Connect with Us

Viti 2020 mund të ketë numrin më të lartë të vdekjeve në dhjetë vitet e fundit

Sociale

Viti 2020 mund të ketë numrin më të lartë të vdekjeve në dhjetë vitet e fundit

Publikuar

-

Viti 2020 mund të ketë numrin më të lartë të vdekjeve në dhjetë vitet e fundit

Numri i vdekjeve në Shqipëri u rrit me 10.5 për qind nëntë muajt e këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019. Mungesa e të dhënave të plota nga autoritetet shëndetësore dhe regjistri i gjendjes civile, lë të paqartë faktin nëse kjo rritje erdhi kryesisht prej pandemisë apo faktorëve të tjerë.

Të dhënat paraprake të Institutit të Statistikave (INSTAT) tregojnë se nga janari deri në shtator të vitit 2020, në Shqipëri u regjistruan 17,398 vdekje – 1,666 më shumë se e njëjta periudhë e vitit të shkuar.

Nga këto vdekje, 388 ishin nga COVID-19, së paku nga çka u raportua prej ministrisë së Shëndetësisë deri në fund të muajit shtator.

Mirëpo vlen të thuhet se ky numër specifik për COVID-in është vetëm për vdekjet spitalore. Ai nuk përfshin vdekjet nga COVID-19 në spitalet jashtë shtetit, azile apo shtëpi.

Për këtë INSTAT thotë se kjo statistikë “mund të mos reflektojë realitetin”, pasi për shkak të situatës së pandemisë, numri i saktë i vdekjeve “mund të mos jetë raportuar në zyrat e gjendjeve civile”.

Të dhënat e shqyrtuara nga Euronews Albania, tregojnë se viti 2020 mund të jetë viti me numrin më të lartë të vdekjeve në dhjetëvjeçarin e fundit në Shqipëri.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Foto/ Vjosa del nga shtrati, merr përpara urën e Drashovicës

Publikuar

-

Nga

Foto/ Vjosa del nga shtrati, merr përpara urën e Drashovicës në Vlorë

Dalja e Lumit të Vjosës nga shtrati sipasojë e reshjeve të dendura ka bërë që të shembet Ura e Drashovicës në Vlorë.

Kjo urë lidh lagjen e Paramillosë duke lënë banorët e Drashovicës pa ujë.

Ndërkohë që në Vlorë është përmbytur edhe pjesa e pazarit.

Kjo vepër ishte pjesë e projektit për ndërtimin e ujësjellësit të fshatit Drashovicë

LEXO EDHE:  Foto/ Muzikantët që humbëm këto muaj të 2018-ës

LEXO EDHE:  Hidhet nga kati i shtatë, humb jetën 40-­vjeçari i aksidentuar në Gjermani

Investimi është prokuruar dhe kryer në vitin 2016-2018 nga Bashkia e Selenicës e drejtuar nga përfaqësuesi i Partisë Demokratike Përparim Shametaj.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Video-Durrësi nën ujë/ Banorët përplasen me kryetaren e bashkisë

Publikuar

-

Nga

Video-Durrësi nën ujë/ Banorët përplasen me kryetaren e bashkisë

Durrësi dhe zonat përreth janë zgjuar mëngjesin e kësaj të hënë nën pushtetin e ujit.

Mbi mbi 120 familje rezultojnë të izoluara ndërsa niveli i ujit kalon 1.5 metra nëpër banesa.

Pranë banorëve ka shkuar edhe kryetarja e bashkisë Durrës, ndërkohë që midis tyre ka pasur edhe debat.

‘Na bëni hall. Ky nuk është ujë nga natyra. Ky është viti i dytë që përmbytemi. Kjo është e përmbytur nga dora e njeriut. Ne këtu na kanë vdekur njerëzit tanë 100 vjet, edhe ne do vdesim këtu, por nuk është përmbytur ndonjëhërë kjo lagje. Këtu është dora e njeriut. Ne na kanë hyrë uji dy metra. Unë kam djalin në kat të dytë që s’ka dalë nga shtëpia”, thotë një banore gjatë debatit me kryetaren e bashkisë.


LEXO TE PLOTE

Sociale

Toka nuk gjen qetësi/ Regjistrohen lëkundje tërmeti në vend, ja epiqendra

Publikuar

-

Nga

Kroacia nuk gjen qetësi/ Një tjetër i fortë tërmet lëkund vendin

Lëkundje tërmeti janë regjistruar pasditen e sotme në juglindje të vendit.

Faqja sizmiologjike “Earthquake” raporton se tërmeti ka qenë me magnitudë 3.1 ballë i shkallës Rihter.

Vatra në thellësi 2 km, ndërsa epiqendra 94 km në juglindje të Elbasanit dhe 19 km në jug të Korçës.

LEXO TE PLOTE