Connect with Us

A mund të jetë ende SHBA “xhandar” i botës?

Blog

A mund të jetë ende SHBA “xhandar” i botës?

Publikuar

-

Nga Daniel Immerwahr

Në vitin 1939, pak para pushtimit gjerman të Polonisë, një emisar britanik, Lordi Lothian, vizitoi Shtëpinë e Bardhë me një kërkesë të pazakontë. Mbretëria e Bashkuar nuk ishte në gjendje t`a mbronte botën nga nazistët, i tha Lothian presidentit Franklin Delano Roosevelt. “Qytetërimi anglo-sakson” kishte nevojë për një kujdestar të ri.

Skeptri po binte nga duart e britanikëve, shpjegoi më tej Lothian, dhe Shtetet e Bashkuara duhet që ta “rrëmbejnë atë”. Megjithëse i bërë në mënyrë jozyrtare, ai ishte një përgjërim i jashtëzakonshëm. Londra ishte e gatshme të hiqte dorë, dhe ta linte Uashingtonin të drejtonte botën.

Por Roosevelt nuk ishte i interesuar për këtë gjë. Madje në fakt, u ndje i ofenduar. “Unë u tërbova nga inati. E kush ishin britanikët që të na hidhnin në prehër barrën e tyre? Ruajtja e civilizimit ishte puna e tyre. Në atë kohë ushtria e Shteteve të Bashkuara ishte vetëm pak më e madhe se ajo e Bullgarisë, me shumë pak aftësi për të frenuar forcat jo liberale në Evropën Qendrore”- shkroi në atë kohë presidenti amerikan në ditarin e tij.

Por ajo ishte ndoshta hera e fundit që një president, do të ishte kaq i paqartë mbi hegjemoninë e SHBA. Siç e shpjegon Stephen Wertheim në librin e tij të ri “Nesër, bota”, Lufta e Dytë Botërore ishte ajo që ndryshoi mendjen e Roosevelt, dhe të thuajse të gjithë atyre që ishin përreth tij.

Rënia e Francës në vitin 1940, i bindi udhëheqësit amerikanë mbi nevojën për të hyrë në atë konflikt. Në vitin 1941, botuesi Henry Luce shkoi më tej dhe propozoi një “Shekull Amerikan”, një rend global të pasluftës i udhëhequr nga vlerat, institucionet dhe nga forca ushtarake e Shteteve të Bashkuara.

Në fillim ideja e Luce ishte e diskutueshme, por në fund të luftës u duk e pashmangshme. Deri në atë kohë, ushtria amerikane e zmadhuar me shpejtësi, kishte fituar terren në të gjithë planetin, dhe Uashingtoni hezitonte të hiqte dorë. Siç deklaroi pasardhësi i Roosevelt, HarryTruman në Kongres, në fundin e vitit 1945:“Ne duhet të ruajmë vazhdimisht epërsinë tonë në tokë, det dhe ajër”.

“Sindroma e tërheqjes”/ Pse Amerika nuk mund të braktisë angazhimet e saj nëpër botë

Sot, Pentagoni kontrollon rreth 750baza në rreth 80 vende dhe territore të huaja. Edhe në mungesë të trupave në tokë, dronët amerikanë qëndrojnë pezull në qiell, duke mbikëqyrur njerëzit, dhe duke qëlluar herë pas here me raketa ndaj tyre.

Sipas llogaritjeve të Byrosë së Gazetarisë Investigative, Shtetet e Bashkuara kanë vrarë më shumë njerëz në 5 vitet e fundit nga sulmet ajrore, sesa nga të shtënat e policisë. Argumenti për këtë praktikim të përhapur të dhunës është i njohur. Po të mos ishte ushtria amerikane, bota do të ishte e paligjshme dhe e rrezikshme.

“Nëse jemi të detyruar ta përdorim forcën, kjo është për shkak se ne jemi Amerika; jemi kombi i domosdoshëm. Ne jemi më të mëdhenj dhe shohim më larg në të ardhmen sesa vendet e tjera”- deklaroi dikur Madeleine Albright, Sekretarja e Shtetit e presidentit BillClinton.

Një vetë-vlerësim i tillë është sfiduar shpesh, por kurrë më shumë se sa tani. Në 4 vitet e tijpresidenti Donald Trump kultivoi konceptin se Shtetet e Bashkuara nuk mbrojnë asgjë tjetër në botë, përveç interesit të tij personal. Ai përbuzi marrëveshjet ndërkombëtare, pati marrëdhënie të ngrohta me diktatorët, dhe e bëri qesharake idenë që SHBA mund të jetë një arbitër i paanshëm në çështjet botërore.

Ndonëse dukej më pak i fokusuar në udhëheqjen globale sesa paraardhësit e tij, kjo nuk ndodhi për shkak të respektimit të normave ndërkombëtare. Ashtu si vrasja e George Floyd e thelloi krizën e legjitimitetit të policisë amerikane, edhe presidenca Trump vuri në pikëpyetjepolitikën e jashtme të Uashingtonit.

Me siguri Joe Biden, që ka premtuar t’i japë fund qasjes së ashpër ndaj aleatëve, do të rivendosë imazhin ndërkombëtar të Amerikës. Por, a do të ndryshojë diçka nga zgjedhjet e tij në një nivel më të thellë? Dy libra të rinj hedhin dritë mbi këtë.

Njëri, me autor ish-Sekretarin e Mbrojtjes Robert Gates, i sheh Shtetet e Bashkuara si një “fanar për njerëzit e shtypur kudo në botë”, që nën Trumpin, u larguan përkohësisht nga misioni i tyre. Tjetri, nga politologu konservator australiano–britanik Patrick Porter, i cili i cilëson argumente të tilla si një trillim të paqartë.

Për Porter, Trump është “më pak një devijim sesa një kulm”.Gates ka shërbyer si Sekretar i Mbrojtjes, shefi i CIA-s dhe zëvendës këshilltar i sigurisë kombëtare, midis posteve të tjera. Në mënyrë të pazakontë, ai ka pasur poste të larta nën presidentët demokratë dhe republikanë.

Ai e ka quajtur Biden “një njeri me integritet të mirëfilltë” dhe Trump “të papërshtatshëm për të qenë Komandant i Përgjithshëm”.Libri i tij i fundit “Ushtrimi i fuqisë”, ofron një panoramëtë zymtë të botës. Vendi është “sfiduar në çdo front”, beson Gates.

Vendet ku Shtetet e Bashkuara duhet të policojnë janë Irani, Iraku, Afganistani dhe Lindja e Mesme. Gates fajëson për krizën “liderët politikë të kohëve të fundit”, të cilët kanë përdorur pushtetin në mënyrë të pahijshme. Ata janë mbështetur më shumë tek ushtria, duke lënë pas dore “instrumente të tjera” të fuqisë, si bindja, tregtia, ndihma, sanksionet, marrëdhëniet me publikun dhe veprimet e fshehta.

LEXO EDHE:  SHBA: Republikanët kërkojnë sqarime nga Facebook

Ajo që kërkon ai në thelb është një reformë:më pak përplasje, më shumë policim në komunitet. Një ushtrim më i zhdërvjellët i ndikimit, argumenton ai, do të mbështesë supremacinë e Shteteve të Bashkuara, dhe “do të garantojë që autoritarizmi, i mundur dy herë në shekullin XX, të mos dominojë në shekullin XXI”.

Largimi nga militarizmi, do të thotë të pranosh kufijtëe ndikimit të SHBA. Në një moment, Gates diskuton mbi Korenë e Veriut, e cila vazhdon të zhvillojë arsenalin e saj bërthamor. Aibeson se Pheniani nuk do të heqë kurrë dorë vullnetarisht nga armët e veta bërthamore, porçdo përpjekje për t`a detyruar t`a bëjë këtë mund të shkaktojë një luftë të madhe.

Presidentët e SHBA, duhet të shmangin ndërhyrjen me forcë, shkruan Gates, përveç nëse ekziston “një kërcënim për interesat jetike amerikane”. Çështje të tilla janëedhe në thelbin elibrit të Patrick Porter “Premtimi i rremë i rendit liberal”.

Sipas tij, çështja nuk është se politikë–bërësit si Gates janë hipokritë. Vetë ideja e një “rendi liberal” është kontradiktore. Liberalizëm, në kontekstin e marrëdhënieve ndërkombëtare, do të thotë liri, barazi dhe pëlqim, ndërsa rendet botërore janë hierarki që qëndrojnë në këmbë“bazuar në kërcënimin e forcës”.

Shtetet e Bashkuara, shkruan Porter, janë “hegjemonia më e butë deri më tani”. Por është gjithsesi një hegjemoni, dhe hegjemonia përfshin dominimin. Merrni për shembull çështjen e Gjykatës Penale Ndërkombëtare në Hagë, që u krijua, në vitin 1998, pas gjenocidit në Ruanda.

Gjykata premtoi të ishte kolona e një sistemi të bazuar në rregulla, duke nxjerrë para drejtësisë kriminelët e luftës, pavarësisht nga kombësia e tyre. Por kur u bë e qartë se rregullat do të zbatoheshin edhe për Shtetet e Bashkuara, Uashingtoni kundërshtoi.

“Forcat e armatosura amerikane kanë një rol unik paqeruajtës, të vendosura në vendet e nxehta nëpër botë. Po sikur ushtarët amerikane të arrestoheshin për krime lufte apo krime kundër njerëzimit? Ne nuk mund t’i ekspozojmë njerëzit tanë ndaj këtyre lloj rreziqeve”- thaDavid Scheffer ambasadori i parë i përgjithshëm i vendit për çështjet e krimeve të luftës.

Dhe në vitin kur gjykata hapi dyert, Kongresi Amerikan miratoi një ligj që ndalon ndihmën ushtarake (me përjashtime) ndaj çdo vendi që dëshiron të respektojë gjykatën. Ligji autorizoi ushtrinë amerikane të lironte personelin amerikan ose çdo aleat të burgosur nga gjykata, duke i dhënë atij pseudonimin “Akti i Pushtimit të Hagës”.

E tillë është mënyra e ushtrimit të hegjemonisë, argumenton Porter. Bërësit e rregullave nuk janë përgjithësisht zbatues të rregullave.

A kanë në fund SHBA-tënjë zgjedhje? Në fakt jo, shkruan Gates. Me SHBA në krye, bota është një vend ku diferencat mund të zgjidhen në mënyrë paqësore. Pa të, planeti zhytet në kaos. Pyetja për Gates nuk është nëse Shtetet e Bashkuara duhet të mbretërojnë, por si duhet që ta bëjnë këtë.

Një dorë ndryshe, shpreson ai, mund ta rikthejë vendin në rolin e tij të nevojshëm. Ky restaurim do ta vendosë Amerikën sërish në krye të tryezës, siç e ka thënë Biden. Porter ka këshilla të ndryshme:të braktisë rolin që ka aktualisht. Sistemi me në qendër SHBA-në u ndërtua në fund të Luftës së Dytë Botërore, kur ekonomia amerikane ishte më e madhe se 4 ekonomitë e ardhshme më të mëdha së bashku.

Sot, sipas disa parametrave, ajo është më e vogël se ajo e Kinës. Kriza e epërsisë amerikane po zgjat prej dekadash, dhe sot sipas Porter ka arritur kulmin e saj. Për të, një kurs më i mirë për hegjemonen e plakur, do të ishte një “rënie e hijshme”.

Kjo do të kërkonte që Uashingtoni të hiqte dorë nga koncepti se trupat e tij ose vlerat e tij duhet të dominojnë planetin. Ajo nuk do të nënkuptojë tërheqje nga punët e kësaj bote, thjesht përshtatje në një arenë ndërkombëtare ku fuqitë janë më të niveluara

Marrë me shkurtime nga The New Yorker

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Hetimi mbi origjinën e Covid-19/ Çfarë nuk do të mësojë dot OBSH nga Kina

Publikuar

-

Nga

Mbi 85 milionë të infektuar me Covid-19 në botë/ Rreth 1,9 milionë të vdekur

Nga Holman W.Jenkins, Jr. “The Wall Street Journal”

Pas shumë debatesh për të pasur qasje, një vizitë e ekspertëve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kinë, nuk do të mund të zgjidhë dot misterin e origjinës së Covid-19. Misioni i ekipit do të bazohet në intervistimin e personelit mjekësor dhe kërkimor kinez, për të parë nëse ata do të tregojnë histori që janë të ndryshme nga versioni zyrtar që jep Pekini.

Por ata nuk do t`a bëjnë diçka të tillë. Një arsye e qartë e vonesës së gjatë dhe politizimit që shoqëroi ftesën e OBSH-së,ishte sigurimi i regjimit se zyrtarët lokalë dhe mjekët kinezë do të thonë atë që u ka diktuar qendra. Tani sfida e vërtetë, për të cilën unë dyshoj se do të ketë shumë bashkëpunim nga Kina, është që të inspektojë inventarin e mostrave të pacientëve dhe autopsive, para shpërthimit epidemik në Vuhan, për të zbuluar se ku dhe kur u shfaq virusi pa u njohur ende.

Vende të tjera kanë qenë të gatshëm t`a bëjnë këtë jashtë Kinës. Ne e dimë se virusi ishte i pranishëm në Francë në dhjetor 2019, pra para shpërthimit epidemik të Vuhanit. Një grua me tiparet tipike të Covid-19, që u paraqit në një spital të Milanos në nëntor 2019,
është identifikuar si “Pacienti Zero” i mundshëm në Itali.

Disa mostra të gjakut, sugjerojnë se virusi mund të ketë qenë i pranishëm në Itali që prej shtatorit 2019. Në komentet për median, zyrtarët e OBSH-së kanë aluduar se edhe Kina ka mbledhur gjithashtu mostra të tilla dhe nuk i ka bërë publike rezultatet. Por mos prisni ndonjë gjë të madhe. Tani, zyrtarët kinezë kënaqen kur sugjerojnë, bazuar në prova të tilla, se koronavirusi filloi diku tjetër. Kina mburret me meritën e njoftimit të botës për ekzistencën e virusit. Dhe çfarë ka mbetur tani për t`u zbuluar? Çdo gjë është e mundur derisa të vendosim një model mbi rastet e hershme të panjohura.

Ajo që po ndodh sot në Kinë, mund të jetë një temë më e frytshme e hetimit të OBSH-së sesa ajo që ndodhi në Vuhan një vit më parë. Javën që shkoi në provincën Hebei 22 milion njerëz janë urdhëruar të mos largohen nga shtëpitë e tyre, në përgjigje të asaj që përshkruhet si një “mori” rastesh. Raste të tilla janë shfaqur vazhdimisht në të gjithë Kinën,me shumë pak informacione që arrijnë të dalin jashtë vendit. Në qytetin e Kashgar u vendos një bllokim,pasi një rast i vetëm asimptomatik shkaktoi përhapjen e virusit tek 137 të tjerë, që të gjithë asimptomatikë.

A është kjo një mrekulli mjekësore, apo qytetarët e Kinës kanë marrë mesazhin se duhet t’u fshehin autoriteteve dhimbjet e fytit dhe ethet?
Asnjë shoqëri perëndimore nuk do të duronte dot kostot që Kina u ka kërkuar të përballojnë qytetarët e saj:testime masive të detyrueshme, karantinim të detyruar, mbyllje në shtëpitë e tyre të njerëzve pa simptoma apo të infektuar. Kina nuk është Tajvani, Singapori apo edhe Koreja e Jugut, një vend i rrethuar nga uji në të tria anët, dhe me njënjë kufi ushtarak të pakalueshëm në anën e katërt.

LEXO EDHE:  Amerigo Vespuçi, eksploratori i harruar, që i vuri emrin Amerikës

LEXO EDHE:  Kulisat e Reformës/ Ambasada e SHBA-ve takime konfidenciale me Bylykbashin

Para goditjes së pandemisë, Kina ishte destinacioni nr.4 turistik në botë me 60 milion turistë të huaj në vit. Udhëtarët e biznesit garantonin flukset e investimeve dhe tregtisë. Humbja e këtyre përfitimeve, është ndër kostot që janë detyruar të përballojnë njerëzit në Kinë.
Më e vështirë për t’u kuptuar, është fakti se ata e bënë këtë për të shmangur kostot, për të cilat vendet perëndimore nuk kishin pse të shqetësoheshin. Nga një llogaritje e bërë publike në janar 2020, Kina ka 3.6 shtretër të kujdesit intensiv për çdo 100.000 qytetarë, krahasuar me 29.4 në SHBA dhe 38.7 në Gjermani.

Kina ka 9 qytete më të mëdha sesa Nju Jorku, 27 më të mëdha se Los Anxheles dhe 40 më të mëdha se Çikago. Tani mendoni pak skenarin kur virusi përhapet në mënyrë të shfrenuar nëpër këto qytete ashtu siç bëri në Nju Jork në pranverën e vitit të kaluar.
Në rast se po pyesni, mosha mesatare në Kinë është afërsisht e njëjtë me atë në SH.B.A Vuhani, një qytet me 11 milion banorë, është 30 për qind më i madh se Nju Jorku. Megjithatë sistemi i tij spitalor ra në kolaps që në mbingarkesën e parë dhe valën e vdekjeve që e pasuan, dhe që sipas statistikave zyrtare, ishte më pak se një e katërta e asaj që përjetoi Nju Jorku disa javë më vonë.

Në Vuhan, pacientët vdiqën jo vetëm nëpër korridoret e spitaleve, por edhe në rrugë. Covid ka qenë një përvojë e përafërt për të gjithë. Megjithatë, kërcënimi nga grumbullimet e mëdha urbane të Kinës, mund të dukej si fundi i rrugës për Partinë Komuniste.
Unë u gëzova kur pashë një artikull në “The New York Times” një ditë, që në vend që të brohoriste për epërsinë e zyrtarëve të saj, e pranoi se Tajvani përfitoi nga të qenit një ishull,dhe nga mundësia e ndalimit të udhëtimeve. SHBA-ja ka 328 porte me qasje ndërkombëtare. Edhe me turizmin që ka pësuar një rënie me 68 për qind, madje edhe me kufijtë meksikanë dhe kanadezë të mbyllur për udhëtime “jo thelbësore”, më shumë se 100.000 njerëz kalojnë çdo ditë kufijtë tanë (duke mos përfshirë këtu kaluesit e paligjshëm të kufijve).

Kina mund të mos jetë model për asnjë vend. Ne mund të jemi ende mirënjohës për shembullin e saj. Ndërsa të tjerët e kanë pranuar epideminë, dhe janë fokusuar në trajtimin e pacientëve, ekonomia e saj ka ndihmuar botën të qëndrojë në këmbë.
Importet e saj bujqësore dhe industriale janë rritur. Fabrikat e saj kanë rifilluar punën, siç e kanë thënë mediat kineze“pajisje mjekësore dhe pajisje nga shtëpia” në sasi të mëdha për të ndihmuar vendet e tjera të menaxhojnë përshtatjet e tyre për shfaqjen e Covid-19 në botë./Përshtatur nga CNA.al

Burimi:  https://www.wsj.com/articles/what-who-wont-learn-from-china-11610748507?mod=opinion_lead_pos10

LEXO TE PLOTE

Blog

Epoka e Merkelit vetëm sa mund të ketë filluar

Publikuar

-

Nga

Nga Matthew Karnitschnig “Politico”

Emri i Angela Merkel nuk ishte të shtunën në fletët e votimit në kongresin e Kristiandemokratëve gjermanë (CDU). Madje ajo nuk doli fare në skenë. E megjithatë, prania e saj varej si një perde e kadifenjtë mbi forumin e lartë partiak.

Vendimi i partisë për të mbështetur kandidatin e saj të preferuar – Armin Lashet, kryeministri popullor i landit Nordrhein-Vestfalen – ishte më shumë se sa një sinjal se CDU-ja do t’i qëndrojë kursit të Merkelit për një periudhë afatshkurtër. Zgjedhja e Lanshet, ishte një konfirmim zyrtar se Merkel ka lënë një vulë të pashlyeshme në partinë më të madhe politike të Gjermanisë, e cila me gjasë do të jetë përcaktuese edhe për vitet që do të vijnë. Shumë konservatorë gjermanë, i kundërshtojnë politikat e Merkel mbi refugjatët, ekonominë, madje edhe pandeminë.

Gjatë 2 viteve të fundit, atyre u është dhënë jo vetëm një, por dy mundësi për t’i dhënë fund epokës së Merkelit, duke dështuar në të dyja provat. Duke pasur parasysh mundësinë për të kthyer orën pas, dhe për t`a ripërtërirë qasjen tradicionale konservatore të CDU-së mbi çështjet sociale dhe ekonomike, delegatët e partisë vendosën që në vend të kësaj t’i qëndrojnë besnikë qasjes më përfshirëse të Merkelit.
Edhe nëse Lashet, që përballet me detyrën sfiduese të bashkimit të partisë pas tij përpara zgjedhjeve të ardhshme rajonale dhe atyre kombëtare, do të bëjë mënjanë dhe do t’i hapë rrugë kryeministrit të njohur bavarez Markus Soder në garën për kancelar, blloku konservator i Gjermanisë nuk ka gjasa që të braktisë “manualin”e Merkelit.

Arsyeja kuptohet me një vështrim mbi rekordin e kancelares. Për 16 vjet, ajo ka arritur t`a dominojë politikën gjermane, duke tejkaluar ndarjen ideologjike. Ndërsa qasja e saj i kushtoi CDU-së mbështetjen e disa konservatorëve, shumë prej të cilëve u zhvendosën tek Alternativa për Gjermaninë e ekstremit të djathtë, Merkel e zgjeroi mbështetjen ndaj demokristianëve, veçanërisht midis grave, që janë çelësi i suksesit të saj elektoral.

Votimi i së shtunës, ishte një njohje nga CDU-ja, që nëse partia dëshiron t`a ruajë dominimin e saj në Gjermani, ajo duhet të evoluojë bashkë me shoqërinë gjermane duke përqafuar një qasje më fleksibil, më liberale për shumë çështje, një strategji që shumë do t`a quanin Merkelizëm.

Në filllim Merkel, pastaj partia

Në pamje të parë, fitorja e Lashet ndaj Friedrih Merc, konservatorit tradicional që ishte favoriti i krahut të djathtë të CDU, vështirë se ishte e parashikueshme. Lashet fitoi me 53 për qind të votave, përkundrejt 47 për qind që mori Merc.
Por në këtë epokë të politikës së përçarë e të polarizuar, ku disa zgjedhje kombëtare vendosen nga një grusht votash, një epërsi prej 5 përqindësh, është praktikisht një epërsi e madhe. Për më tepër, Merc, një rival i hapur i Merkel që e lufton prej dekadash, nuk ka humbur vetëm përballë Lashet.

LEXO EDHE:  Një person qëllon veten para Shtëpisë së Bardhë, por Trump luante golf në Florida

LEXO EDHE:  SHBA miraton protokollin për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në NATO/ Si votuan senatorët

Ai humbi gjithashtu 2 vjet më parë përballë Anegret Kramp-Karrenbauer, zgjedhja e parë e kancelares Merkel për t`a pasuar atë në detyrë. Pra, debati mbi drejtimin e CDU-së është vendosur mbi një të ardhme të parashikueshme. Dhe Merkel la pak dyshime në këtë pikë gjatë kongresit të së shtunës. Vetëm disa orë pas humbjes, Merc u vetë-ofrua t’i bashkohej kabinetit të Merkel si Ministër i Ekonomisë, një post që mbahet aktualisht nga i besuari i Merkel, Peter Altmajer. Përmes zëdhënësit të saj, Merkel e refuzoi shpejt këtë propozim, duke thënë se ajo nuk kishte plane për ri-formatimin e qeverisë. Merkel është tani gati të tërhiqet nga detyra, duke lënë pas një nga trashëgimitë më të rralla politike për një lider në një demokraci parlamentare, dhe duke përcaktuar jo vetëm kohën e daljes së saj nga pushteti, por edhe identitetin e pasardhësit dhe axhendën afatgjatë të partisë së saj.

Pavarësisht nëse çështja në fjalë është politika e jashtme apo ekonomia, Lashet nuk e fshehu synimin e tij për të ndjekur politika të ngjashme me ato të Merkel.Edhe mesazhi i Lashet për delegatët ishte krejtësisht Merkelian:“Unë nuk mund të jem një shoumen i shkëlqye, por jam Armin Lashet dhe mund t’i besoni kësaj”-tha ai në kongres.

Ndërkohë, ai inkurajoi kolegët e tij konservatorë që të përballen me një realitet, mbi të cilin flitet rrallë. “Shumë njerëz tërhiqen së pari nga Angela Merkel dhe pastaj nga CDU”-tha ai, duke shtuar se besimi dhe besueshmëria që Merkel gëzon brenda dhe jashtë vendit nuk mund të transferohet thjesht nga një udhëheqës tek tjetri, por duhet të “fitohet”.

Historia i gjykon liderët politikë jo vetëm nga ato që arrijnë gjatë kohës që janë në detyrë, por edhe nga fuqia e qëndrueshme e ndikimit të tyre. Të shtunën, CDU-ja bëri një hap të madh drejt përfshirjes së Merkel në panteon, së bashku me Helmut Kolin dhe Margaret Theçerin. Kjo është arsyeja pse epoka e Merkel jo vetëm që nuk ka mbaruar, por mund të jetë vetëm fillimi./Përshtatur nga CNA.al

Burimi:  https://www.politico.eu/article/merkel-era-may-only-just-be-beginning/

LEXO TE PLOTE

Blog

Mansa Musa, kush ishte njeriu më i pasur në histori

Publikuar

-

Nga

Mansa Musa, kush ishte njeriu më i pasur në histori

Kur njerëzit mendojnë për njerëzit më të pasur në histori, u shkon më shpesh mendja tek industrialistët e epokës moderne, si Rotçajldët apo Rokefeler-ët. Ndoshta disa do të përmendnin gjithashtu miliarderë aktualë si Bill Gejt, Karlos Slim, ose shumë sheikë të pasur arabë.
Por personi më i pasur në të gjithë historinë e njerëzimit ishte një sundimtar nga shteti afrikan i Malit, i quajtur Musa Keita I, Mansa X i Perandorisë së Malit (Mansa është një titull i ngjashëm si“sulltan” ose “perandor”). I lindur në vitet 1280, Mansa Musa e zgjeroi Perandorinë e Malit duke pushtuar 24 qytete dhe zonat përreth.

Në kohën kur vdiq rreth vitit 1337, ai kishte grumbulluar një pasuri marramendëse. E përshtatur sipas inflacionit, Mansa Musa I do të kishte sot mbi 400 miliardë dollarë. Pas tij vjen familja Rotçajld, pasuria e kombinuar e së cilës është rreth 350 miliardë dollarë. Ajo e J.D.Rokfeler vlen 340 miliardë dollarë; e Endrju Karnexhi 310 miliardë e kështu me radhë.

Mansa Musa I, e bëri pasurinë e tij fillestare nga minierat e arit dhe kripës në Afrikën Perëndimore. Perandoria Maliane u themelua nga mbetjet e Perandorisë Ganeze. Në kulmin e saj nën Musa I, Perandoria e Malit shtrihej në të gjithë Afrikën Perëndimore, nga Oqeani Atlantik deri në Timbuktu, përfshirë pjesë të Çadit të sotëm, Bregut të Fildishtë, Gambias, Guineasë, Guinea-Bisaut, Malit, Mauritanisë, Nigerit, Nigerisë, dhe Senegalit.

Pra një perandori me një shtrirje gjatësore mbi 3218km. Përveç përfshirjes së shumë qyteteve nën mbretërimin e tij të drejtpërdrejtë, Mansa Musa merrte haraç nga shumë të tjerë. Ndërsa Evropa po luftonte kundër “demonëve” të urisë, murtajës dhe luftës midis aristokracive, Mbretëritë afrikane po lulëzonin.

Sipas zakonit malian, një mbret duhej të caktonte një zëvendës sa herë që shkonte për pelegrinazh në Mekë (kërkesë për çdo mysliman të devotshëm që ka mjetet për t`a bërë këtë), ose nëse fillonte ndonjë fushatë tjetër ushtarake.
Nëse mbreti nuk rikthehej, fronin e merrte zëvendësi i tij i emëruar. Abubakar Keita II (paraardhësi i Musait) u nis në një ekspeditë detare për të gjetur skajet e Oqeanit Atlantik, dhe humbi pa asnjë gjurmë. Para se të ngjitej nëfron në vitin 1312, Musa I dërgoi 2.000 anije për të kërkuar Abubakari Keita II.

Kur askush nuk u kthye, të gjithë ranë dakord që Musa I të ishte perandori i ligjshëm i Malit. Pasuria e Mansa Musa I, ishte vetëm një pjesë e trashëgimisë së tij. Duke kontrolluar rrugët e rëndësishme tregtare midis Mesdheut dhe bregdetit të Afrikës Perëndimore, Mansa Musa themeloi qytetin e tij Timbuktu si qendrën perëndimore të kulturës dhe mësimit
islam.

LEXO EDHE:  Studimi/ Paraja nuk të bën të lumtur, sporti po

LEXO EDHE:  Një person qëllon veten para Shtëpisë së Bardhë, por Trump luante golf në Florida

Ai pagoi një arkitekt nga Andaluzia rreth 200 kg ar për të ndërtuar Xhaminë Xhingereber, e cila ekziston edhe sot. Gjithashtu,Mansa Musa ndërtoi Universitetin e Timbuktu, për të tërhequr studiues dhe artistë nga e gjithë bota islamike. Brenda perandorisë së tij, Mansa Musa I inkurajoi urbanizimin duke financuar ngritjen e shkollave dhe xhamive.

Mansa Musa I tërhoqi për herë të parë vëmendjen e botës në vitin 1324, kur shkoi për pelegrinazhi në Mekë. Shpenzimet e tij të madha tërhoqën shumë vëmendjen e evropianëve të kohës. Askush deri atëherë nuk udhëtonte me aq shumë gjëra me vlerë. Kronistët përshkruajnë një karvan prej dhjetëra mijëra ushtarësh, civilësh dhe skllevërish, 500 lajmëtarë që mbanin shkopinj të artë dhe që ishin të veshur me mëndafsh. Ndërsa shumë deve dhe kuaj ishin ngarkuar më shumë shufra ari.

Mansa Musa udhëtonte bashkë më gruan e tij, Inari Konte, dhe 500 gratë që i shërbenin. Rrugës ai ndërtoi shumë xhami, përfshirë ato në Dukurej, Gundam, Direj, Uanko dhe Bako. Shumë nga xhamitë e tij ekzistojnë edhe sot. Thuhet se kur arriti në qytetin e famshëm të Kajros, ai harxhoi aq shumë para, duke u dhënë ar të varfërve, dhe blerë ushqime, saqë shkaktoi një inflacion shumë të madh nga i cili qytetit iu desh kohë të merrte veten.
Mansa Musa vdiq diku midis viteve 1332-1337. Fronin e zuri djali i tij Mansa Maghan I, i cili kur babai i tij largohej për pelegrinazh, sundonte si regjent. Por ai mbretëroi vetëm për 4vjet, para se t`a pasonte xhaxhai i tij, Mansa Sulejman./Përshtatur nga CNA.al

Burimi:  https://www.ancient-origins.net/history-famous-people/mansa-musa-richest-man-history-006847

LEXO TE PLOTE