Seria A
Zërat e merkatos, Paratici zbulon të ardhmen e Ronaldos

Pavarësisht zërave të ditëve të fundit për një transferim te Paris Saint Germain apo rikthim te Reali i Madridit, Cristiano Ronaldo do të vijojë të jetë pjesë e Juventusit deri në verën e 2022-shit dhe madje mund të rinovojë edhe më tej bashkëpunimin.
Ka qenë drejtuesi i bardhezinjve, Fabio Paratici ai që ka hedhur poshtë zërat e merkatos dhe ka theksuar se në klub besojnë shumë te portugezi, i cili nuk ka zhgënjyer asnjëherë në fushën e lojës dhe shpesh ka udhëhequr skuadrën drejt sukseseve.
Me Pirlon në pankinë Juventusi ka nisur një proces rinovimi, pasi janë bërë pjesë e ekipit shumë emra të rinj, që garantojnë cilësi për shumë vite në vazhdim, por njëkohësisht edhe frymëmarrje për arkat e klubit, pasi fitojnë më pak se emra të tjerë që kanë lënë Torinon së fundi.
Megjithatë, ndonëse Ronaldo do të mbushë 36 vjeç në shkurt, duke parë formën e mirë të portugezit dhe atë që Ibra po bën me Milanin ndonëse me 39 vite mbi supe, drejtuesit e Juves nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga CR7.
Përkundrazi, tani i mbetet detyrë Andrea Pirlos që të ndërtojë një formacion ku portugezi të marrë pjesë shumë më pak në fazën mbrojtëse të lojës, në mënyrë që të jetë më efektiv dhe i fortë në aksionet sulmuese.
Lajme të Rekomanduara:

Etrit Berisha drejt rikthimit në Serinë A, gardiani shqiptar merr ofertë nga…
Etrit Berisha është një portier për Serinë A. Për këtë janë të bindur jo vetëm te SPAL, por edhe në klubet e elitës, të cilët...

Hap i rëndësishëm në karrierë, Selmani transferohet te klubi i Superligës turke
Portieri i Shqipërisë Gentian Selmani pritet të ndryshojë skuadër, por jo shtet. Gardiani i Menemensporit raportohet se ka arritur akordin me klubin e Superligës të...