe viktimave, ashtu siç ishte paralajmëruar edhe nga ekspertët e shëndetësisë dhe OBSH-ja.

Por krahas numrit të të infektuarve që ka kapur shifrën e 59,462,304 personave dhe viktimave që kanë arritur në 1,402,667, ajo që vihet re është një numër shumë i lartë të shëruarish.

Universiteti mjekësor Johns Hopkins, duke iu referuar shifrave zyrtare të raportuara nga secili shtet, deklaron se në të gjithë botën janë shëruar 38,070,428 pacientë.

LEXO EDHE:  Dy ministra fals për një patriotizëm fals

Këta qytetarë kanë fituar betejën me virusin e padukshëm, për të cilin po krijohen disa vaksina dhe deri më tani duket se ka lajme të mira, pasi dy të tilla kanë rezultuar rreth 90% efektive./ CNA.al

E gjithë bota në përballje me Covid-19/ Ja sa persona kanë fituar betejën

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Simptomat e variantit “Delta”/ Tritan Kalo sqaron qytetarët, ku ndryshon nga “gripi i verës”

Publikuar

-

Nga

Mjeku infeksionit, profesor Tritan Kalo vijon të japë mesazhe ndërgjegjësimi për qytetarët, në lidhje me Covid-19.

Së fundi në një postim në rrjetet sociale, professor Kalo ka treguar disa simptoma që sipas tij kanë personat që kanë thjeshtë “gripin e verës”, dhe ku ndryshojnë nga simptomat që kanë personat e prekur nga varianti Delta, i Covid-19.

Gjithashtu Kalo i drejton edhe një apel qytetarëve, ndërsa shkruan se personat që kanë simptoma, duhet të jenë të vetëndërgjegjësuar për t’u vetëizoluar deri në sqarimin e shkakut të gjëndjes së tyre klinike.

Po ashtu mjeku thekson se bluzat e bardha do të jenë gjithmonë aty , në krye të detyrës, për tiu ardhur në ndihmë qytetarëve.

Kohë kovidiane…..24.07.2021…..Fundjavë të bardhë, të paqtë dhe shplodhëse miq, të afërt, kolegë dhe bashkëkombas…..RIKUJTESË për pushuesit në brigjet e Adriatikut, të Jonit dhe jo vetëm……”Gripi i verës” apo ethja 3-5 ditore është një virozë, e cila ka shenja klinike pothuajse plotësisht të njejta me shfaqjet klinike të variantit “Delta”, të infeksionit të shkaktuar prej virusit Sars-Cov2/Covid-19, me: temperaturë, dhimbje koke, dhimbje muskujsh e kyçesh, këputshmëri e shpesh dhimbje barku të bashkshoqëruara me të përziera ose/dhe të vjella e heqje barku/diarrhe, POR pa çrregullime të shijes dhe/ose nuhatjes (të cilat nuk vërehen në këtë variant të Covid-19) dhe pa lëndime të rënda të vijave të poshtme të frymëmarrjes (të cilat fatmirësisht janë më pak të shpeshta si në të vaksinuarit po ashtu edhe në ata të prekurit nga Covid-19 i variantit “Delta” të infeksionit prej virusit Sars-Cov2), dhe me “test të shpejtë” ose “PCR-real time” për Sars-Cov2 NEGATIV…..

Në mesin e të sëmurëve me shenjat e mësipërme, mundet të ketë pa dyshim edhe të infektuar me variantin “Delta” të virusit Sars-Cov2/Covid-19, sidomos persona shqiptarë ose të huaj të ardhur për pushime nga vende, ku ky virus është mjaft i përhapur si Britania e Madhe, Francë, Itali, Hollandë, Greqi, Spanjë, Gjermani, etj….

Këta persona duhet të jenë shumë lart të VETNDËRGJEGJËSUAR, për t’u vetëizoluar deri në sqarimin e shkakut të gjëndjes së tyre klinike…..

Po ashtu edhe personeli i Qëndrave Mjeksore në zonat e pushimeve dhe jo vetëm, duhet të rrisin vigjilencën epidemiologjike ndaj të sëmurëve me shenjat e mësipërme që ata/ato vizitojnë…..

Ne ndërkohë kur dhe ku është e mundur të mos hezitojmë të vaksinohemi, që të ulim sa të jetë e mundshme numurin e të infektuarve nga virusi Sars-Cov2/Covid-19…..

“Flama mbarëbotërore” nuk është shuar apo mposhtur plotësisht, edhe pse “pjesa më dramatike” e kësaj pandemie është luajtur tashmë, dhe VETËKUJDESJA si dhe KUJDESJA ndaj atyre që gjallojnë pranë nesh nuk duhet nënvlerësuar….Ne mantelbardhët dhe i gjithë personeli tjetër shëndetsor jemi aty ku duhet të jemi, në vijën e parë të përballjes me pandeminë nga Sars-Cov2/Covid-19 që me Punën, Profesionalizmin, Përkushtimin dhe Përkujdesjen tonë, t’ju vimë në ndihmë nëse JU do të prekeni nga një infeksion i tillë mjaft jetëlëndues e disa herë jetëmarrës…..Together forever!!!”-shkruan profesor Kalo./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Në 30 vite demokraci nuk ka ndryshuar asgjë”/ Elona Meta: Paga për mjekët të jetë 1500 euro

Publikuar

-

Nga

Propozimi i Diasporës/ Elona Meta: Paga për mjekët të jetë 1500 euro

Mjekja shqiptare që punon në Gjermani, Elona Meta shprehet se paga mujore minimale për mjekët në vendin tonë, duhet të jetë 1500 euro.

Në një prononcim për CNA.al, ajo shprehet se në 30 vite demokraci nuk ka ndryshuar asgjë.

Sipas saj, ajo që ka ndikuar që mjekët të bëhen gjithnjë e më të pakënaqur, janë pagat e ulta, ngarkesa mbytëse në punë, dhuna fizike dhe verbale, arrestimet duke bërë që gjithnjë e më shumë bluzat e bardha ta braksin vendin.

“Në 30 vite demokraci janë arrestuar shumë mjekë për korrupsion dhe asgjë nuk ka ndryshuar, përkundrazi korrupsioni është rritur ndërsa mjekët janë liruar disa ditë apo javë pas arrestimeve për mungesë provash.

Po kjo ka ndikuar që mjekët të bëhen gjithnjë e më të pakënaqur sa nga keqvlerësimi, paga e ulët, ngarkesa mbytëse në punë, dhuna fizike dhe verbale dhe arrestimet duke parë gjithnjë e më shumë për ta braktisur vendin pasi oferta e Gjermanisë dhe e shumë vendeve në Europë është tunduese edhe për vende më të ngritura të rajonit ku mjekët nuk vuajnë si në Shqipëri.

LEXO EDHE:  Do relaksoheni vetëm me pamjet/ 5 pishina dimërore për të mos u humbur

LEXO EDHE:  Dy ministra fals për një patriotizëm fals

“Ne kërkojmë që të zbatohet sa më shpejt kërkesa jonë për pagat e mjekëve shqiptarë 1500 euro. Nisma jonë është një nismë e cila do të ketë edhe impakt jo vetëm tek mjekët, por do të rrisë edhe ndërgjegjësimin e do të minimizojë hendekun e madh mes mjekut dhe pacientit, është shprehur mjekja Meta./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Më shumë se 13 mijë qytetarë u vaksinuan sot/ Manastirliu apel të rinjve mbi 18 vjeç: Shfrytëzoni fundjavën…

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njofton se sot në vedin tonë janë vaksinuar mbi 13 mijë qytetarë ndaj COVID-19, ndërsa në total numri i të vaksinuarve ka arritur në 1 milion e 123 mijë e 253 qytetarë.

Ajo gjithashtu u bën thirrje të gjithë qytetarëve mbi 18 vjeç të shfrytëzojë fundjavën për t’u vaksinuar në çdo qendër shëndetësore ose të vaksinimit nga mëngjesi deri në 20:00 të mbrëmjes.

LEXO EDHE:  Humbi thellë në zgjedhje/ Basha nis turin e humbjes

“Më shumë se 13 mijë qytetarë u vaksinuan sot, ndërsa janë 1,123,253 vaksinime të kryera që prej fillimit të këtij procesi jetik👍🏼

Nëse jeni mbi 18 vjeç, shfrytëzoni fundjavën për t’u vaksinuar nga mëngjesi deri në 8 të mbrëmjes, në qendrat shëndetësore ose në qendrat e vaksinimit të përqëndruar kudo në vend”./CNA.al

LEXO TE PLOTE