Connect with Us

Covid “pushton” Beratin/ Mbyllet kopshti, infektime dhe në institucionet e tjera

Sociale

Covid “pushton” Beratin/ Mbyllet kopshti, infektime dhe në institucionet e tjera

Publikuar

-

Vijon të jetë shqetësuese situate e koronavirusit në vendit tonë ku çdo ditë shënohen qindra të infektuar me Covid.

Qyteti i Beratit regjistron shifra të larta të të infektuarve. Ditën djeshme në Berat rezultuar pozitiv me koronavirus 50 qytetarë.

Covid ka pushtuar një pjesë të mirë të institucione në këtë qytet duke detyruar që disa të mbyllen.

Pasditen e djeshme kopshti “Çlirim 1” në lagjen “Dëshmorët e Kombit” u mbyll pasi dy edukatore rezultuan të infektuara.

5 infermierë e mjekë janë infektuar gjithashtu dhe mësohet se raste të reja ka dhe në DVP Berat.

LEXO EDHE:  Vdekja e dy foshnjeve në Berat/ Flet drejtoresha e spitalit

Infektimet kanë prekur institucionet arsimore ku shumë mësues të shkollave të ndryshme kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Dy nxënës të gjimnazit “Babë Dudë Karbunara” janë infektuar.

Bëhet me dije se raste me Covid ka dhe në zyrat e OSHE-së, në filialin e Postës Shqiptare, në fasoneri etj./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Bllokohet rruga e Dukagjinit/ Rrëshqitja e dherave izolon tre fshatra, prej ditësh dhe pa energji elektrike

Publikuar

-

Nga

Bllokohet rruga e Dukagjinit/ Rrëshqitja e dherave izolon tre fshatra, prej ditësh dhe pa energji elektrike

Përmbytje, rrëshqitje dherash dhe fshatra të tërë të izoluar, kanë shkaktuar reshjet intensive të ditëve të fundit.

Në Dukangji në në aksin Prekal – Kir – Breg lumi mësohet se rruga është bllokuar  dhe për pasojë janë izoluar 3 fshtra.

Përveç bllokimit të rrugës banorët thonë se vuajnë mungesën e energjisë elektrike prej disa ditësh.

LEXO EDHE:  Greqia shpalos planin e rihapjes/ Më 4 maj njerëzit dalin lirisht, hapen edhe lokalet

LEXO EDHE:  46 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut/ Humbin jetën 2 të infektuar

Me bllokimin e këtij segmenti rrugor, zona e Dukagjinit totalisht e izoluar.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Bashkia Shkodër bën bilancin e përmbytjeve/ 2065 hektarë tokë nën ujë, disa zona pa energji elektrike

Publikuar

-

Nga

Bashkia Shkodër bën bilancin e përmbytjeve/ 2065 hektarë tokë nën ujë, disa zona pa energji elektrike

Situata në Shkodër ende nuk është e qëndrueshme. Reshjet e ditëve të fundit kanë rikthyer përmbytjet në zona të ndryshme të vendit.

Bashkia Shkodër ka bërë bilancin e përmbytjeve sipasojë e reshjeve të dendura të shiut.

Sipas bilancit raportohet  se 2065 sipërfaqe toke ndodhen “nën pushtetin e ujit”.

Në fshatin Obot në të cili më herët u raportua për problematika për shkak të reshjeve të dendura, ende mund të kalohet vetëm me varkë lundruese dhe se kjo zonë është pa energji elektrike.

Njoftimi i plotë:

Situata e përmbytjeve në territorin e Bashkise Shkodër, data 26.01.2021

Nga monitorimi periodik në terren ditën e sotme datë 26.01.2021, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:

Hidrometri në Dajç në orën 08.30, shënon kuotën 6.59m.(Kuota max 6.30 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme kemi rritje të nivelit të ujit me 22 cm.

Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.30, shënon kuotën 8.80 m. (Kuota max 8.70 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme kemi rritje të nivelit të ujit me 22 cm.

Hidrometri i lumit Drin në orën 08.30,shënon kuotën 7.40m. (Kuota max 7.50 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme kemi rritje të nivelit të ujit me 25 cm.

Lumit Kir ka prurje të shumta.

Bashkia Shkodër

Siperfaqe totale e përmbytur 2065 Ha

Tokë e pakultivuar 508 Ha

Foragjere të dyta, jonxhe 1430 Ha

Grurë 60 Ha

Bimë Dekorative 37 Ha

Pemtore 27 Ha

Sera 3 Ha

Nj.A. Ana e Malit

Rruga e Obotit është e kalueshme vetëm me varkë lundruese. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 1.15 m.

Ujësjellësi Oblika 1,si pasojë e përmbytjeve është jasht funksionit.

LEXO EDHE:  Vdekja tragjike e vogëlushit/ Bashkia Berat: Jemi të hapur për zbardhjen e ngjarjes

LEXO EDHE:  Një rast tjetër me Covid-19 në Berat/ Infektohet me koronavirus 13-vjeçari

UKSH Vazhdon të furnizojë me ujë të pishëm banorët e fshatit Oblikë

Fshati Obot është pa energji elektrike

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1150 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë

Tokë e pakultivuar 220 Ha

Foragjere të dyta, jonxhe 870 Ha

Grurë 25 Ha

Pemtore 25 Ha

Bimë dekorative 7 Ha

Sera 3 Ha

Nj.A Dajç

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 810 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatratMushan,Shirq,Suka-Dajç, Darragjat, Pentar), nga të cilat:

Tokë e pakultivuar 260 Ha

Foragjere të dyta, jonxhe 485 Ha

Grurë 35 Ha

Bimë dekorative 30 Ha

Nj.A.Velipojë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 40 Ha.Kryesisht fshatrat Baks i RI, Luarz. Ças.

Tokë e pakultivuar 10 Ha

Foragjere të dyta, jonxhe 30 Ha

Nj. A. Guri i Zi

Vazhdon gerryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.

Nj.A.Bërdicë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 40 Ha,

Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.

Te pakultivuara 10 Ha

Foragjere të dyta, jonxhe 30 Ha

Nj.A.Rrethina

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 25 Ha, në fshati Zues (tokat në fushen e Oblikës)

Tokë e pakultivuar 8 Ha

Foragjere të dyta, jonxhe 15 Ha

Pemtore 2 Ha

-Kërkohet varkë ushtrie për të kaluar në rrugen e Obotit.

-Kërkohet që nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë të ndërhyet për marrjen e masave për pastrimin e “Përroit të kufirit” Muriqan në Nj.A Ana e Malit.

-Kërkohet mbeshtetje me bazë ushqimore për gjënë e gjallë (koncentrat) për NJ. A. Ana e Malit dhe Dajç, sipas kërkesës të bërë nga Bashkia Shkodër me nr.689 prot, datë.14.01.2021.

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Rrëshqitje dherash në qarkun e Dibrës/ Bllokohet rruga Peshkopi-Kukës, izolohen 20 fshatra

Publikuar

-

Nga

Rrëshqitje dherash në qarkun e Dibrës/ Bllokohet rruga Peshkopi-Kukës, izolohen 20 fshatra

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme  në një sërë qarqesh në vend.

Mësohet se në Qarkun e Dibrës, sipasojë e reshjeve ka pasur edhe rrëshqitje dherash, ndërsa raportohet se rruga Peshkopi-Kukës është bllokuar.

Rrëshqitja e dherave dhe gurëve raportohet të ketë ndodhur në vendin e quajtur ‘Shumak’.

Nga bllokimi i kësaj rruge janë izoluar 20 fshatra, në njësinë Sllove dhe në kalanë e Dodës. Po ashtu raportohet se shumë zona janë pa energji elektrike që prej natës së mbrëmshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE