LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Vllaznia ecën nëse nuk ka 'Kalë Troje' apo Hamza", Rudi Vata befason me deklaratën

23 Nëntor 2020, 16:15, Sport CNA
"Vllaznia ecën nëse nuk ka 'Kalë Troje'

Rudi Vata beson se Vllaznia mund të vazhdojë të bëjë mirë, nëse përreth nuk do të ketë njerëz që do të mundohen ta dëmtojnë. Në emisionin Fair Play, shkodrani thekson se skuadra vetëm mund të rritet, ndërsa shtoi se kuqeblutë nuk janë marrë seriozisht nga kundërshtarët.

?Është një Vllazni e mirëorganizuar, më mirë se disa skuadra të kampionatit shqiptar. Po punohet me seriozitet dhe është përqendruar te grupi, jo më si më përpara kur kishte individë cilësorë, por nuk kishte skuadër kompakte. Me ardhjen e sponsorit të ri dhe të trajnerit Brdaric, ka ndryshuar tërësisht Vllaznia.

Mendoj se Vllaznia nuk është marrë në konsideratë nga kundërshtarët. E shohin si një Vllazni pa ambicie dhe duke mos patur presionin e rezultateve, ka gjetur ekuilibrin e duhur.

Trajneri është i uritur, është serioz në punën që bën dhe mbështetja e sponsorit Xhaferri i ka shërbyer. Është një skuadër e organizuar, por ka edhe defekte. Ka fituar tre ndeshje, është në krye dhe duke arritur këtë stabilitet, skuadra vetëm mund të rritet.

Vllaznia është pretendente. E shoh mjaft komode, ku s?do të luftojë më për mbijetesën, por për Kupat e Evropës. Nëse vazhdon me këtë ritëm, mos të ketë ?Kalin e Trojës?, që ekziston në ambientin e Shkodrës, apo një Hamza, pasi ka njerëz negativë që mundohen të prishin punët e mira, ekipi do të ecë si duhet. E shoh një Vllazni kompakte, ku mbështetja e klubit ka qenë perfekte?, u shpreh Vata.

Lajmet e fundit nga