Connect with Us

“Vjedhja më e madhe në kulmin e pandemisë”/ PD tregon çfarë po “gatuhet ” në zyrat e qeverisë

Politikë

“Vjedhja më e madhe në kulmin e pandemisë”/ PD tregon çfarë po “gatuhet ” në zyrat e qeverisë

Publikuar

-

Ish deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj thotë se në zyrat e qeverisë po përgatitet farsa e një tjetër koncesioni.

Sipas Alibeajt rruga Milot-Fier, me çmimin 1.2 miliard euro, ka vetëm një ofertues dhe kjo është është kompania greke Terna.

“Në zyrat e qeverisë shqiptare këto ditë po përgatitet farsa e një tjetër koncesioni, i destinuar të dështojë. Rruga Milot-Fier, me çmimin stratosferik 1.2 miliard euro, ka vetëm një ofertues dhe kjo është është kompania greke Terna.
Ka shkuar pikë për pikë siç e kemi parashikuar ne, që në shkurt, akoma pa u hapur tenderi farsë. Belinda Balluku nuk iu përgjigj atëherë pyetjes se çfarë e lidh me kompaninë greke. As sot nuk është në gjendje të shpjegojë pse vetëm kompania greke mori pjesë në tenderin që ajo dhe Edi Rama e shpallën me bujë të madhe disa javë më parë”, u shpreh Alibeaj.

Ai theksoi se me kushtet e vendosura nga qeveria, koncesioni është një masakër financiare për qytetarët. Sipas, tij qeveria kërkon që çdo automjet që kalon në këtë rrugë, të paguajë të paktën 17.4 euro për një udhëtim vajtje-ardhje.

“Kjo është vjedhja më e madhe e qeverisë në ikje, e planifikuar në kulmin e pandemisë. Kur shqiptarët ishin të tmerruar nga karantina, nga virusi i panjohur, kur mbi 100 mijë prej tyre humbën vendet e punës dhe bizneset falimentuan apo u dobësuan, Edi Rama dhe Belinda Balluku planifikuan t’i vjedhin edhe më shumë. Kostot e rrugës janë shumëfishuar për të rritur çmimin e kalimit të udhëtarëve. 17.4 euro për një udhëtim në një rrugë ku më shumë se gjysma është e ndërtuar me para publike, do të thotë vetëm nxitim për mbyllje pazari. Ky projekt korruptiv, që rëndon akoma më shumë xhepat e shqiptarëve nuk ka për të sukses! Është një aferë që ka për të dështuar. Partia Demokratike i ka bërë thirrje çdo kompanie të tërhiqet nga ky projekt që vjedh qytetarët në ortakëri me Edi Ramën. Ne e kemi bërë të qartë për çdokënd: Nuk do të njohim asnjë vendim të marrë nga kjo qeveri 12 muaj para zgjedhjeve, pa iu nënshtruar më parë ligjshmërisë së vendimit. Në rastin e Milot-Fier gjithçka vjen era korrupsion dhe vjedhje!”, u shpreh më tej Alibeaj./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Politikë

“Bashkëpunim taktik me Topallin”/ Patozi zbulon marrëveshjen me ‘Lëvizjen për Ndryshim’

Publikuar

-

Nga

“Bashkëpunim taktik me Topallin”/ Patozi zbulon marrëveshjen me 'Lëvizjen për Ndryshim'

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në Report tv, ku ka folur për situtën parazgjedhore.

Ai tha se partia e tij do të dalë e vetme në zgjedhjet e 25 prillit, por do të ketë një bashkëpunim taktik para elektoral me partinë e Jozefina Topallit.

“Unë dhe topalli nuk jemi kaq të mërzitu, ne jemi në komunikimin, kemi pasur takime dhe jemi përpjekur të arrijmë një rezultat, qëllimi ynë është i përbashkët, synimet e njëjtat por vendosëm që të kandidojmë me lista të veçanta.

Ne kemi një marrëveshje do të kemi një bashkëpunim taktik para elektoral, ku gjatë zgjedhjeve do të përpiqemi të mos i prishim punë njëri-tjetrit por ta mbështesim në qarqe sipas rastit”, tha Patozi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Meta në merak për rezultatin e zgjedhjeve”/ Patozi: Ka shfaqur nervozizëm ekstrem

Publikuar

-

Nga

“Meta në merak për rezultatin e zgjedhjeve”/ Patozi: Ka shfaqur nervozizëm ekstrem

Kreu i Bindjes Demokratike Astrit Patozi ishte i ftuar pasditen e sotme në Report tv, ku mes të tjerave ka komenuar dhe deklaratat e fundit të presidentit Ilir Meta, i cili është shfaqur gjithnjë e më tepër i nervozuar lidhur me zhvillimet elektorale.

Patozi tha se Meta është njeriu që duhet të jetë më pak i interesuar në rezultatin e zgjedhjeve, por në fakt është më i axhituari.

 “Janë shenja të qarta të një nervozizmi ekstrem, unë nuk e kuptoj arsyen, në fakt e kuptoj, njeriu që duhet të jetë më pak i interesuar në rezultatin e zgjedhjeve është më i axhituari. Ai s’është në zgjedhje, gruaja e tij është, edhe Lulzim Basha është më i qetë. Pas Ilir Metës është më i nervozuar Sali Berisha. Këta duhet edhe të mësojnë nga politika, një njeri që shfaqet nervoz i tradhëton merakun që ata kanë lidhur me rezultatin e zgjedhjeve, të bëjnë edhe gjoja fundja. Por ne s’na intereson se ne kemi betejën tonë”, tha Patozi./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Tërmeti i fuqishëm në Greqi/ Xhaçka: Shqipëria e gatshme të ndihmojë

Publikuar

-

Nga

Tërmeti i fuqishëm në Greqi/ Xhaçka: Shqipëria e gatshme të ndihmojë

Një tërmet i fuqishëm ka tronditur sot Greqinë, lëkundjet e të cilit u ndien edhe në vendin tonë.

Tërmeti me magnitudë 5.9 të shkallër Rihter zonën e Larisas në Greqi ka shkaktuar dëme të shumta pranë epiqendrës, por fatmirësisht pa dëme në njerëz.

Lidhur me këtë ka reaguar dhe ministrja e Jashtme Olta Xhaçka përmes një postimi në rrjetet sociale.

Xhaçka shprehet se Shqipëria është në solidaritet të plotë me Greqinë, duke shtuar se Tirana është e gatshme që të ndihmojë, në rast se është nevoja.

LEXO EDHE:  Aleati i Bashës / PD dhe Rama përgjegjës për parlamentin e drogës

LEXO EDHE:  Malltezi: Turistët sivjet pa ujë, pa drita, pa siguri jete

“Solidaritet i plotë me # Greqinë! Zemrat dhe mendjet tona shkojnë te fqinjët tanë grekë në këtë moment të vështirë! 🙏

Shqipëria është gati të ndihmojë, nëse paraqitet nevoja.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE