Connect with Us

“E dogjën” në mes të pandemisë/ Ditëlindja e Bes Kallakut dhe gjoba e Metës bën bujë në mediat greke

Aktualitet

“E dogjën” në mes të pandemisë/ Ditëlindja e Bes Kallakut dhe gjoba e Metës bën bujë në mediat greke

Publikuar

-

Festa e ditëlindjes së aktorit Bes Kallakut ku u gjobitën 30 persona mes tyre edhe Presidenti Ilir Meta dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka bërë bujë dhe në mediat greke.

Në median e njohur greke, “Protothema” shkruan se Presidenti i Republikës së Shqipërisë është gjobitur me 80 euro pasi shkeli masat anti-Covid.

“Presidenti shqiptar dhe gruaja e tij Monika Kryemadhi, ushëheqëse LSI-së, mori pjesë në një festë ditëlindjeje të aktorit të njohur Bes Kallaku të organizuar në një restorant në fshatin Lakna në komunën e Kolonia” shkruan media greke.

Kujtojmë se në datë 20 nëntor aktori i njohur Bes Kallaku festoi 35 vjetorin e lindjes në një lokal në Laknas të Kamzës duke thyer rregullat e vendosura për parandalimin e përhapjes së Covid. Policia gjobiti 30 persona ndërsa pronari i lokalit u gjobit me 10 milionë lekë të vjetra, ndërsa u pezulluan nga detyra dhe 6 efektivë policie./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Misteri i zhdukjes së italianit/ Koka ngre dyshime, pse zgjodhi aksin e vjetër

Publikuar

-

Nga

Misteri i zhdukjes së italianit/ Koka ngre dyshime, pse zgjodhi aksin e vjetër

Gazetari Spartak Koka ka ngritur dyshime për misterin e zhdukjes se shtetasit Italian Davide Peccorelli.

Koka tha se gjetja e mbetjeve kockore brenda një automjeti të djegur më 6 janar në aksin Reps-Gjegjan, mund të ketë lidhje pikërisht me këtë shtetas.

Gazetari Koka, zbuloi gjithashtu se italini Peccorelli bashkëjetonte me një grua nga Vlora me të cilën kishte edhe një fëmijë 2 vjeç.

Koka tha se mbetjet kockore janë gjetur pas 6 orësh, nga një kqyrje më e detajuar e mjetit.

LEXO EDHE:  Meta kthen në Kuvend ligjin për Policinë e Shtetit/ Mund të keqpërdoret gjatë procesit zgjedhor

LEXO EDHE:  Meta kthen në Kuvend ligjin për Policinë e Shtetit/ Mund të keqpërdoret gjatë procesit zgjedhor

“Në  të dhënat që kam marr nga policia e Shkodrës, vetëm 5% e trupit ka mbetur. Zyrtarisht konfirmohet që eshtrat janë tek Instituti i Mjekësisë ligjore dhe pritet krahasimi i ADN-së”, tha Koka duke shtuar se ngjarja dyshohet aksidentale, por nuk përjashtohen dhe pista të tjera.

Gazetari ngriti pikëpyetje mb faktin se italiani kishte zgjedhur të kalonte në aksin e vjetër rrugor, që tashmë nuk është në përdorim dhe ka bërë një kthim pas gjatë itinerarit të tij./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Skandaloze dhe tallje/ Ja çfarë shet si sondazhe Çim Peka

Publikuar

-

Nga

Gazetari Cim Peka i ftuar ne Real Story

Sot në mbrëmje, televizioni i Çim Pekës, Syri Tv, publikoi një sondazh dhe deklaroi se ishte bërë nga një kompani serioze britanike dhe dha disa raporte sondazhesh dhe shifrash.

Pa e paragjykuar aspak, sondazhi nxirrte shumë pakënaqësi të opinionit shqiptar ndaj kryeministrit dhe ndaj qeverisë. Por sondazhi na tha se 52 përqind e shqiptarëve donin Lulzim Bashën si kryeministër ndërsa 38 përqind donin Ramën, duke besuar se ishte e vërtetë CNA.al bëri disa kërkime të thjeshta.

Duke parë këtë logjikë, shkuam dhe bëmë një kërkim të thjeshtë, kush ishte kompania ‘Flame Tree Advisors’, e cila u shpall si kompania që merrej me sondazhet.

‘Flame Tree Advisors’ është një kompani që ndodhet në Royston të Anglisë, e hapur në tetor të vitit 2018 dhe që merret investimet e hapura, këshillime për menaxhim dhe studime të tregut.

Nga kërkimet doli se një nga drejtorët e kësaj kompanie ishte zoti Adlej Pici, pra shtetas shqiptar dhe kjo më shumë se kompani sondazhesh duket si një tram me pagesë, drejtor i të cilit është një i djathtë liberal i thekur që jeton në Angli.

Në kërkimet tona, ne kemi gjetur edhe llogarinë e tij në Facebook, që ju e shikoni më poshtë, i cili ka publikuar disa statuse ku mbështet disa personazhe politike, kryesisht elementë apo mbështetës të Partisë Demokratike. Po të shikoni në faqen e tij do të gjeni shumë postime.

LEXO EDHE:  Meta dhe Basha gënjejnë për Parlamentin/ Si po e keqpërdorin Kushtetutën

LEXO EDHE:  Meta kthen në Kuvend ligjin për Policinë e Shtetit/ Mund të keqpërdoret gjatë procesit zgjedhor

Pra, shumë shkurt dhe shqip, ky është një raport i publikuar nga një kompani e drejtuar nga një mbështetës i Partisë Demokratike dhe i Lulzim Bashës, i cili punon drejtor tek kjo gjoja “kompani e sondazheve”, apo janë trame me pagesë dhe kanë kompani hije, të cilat publikojnë të dhëna me sondazhe të ndryshme.

Por në rastin konkret, të gjitha të dhënat janë tërësisht të kompromentuara për faktin e thjeshtë se kjo kompani drejtohet nga një emigrant shqiptar në Angli, i cili është mbështetës i Lulzim Bashës dhe PD-së. Është njëlloj sikur sondazhin e Syri Tv ta bënte një militant i ikur i PD, apo një kushëriri i parë i Endri Fugës nga Londra apo Amerika dhe të na thoshte se po publikonte një sondazh për Report Tv në mbështetje të PS-së.

Pra, mesa duket gjithçka ka bërë Syri ka qenë një sondazh i kompromentuar, një skandal i vërtetë, për të mashtruar opinionin publik shqiptar./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Basha kullon nga korrupsioni”/ Patozi përplaset me Gjekmarkajn: I dal zot çdo gjëje që kam bërë

Publikuar

-

Nga

“Basha kullon nga korrupsion”/ Patozi përplaset me Gjekmarkajn: I dal zot çdo gjëje që kam bërë

Koordinatori i Bindja Demokratike, Astrit Patozi, është përfshirë në një debat me analistin Agron Gjekmarkaj.

I ftuar në ABC neës, Patozi tha se Basha kullon nga korrupsioni dhe  se opozitën e ka të korruptuar.

Patozi: Të gjithë këta janë të korruptuar, ne duam të heqim Ramën dhe të bëhet kryeministër dikush që nuk është si ai, që nuk i ka bërë dëme Shqipërisë.

Gjekmarkaj: Lulzim Basha i ka bërë më pak dëme Shqipërisë, është më i mirë se Rama, dhe ku e keni parë ju korrupsionin e Bashës?

Patozi: Basha kullon nga korrupsioni se opozitën e ka të korruptuar. Nëse Rama është i korruptuar i aftë, Basha është i paaftë.

Gjekmarkaj: Pse s’dolët të thoshit kjo është opozitë e korruptuar në 2013-2017?

LEXO EDHE:  Rama sulmon Metën për gjykatësit që emëroi me Berishën

LEXO EDHE:  Dokument/ Zbulohet tradhtia e PD ndaj Metës

Patozi: Po flet me njeriun e gabuar. Unë jam ai që kurrë nuk kam heshtur. Basha nëse e bëri këtë sepse ishte mërzitur nga heshja ime, i lumtë krahu. Në këtë krasitjen që na bëri ne. Çfarë jam unë tani djal i urtë, apo zevzeg? Çfarë më do ti mua? Idenë timë nëse duan ta ndjekin janë të mirëseardhur.

Gjekmarkaj: Pse nuk the opozitë e korruptuar në 2013-2017?

Patozi: E kam denoncuar unë gjithmonë. Unë jam krenar për koherencën time. Koherencën time e kam të shenjtë dhe i dal zot çdo gjëje që kam bërë në politikë.

 

LEXO TE PLOTE