Connect with Us

10 mijë euro udhëtimi me helikopter për në Dibër/ Vokshi: Olta Xhaçka duhet të japë dorëheqjen

Politikë

10 mijë euro udhëtimi me helikopter për në Dibër/ Vokshi: Olta Xhaçka duhet të japë dorëheqjen

Publikuar

-

“Punët partiake personale po u kushtojnë shumë shqiptarëve”/ Vokshi: Olta Xhaçka duhet të japë dorëheqjen

Partia Demokratike i është rikthyes serish akuzave për ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka, ku ish deputeti Xhemal Gjunkshi e akuzoi pak ditë më parë se përdor helikopterin për fushatë elektorale në Dibër.

Ndërsa sot, ishte ish deputetja Albana Vokshi ajo e cila u shpreh se punët personale partiake i kushtojnë shtrenjtë shqiptarëve. Vokshi tha se ministrja duhet të japë dorëheqjen.

Ndër të tjera, ish deputetja tha se Xhaçka vijon të heshtë sepse ka mbështetjen e kryeministrit Edi Rama, që sipas saj edhe ky i gudit është i babëzitur për luks të shfrenuar.

Deklarata e plotë e Vokshit

Jam sot tek Ministria e Mbrojtjes për të shprehur shqetësimin për papërgjegjshmërinë e Ministres Olta Xhaçka dhe kryeministrit në ikje Edi Rama. Të premten është verifikuar një veprim që ajo e ka bërë shpesh, që kur është deleguar si drejtuese e qarkut në Dibër për Partinë Socialiste. Olta Xhaçka ka përdorur privatisht helikopterin e Ministrisë së Mbrojtjes për fushatën e partisë në pushtet.

Punët personale partiake i kushtojnë shtrenjtë shqiptarëve. Udhëtimi me helikopter vajtje-ardhje nga Tirana në Peshkopi, kushton 10’mijë euro. Për të bërë fushatën e Partisë Socialiste, ajo ka futur duart në xhepin e secilit prej jush për të udhëtuar me helikopter nga Tirana në Peshkopi për disa takime partie.

Gjatë këtyre orëve, pasi është publikuar video nga kolegu Xhemal Gjunkshi, janë me mijëra mesazhet e qytetarëve, që shprehin tronditjen për këtë vjedhje të hapur dhe këtë arrogancë të pafalshme të shpërdorimit të pushtetit.

Për qytetarët është e papranueshme që në mesin e kësaj krize të dyfishtë, ekonomike dhe shëmdetësore, Minisitrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka të harxhojë 10 mijë euro për të shkuar më Peshkopi me helikopter  për fushatë elektorale.

LEXO EDHE:  Rama nxjerr foto me policin e plagosur/ Mesazh protestuesve: Dora e drejtësisë mos vonoftë…

Askush nuk mund ta pranojë që Olta Xhaçka të shpenzojë 10 mijë euro për një udhëtim privat me helikopter, kur më spitale njerëzit vuajnë për të gjetur një shtrat. Është një shpërdorim skandaloz, që revolton çdo qytetar, i cili harxhon 100 mijë lekë për tamponin në privat, i cili blen vetë bombolën e oksigjenit dhe që rri me frikë në zemër, se nuk ka ku të perplaset.

Shpenzimet marramendëse të Olta Xhaçkës, që për punë partie përdor helikopterin si taksi private, revoltojnë çdo biznes që vuan mungesën e mbështetjes nga kjo qeveri. Në vend që paratë të shpenzohen për të ndihmuar njerëzit në këtë kohë të vështirë, Olta Xhaçka përdor helikopterin e Ministrisë së Mbrojtjes për fushatën e PS në Dibër.

Olta Xhaçka nuk mund ta kalojë në heshtje këtë skandal, që në botën demokratike ka kushtuar karrige ministrash dhe kryeministrash. Një person politik, me një grimcë ndërgjegje, nuk mund të heshtë. Akti i fundit që Olta Xhaçka duhet të bëjë sot është firmosja e dorëheqjes pasi t’u ketë kërkuar falje shqiptarëve.

Personaisht, besoj se kjo nuk do të ndodhë. Ka një arsye pse Ministrja e Mbrojtjes vazhdon të heshtë për këtë skandal. Aja ka mbrojtjen e Edi Ramës, i cili ka treguar se ndan të njëjtën mendësi dhe babëzi për luks të shfrenuar dhe udhëtime me avionë privatë me paratë e shqiptarëve.

Na kushton më lirë t’i largojmë këta qeveritarë të pangopur e të korruptuar, që tallen dhe vjedhin qytetarët në ditën më të vështirë. Shqiptarët kanë mevojë për një qeveri dhe një kryeministër që punon për ta!/CNA.al.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Habit Fatmir Mediu/ Do ja bëja hallall Ramës një mandat të tretë, por…

Publikuar

-

Nga

Habit Fatmir Mediu/ Do ja bëja hallall Ramës një mandat të tretë

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka habur mbrëmjen e sotme me një deklaratë të bërë, teksa po fliste për zgjedhjet e 25 prillit.

Mediu tha se kryeministrit Edi Rama do t’ja bënte hallall një mandat të tretë, por sipas tij, Rama do që të jetë gjithmonë në pushtet.

Pjesë nga biseda në Vizion Plus:

Alban Dudushi: Në të gjitha zgjedhjet e mëpasme, opozita një nga shqetësimet dhe frikërat kryesore kishte manipulimin. Do manipulohen zgjedhjet nga pushteti. Dhe të njëjtën gjë thoni dhe tani dhe keni të drejtën tuaj për ta thënë. Mund ta akuzoni Ramën për çdo lloj historie për t’i mbajtur dhe një herë dhe natyrisht Edi Rama e do edhe një herë të tretë.

Fatmir Mediu: Ta donte për herë të tretë hallall, por e do përjetë.

LEXO EDHE:  “Po-ja” e Gjermanisë për Shqipërinë, Paloka: Po sikur ta shohim me pozitivitet qendrimin e Ramës

LEXO EDHE:  “Po-ja” e Gjermanisë për Shqipërinë, Paloka: Po sikur ta shohim me pozitivitet qendrimin e Ramës

Alban Dudushi: Atë nuk e dimë, por për herë të tretë është e sigurt që e do.

Fatmir Mediu: Ashtu si e analizoj unë…

Alban Dudushi: Për herë të tretë është e sigurt që e do./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Fatmir Mediu “mbyll dyert” e Republikanes/ Nëse nuk bie dakort me PD, dal vetëm në zgjedhje

Publikuar

-

Nga

Fatmir Mediu cakton “kushtin” për të hyrë në koalicion me PD

Kryetari i Partisë Republikanes, Fatmir Mediu, ka deklaruar mbrëmjen e sotme se nëse nuk do të arrijë një marrëveshje me Partinë Demokratike, do të garojë e vetme në zgjedhjet e 25 prillit.

Mediu tha se është i gatshëm të kontribuojë kudo ku mund të shtojë një votë më shumë për koalicionin, por theksoi se nëse nuk ka mirëkuptim, Partia Republikane nuk do të stopojë jetën e vet politike.

Pjesë nga biseda në Vizion Plus:

Fatmir Mediu: Unë jam i gatshëm të shkoj të kontribuoj, atje ku shtoj një votë më shumë për koalicionin. Janë 36 kandidatë të Tiranës dhe do t’jua shpjegoj pse…

Alban Dudushi: Dukej si një demosntrim force kjo… që edhe po nuk ramë dakord, unë dal i vetëm …

Fatmir Mediu: Pa dyshim që po nuk ramë dakord, do të dalim dhe vetëm, se Partia Republikane nuk do të stopojë jetën politike të vetën, në qoftë se nuk do të arrijmë në mirëkuptim.

Alban Dudushi: Po në rast se dilni vetëm, janë kostot më të mëdha për ju, apo për PD-në dhe opozitën?

LEXO EDHE:  Mustafa Nano 3 këshilla për Lulzim Bashën

LEXO EDHE:  “Kryebashkiakët me të kaluar kriminale”/ PD: Prokuroria nuk po zbaton ligjin për të na dhënë informacion

Fatmir Mediu: Edhe për PD-në, edhe për PR-në. E kam thënë, për mua është më mirë, më pak mandate për Partinë Republikane dhe të iki Rama si kryeministër, se sa të ketë 20 mandate dhe të rrijë Rama kryeministër. Nuk po bëj pazar. Kam një qëllim për t’i shërbyer, sepse …. Po ju them diçka. Ajo që më bën të ndihem mirë sot, është marrëdhënia me demokratët dhe republikanët kudo që janë. Ata më kanë ngritur në një status tjetër social, politik dhe shoqëror. Unë u bëra kryetar partie, u bëra deputet, disa legjislatura. Edhe ministër dy herë, për shkak të besimit të atyre njerëzve. Dhe për mua është shumë e rëndësishme që të mos e prish atë lloj besimi dhe atë lloj marrëdhënie. Dhe për këtë jam krenar që marrëdhëniet tona kanë qenë shumë korrekte./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Mediu tregon mosmarrëveshjet me Bashën/ Jemi akoma te ideja “çfarë do”

Publikuar

-

Nga

Mediu tregon mosmarrëveshjet me Bashën/ Jemi akoma te ideja “çfarë do”

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ende nuk ka marrë një vendim për të lidhur një koalicion me Lulzim Bashën.

Madje ditën e sotme Mediu i vendosi si kusht që PD të bëjë patjetër koalicion me drejtuesen e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topallin dhe kreun e Bindjes Demokratike, Astrit Patozi.

Ai deklaroi në Vizion Plus se nuk i pëlqen që Basha t’i thotë se “çfarë do”, pasi theksoi se negociatë e drejtë është kur i kërkon të përcaktojë kriteret.

Qëllimi i PR është për të ndërtuar një koalicion funksional. Shpresoj të përfundojë sa më shpejt marrëveshja me PD-në. Kur mua më thua “çfarë do”, nuk më duket normale, kur më thua “hajde përcaktojmë kriteret” mua më duket një negociatë e drejtë.

Deri tani jemi akoma te ideja “çfarë do”. Bashkëpunimi nuk fillon nga ideja se kush është më lart dhe kush më poshtë. Kam 30 vite jetë politike dhe njoh lidershipin politik të PD, ndaj mendoj që secili nuk duhet të shikojë se ku e ka qoshen e vet”, deklaroi Mediu./ CNA.al

LEXO TE PLOTE