Connect with Us

Amerikanët shpërfillin virusin, udhëtojnë në masë për Festën e Falenderimeve

Bota

Amerikanët shpërfillin virusin, udhëtojnë në masë për Festën e Falenderimeve

Publikuar

-

Miliona amerikanë po sfidojnë paralajmërimet për koronavirusin dhe po udhëtojnë në prag të festës së Falënderimeve të enjten, që mund të çojë në një rritje të infeksioneve para se një seri vaksinash të reja të vihen në dispozicion të publikut.

Ndërkohë që numri i infektimeve në SHBA ka arritur një rekord prej mesatarisht 168,000 në ditë, amerikanët po vërshojnë në aeroportet e mbushura plot, megjithë këshillat e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), si dhe të ekspertit kryesor të vendit për sëmundjet ngjitëse, Dr. Anthony Fauci.

Rreth 1 milion udhëtarë kaluan të dielën nëpër kontrollet e aeroporteve, numri më i lartë që nga fillimi i pandemisë në Shtetet e Bashkuara. Ishte hera e dytë në tre ditë që udhëtarët e kontrolluar kapnin shifrën 1 milion, njoftoi Administrata amerikane e Sigurisë së Transportit.

Ndërkohë, mesatarja e vdekjeve nga COVID-i në SHBA u rrit për të 12-tën ditë me radhë, duke arritur në 1,500 që nga e hëna.

Kjo e ka rritur më tej barrën për personelin e lodhur mjekësor, tani që shtrimet në spital me koronavirus janë rritur me gati 50 për qind gjatë dy javëve të fundit.

Shtetet e Bashkuara e kanë tejkaluar tashmë shifrën e 255,000 vdekjeve dhe 12 milion infeksioneve që nga fillimi i pandemisë.

“Po u kërkoj amerikanëve, po ju lutem: duroni edhe pak,” tha të hënën zyrtari më i lartë shëndetësor i Shtëpisë së Bardhë, Jerome Adams në emisionin ABC News “Mirëmëngjes Amerikë”. “Ne duam që të gjithë ta kuptojnë se këto grumbullime festash mund të shndërrohen në ngjarje me efekte superpërhapëse të infektimeve.”

Megjithatë, shumë amerikanë refuzojnë të ndjekin këshillat shëndetësore që mund t’u shpëtojnë jetën.

Në qarkun Grant të Virxhinias Perëndimore, klientët dhe pronarët e bareve nuk përfillën shenjat që u kërkonin të vinin maska, duke thënë se ishin të pakënaqur me imponimin e këtyre masave nga Guvernatori Jim Justice, i cili ka kërkuar që njerëzit të mbajnë detyrimisht maskë në mjediset e brendshme.

Janel Henritz, familja e së cilës ka në pronësi vendpushimin Smoke Hole Caverns në qytetin e vogël Kabins, tha se trajtimi i koronavirusit duhet të jetë çështje e përgjegjësisë personale, jo e urdhrave të qeverisë.

“Nëse nuk ndiheni mirë të dilni, atëherë qëndroni në shtëpi. Askush nuk po ju thotë të vini në dyqanin tim për të blerë”, tha zonja Henritz për agjencinë Reuters. “Nuk më pëlqen të më komandojnë të tjerët.”

LEXO EDHE:  Udhëtimet në Angli dhe Skoci/ Nga javën tjetër masa të reja për pasagjerët ndërkombëtarë

Pritje në Shtëpinë e Bardhë

Edhe Shtëpia e Bardhë nuk po i përfill këshillat e ekspertëve të vetë administratës Trump.

Zonja e parë Melania Trump do të organizojë më 30 nëntor në Shtëpinë e Bardhë një pritje për festat, sipas një ftese të konfirmuar nga ABC News.

Një seri aktivitetesh në Shtëpinë e Bardhë muajt e fundit kanë qenë të lidhura me një seri shpërthimesh të sëmundjes, ku vetë Presidenti Donald Trump u prek nga COVID-19 nga fundi i shtatorit deri në fillim të tetorit. Një ndihmës i Shtëpisë së Bardhë dhe katër të tjerë kanë rezultuar pozitivë ditët e fundit.

Ndihma mund të mbërrijë së shpejti. Kreu i fushatës amerikane për hedhjen e shpejtë në qarkullim të një vaksine tha se amerikanët e parë mund të fillojnë të injektohen rreth mesit të dhjetorit. Të hënën, një tjetër kompani globale barnash njoftoi rezultate premtuese të provave të saj.

Punonjësit e kujdesit shëndetësor amerikan dhe njerëz të tjerë me rrezikshmëri të lartë mund të fillojnë të marrin vaksinat e prodhuara nga Pfizer Inc brenda një ose dy ditëve pas miratimit muajin e ardhshëm, tha të dielën Dr. Moncef Slaoui, këshilltari kryesor shkencor për “Operacionin Warp Speed”.

AstraZeneca e Britanisë tha të hënën se vaksina e saj mund të jetë 90% e efektshme kur administrohet në dy doza, një muaj larg njëra-tjetrës, siç treguan provat e fazës së vonë.

Kjo vaksinë kandidate mund të ofrojë një mjet të ri për të luftuar pandeminë globale pasi është më e lirë, më e lehtë për t’u shpërndarë dhe më e shpejtë për t’u prodhuar sesa vaksinat rivale./VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Zyrtare/ Jep dorëheqjen kryeministri Giuseppe Conte

Publikuar

-

Nga

Zyrtare/ Jep dorëheqjen kryeministri Giuseppe Conte

Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte ka dorëzuar dorëheqjen.

Ashtu sic ishte paralajmëtuar Conte i ka komunikuar ministrave të tij dorëheqjen ndërsa pritet të ketë dhe një takim me Presidentin.

Lajmi bëhet i ditur nga mediet italiane, të cilat theksojnë se largimi i tij i hap një fazë të ndërlikuar politike dhe kushtetuese, e cila do të përfundojë vetëm kur një kryeministër i ri dhe ministrat e tij të betohen para Presidentit.

LEXO EDHE:  Modele tredimensionale të viruseve

LEXO EDHE:  Modele tredimensionale të viruseve

Sipas medieve fqinje, dorëheqja e Conte krijon një krizë, të lindur nga konfliktet mes partive të koalicionit qeverisës, që nuk u sanksionua nga një votë mosbesimi.

LEXO TE PLOTE

Bota

Bilanci/ Shkon në 100 milionë numri i të infektuarve me Covid në gjithë botën

Publikuar

-

Nga

Shkon në 100 milionë numri i të infektuarve me koronavirus në të gjithë botën. Më konkretisht, numri i të infektuarve është 100,318,660.

SHBA është vendi më i prekur nga pandemia pasi numëron rreth 26 milionë raste pozitive për Covid-19. Kurse, bilanci i viktimave është 431,392. India mban vendin e dytë pasi ka konfirmuar rreth 10.7 të infektuar prej të cilëve 153,624 kanë humbur jetën.

Prej disa muajsh mbarë bota po përballet me virusin vdekjeprurës, ndërsa frika është shtuar dhe nga varianti i ri i COVID-19. Në të gjithë botën janë regjistruar 2,124,193 vdekje.

LEXO EDHE:  Nga Mentor Kikia/ Në kërkim të një njeriu…

LEXO EDHE:  Një udhëtim magjik në Pragë

Në Shtetet e Bashkuara, Presidenti Joe Biden ka nënshkruar urdhra të reja ekzekutivë për të ndihmuar amerikanët e goditur rëndë ekonomikisht nga pandemia. Fushata e vaksinimeve në SHBA ka hasur në disa probleme përfshirë në infrastrukturën e shpërndarjes, dështime institucionale si dhe mungesa në furnizimet me vaksina duke anuluar planet për imunizim të shumë amerikanëve. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Pandemia në Gjermani/ Së shpejti, teste të shpejta kundër Covid-19 në shtëpi

Publikuar

-

Nga

Një test i thjeshtë e i shpejtë për Covid-19 në shtëpi do t’i bënte shumë gjëra më të lehta dhe mund të ndihmonte në luftën kundër pandemisë. Ministria gjermane e Shëndetësisë dëshiron ta nisë këtë.

Në Gjermani së shpejti mund të ketë teste të shpejta për Coronan në shtëpi. Ministria Federale e Shëndetësisë po planifikon një ndryshim përkatës në “Urdhëresën për Shpërndarjen e Pajisjeve Mjekësore”. Kjo do të bëjë të mundur shitjen e testeve të lehta për t’u përdorur nga individë privatë. Testet e deritashme të shpejta të antigjenit mund t’u jepen vetëm mjekëve, institucioneve mjekësore ose mjediseve të kujdesit. Institucionet arsimore kanë qenë gjithashtu marrës të mundshëm të këtyre testeve që nga dhjetori.

Janë planifikuar procedura të reja të thjeshta, të cilat deri tani nuk kanë qenë në dispozicion në këtë mënyrë. “Ne flasim shprehimisht për teste vetjake, që janë më të lehta për t’u përdorur”, tha një zëdhënës i ministrisë.

Produktet duhet të çertifikohen dhe të japin rezultate me kuptim, por të jenë të përdorshme nga amatorë, në një mënyrë të tillë që rreziku i rezultateve të gabuara të jetë relativisht i vogël. “Ende nuk ka teste të shpejta që janë të çertifikuara dhe të disponueshme në sasi të mjaftueshme për t’u kualifikuar për një rregullore të tillë.”

Ende duhet të kalojnë procesin e miratimit

Në projektin e ministrisë shkruhet se, në të ardhmen, testet për përdorim vetjak nga amatorët do të luajnë një rol vendimtar në frenimin e pandemisë: “Teste të tilla janë një kontribut i rëndësishëm për përsosjen e strategjisë së testeve në Gjermani”.

Drejtori ekzekutiv i Shoqatës së Industrisë së Diagnostifikimit, Martin Walger, tha se sipërmarrjet tani mund të punojnë me ritëm të shpejtë për miratimin e testeve të tilla. Por do të duhen “disa javë” derisa të ndodhë kjo. Prandaj, janë të mundshme variante të ndryshme, të tilla si mostrat me tampon në hundë, që nuk duhet të merren më thellë, ose të ashtuquajturat teste të gargarës dhe pështymës.
Lidhur me çmimet e mundshme të testeve të tilla, shoqatat e farmacistëve thanë që ato do të llogariteshin dhe raportoheshin individualisht nga secili prodhues dhe secila farmaci, veçanërisht sepse testet ndryshojnë edhe në cilësinë dhe përdorimin e tyre.

LEXO EDHE:  Ndodhemi në pikun e valës së Covid!/ Tritan Kalo apel të fortë qytetarëve: Jo vetëmjekim!

LEXO EDHE:  Ndodhemi në pikun e valës së Covid!/ Tritan Kalo apel të fortë qytetarëve: Jo vetëmjekim!

Përdorimi i testeve edhe në jetën profesionale

Ndryshimi i planifikuar i urdhëresës nga Ministria e Shëndetësisë ofron gjithashtu më shumë mundësi për të përdorur testet e deritashme të antigjenit të shpejtë në jetën profesionale. Për këtë qëllim, grupi i institucioneve që kanë qasje në testet e shpejta do të zgjerohet. Edhe institucioneve të “infrastrukturës kritike” u është dhënë gjithashtu mundësia për të marrë teste, tha ajo. Lehtësime në këtë kuadër u përmendën për fushat e energjisë, teknologjisë së informacionit, telekomunikimit, transportit dhe qarkullimit.

Lauterbach: teste të rregullta edhe në sipërmarrje

Eksperti i SPD për shëndetin, Karl Lauterbach bëri thirrje për teste të rregullta në sipërmarrje. “Studimet tregojnë shumë qartë: po ta testoni fuqinë punëtore të sipërmarrjeve dy herë në javë me një test antigjeni, si të thuash, në fillim të punës, për ata që nuk punojnë në shtëpi, atëherë mund të ulet në mënyrë masive numri i infeksioneve të reja”, tha Lauterbach në një intervistë me RTL./DW

LEXO TE PLOTE