Kronika
Bënte kërdinë me vjedhje në banesa/ Pranga 18-vjeçarit në Sarandë

Policia e Sarandës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, ka arrestuar shtetasin S. P., 18 vjeç, banues në Sarandë.
18-vjeçari ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim, pasi nga hetimet dhe provat e siguruara dyshohet se është autor i disa vjedhjeve të ndodhura në Ksamil, Sarandë, konkretisht:
Më datë 04.06.2020 ka vjedhur disa produkte në dyqanin e një shtetasi;
Më datë 23.08.2020 ka vjedhur një shumë parash në banesën e një shtetasi;
Më datë 23.08.2020 ka vjedhur një shumë parash në banesën e një tjetër shtetasi;
Më datë 29.08.2020 ka vjedhur biçikletën e një shtetaseje;
Më datë 03.09.2020 ka vjedhur një aparat celular në një dhomë të marrë me qira nga një shtetas;
Më datë 26.09.2020 i ka vjedhur aparatin celular një shtetasi;
Më datë 14.10.2020 ka vjedhur një shumë parash në banesën e një shtetaseje;
Më datë 24.10.2020 ka tentuar të vjedhë në banesën e një shtetasi;
Më datë 25.10.2020 ka vjedhur një shumë parash në automjetin e një shtetasi;
Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë të këtij shtetasi. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Dalin detaje të reja për trafikimi e fëmijëve nga dy motrat/ I përfshirë edhe një avokat shqiptar
Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me motrat Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi, të cilat u ekzekutuan me kallashnikov mesditën e 31...

Po rregullonte depozitën në tarracë/ 54-vjeçarja bie nga lartësia, në gjendje kritike për jetën
Një 54-vjeçare me inicialet M. Xh, ka rënë aksidentalisht nga taraca e pallatit ku jetonte, ndërsa ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Sipas njoftimit...