Connect with Us

Veprimtaritë e Ramës në fushatë/ A është gati KQZ ta monitorojë?

Aktualitet

Veprimtaritë e Ramës në fushatë/ A është gati KQZ ta monitorojë?

Publikuar

-

Veprimtaritë e Ramës në fushatë/ A është gati KQZ ta monitorojë?

Sipas Kodit Zgjedhor: Institucionet publike, qendrore dhe vendore, si dhe agjencitë dhe/ose ndërmarrjet shtetërore, janë të detyruara të raportojnë në KQZ të gjitha veprimtaritë me karakter publik që planifikojnë të zhvillojnë në periudhën katër muaj para datës së zgjedhjeve deri ditën e zgjedhjeve.

Sipas Kodit Zgjedhor, formojnë veprimtari publike të gjitha veprimtaritë që janë të hapura për pjesëmarrjen e publikut apo të medias, si dhe ato që kanë në agjendë informimin, në periudhën katër muaj para datës së zgjedhjeve deri ditën e zgjedhjeve, e publikut rreth tyre. Zgjedhjet do të mbahen në datë 25 Prill.

Kjo do të thotë që maxhoranca, duhet që brenda datës 25 Dhjetor të ketë fillojë planifikimin e agjendës së veprimtarive publike dhe atë të informimit të publikut sipas sa parashikohet nga Kodi Zgjedhor.

Çdo agjendë rregjistrohet në KQZ dhe raportimi i zhvillimit të veprimtarisë, kryhet nëpërmjet ndërfaqes për raportimin e veprimtarive publike, e cila mbahet dhe administrohet nga KQZ-ja.

Sipas Kodit Zgjedhor, personat përgjegjës marrin akses të personalizuar te kjo ndërfaqe dhe hedhin të dhënat për datën dhe orën e veprimtarisë, llojin e saj, tematikën, nivelin më të lartë të pjesëmarrjes, të ftuarit e nderit, folësit e planifikuar dhe mediatizimin. Informacioni për veprimtaritë e deklaruara e të miratuara nga KQZ, është i aksesueshëm nga të gjithë përdoruesit e ndërfaqes nga momenti i hedhjes së të dhënave deri në datën e shpalljes së rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve.

Gjithashtu në rast se KQZ-ja, kryesisht me kërkesë të të tretëve, konstaton apo vihet në dijeni nga informacioni, se veprimtaria mund të përbëjë keqpërdorim të burimeve shtetërore, atëherë ajo urdhëron ndalimin e zhvillimit të saj. Ndalimi kryhet nëpërmjet vendosjes së shënimit “Ndaluar nga KQZ-ja ” në ndërfaqen e raportimit, në pjesën që i takon veprimtarisë jo më vonë se dy ditë përpara afatit të planifikuar për zhvillimin e veprimtarisë.

KQZ siguron që informacioni në lidhje me veprimtaritë dhe masat ndaluese të marra nga KQZ, të jetë i aksesueshëm nga publiku, nga momenti i hedhjes së të dhënave deri në datën e shpalljes së rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve.

Kodi parashikon që veprimtaritë e ndaluara nga KQZ-ja nuk lejohet të transmetohen apo të pasqyrohen në rubrikat e lajmeve apo ato që mbulojnë fushatën në radio dhe televizione.

Transmetimi ose pasqyrimi i tyre në kundërshtim me këtë pikë ngarkon me përgjegjësi sipas këtij ligji transmetuesin radioteleviziv.

Mosraportimi i veprimtarive me karakter publik të institucioneve publike, agjencive dhe/ose ndërmarrjeve shtetërore, ose zhvillimi i tyre, pavarësisht ndalimit nga KQZ-ja ngarkon me përgjegjësi personin përgjegjës, si dhe titullarin përkatës të institucionit kur ai ka penguar zbatimin e kësaj dispozite.

A është gati KQZ për zbatimin e kësaj pike të Kodit Zgjedhor?

Kujtojmë se midis dhjetëra aktesh të tjera, KQZ duhet të hartojë dhe miratojë para datës 25 Dhjetor, rregullat për shqyrtimin, kryesisht ose me kërkesë, të rasteve që mund të formojnë keqpërdorim të burimeve shtetërore si dhe të sigurojë sistemin publik për informimin e sa parashikon Kodi.

Gaz Bardhi kur të nisë letrën tjetër, bën mirë të listojë gjithë aktet që duhen miratuar nga KQZ-ja dhe mos bëjë vetëm pyetje për tendera dhe terma referencë tenderash. PD-ja e Luli Bashës, mundet ndonjëherë të bëjë sikur interesohet edhe për gjëra që s’kanë lidhje të drejtpërdrejtë me tendera. Që mos bjerë në sy për shumë keq!

Lista e akteve nënligjore që duhet të miratohen nga KQZ

1- Rregullat e detajuara për organizimin dhe administrimin e zgjedhjeve dhe referendumeve, detyrat e administratës zgjedhore dhe procedurat që zbatohen në zgjedhje;

2- Rregullat dhe udhëzimet për njehsimin dhe përmirësimin e praktikave zgjedhore, si dhe për veprimtarinë e institucioneve publike në shërbim të zgjedhjeve;

3- Rregullat për raportimin e veprimtarive me karakter publik të institucioneve publike, agjencive dhe/ose ndërmarrjeve shtetërore, kategoritë e veprimtarive të ndaluara përgjatë fushatës, si dhe procedurën e KQZ-së për zbatimin e ndalimit;

4- Rregullat për metodologjinë e monitorimit të medias, për procedurën e shqyrtimit të raporteve dhe për vendosjen e masave qortuese apo ndëshkimore;

5- Rregulloren e mbledhjeve të Rregullatorit dhe rregulloren e seancave të KAS-it;

6- Rregullat për regjistrimin e votuesve nga jashtë vendit, për procedurat e tyre të votimit, për administrimin dhe numërimin e votave nga jashtë vendit dhe përfshirjen e tyre në rezultatin e përgjithshëm të zgjedhjeve për Kuvendin;

7- Rregullore e etikës së të zgjedhurve nga Kuvendi dhe rregullat e perfaqësimit të KQZ në raport me të tretët;

8- Llojin dhe karakteristikat teknike që duhet të plotësojnë sistemet apo pajisjet e teknologjisë së informacionit, që prokurohen dhe përdoren në zgjedhje në Republikën e Shqipërisë;

LEXO EDHE:  Zëri i Amerikës/ Paqëndrueshmëri politike para zgjedhjeve dhe vendimit të BE-së

9- Rregullat për përdorimin e sistemeve apo pajisjeve të teknologjisë së informacionit, të domosdoshme për të siguruar përdorimin e ligjshëm, të rregullt, transparent, efikas dhe të qëndrueshëm të tyre;

10- Rregullat për raportimin financiar të subjekteve zgjedhore, rolin dhe përgjegjësitë e financierëve të subjekteve zgjedhore, monitorimin dhe auditimin e pavarur të tyre, si dhe për hetimin administrativ të informacioneve, kërkesave, propozimeve, ankesave apo denoncimeve për shkelje lidhur me financimin apo shpenzimet e fushatës;

11- Rregullat për furnizimin dhe administrimin e materialit zgjedhor;

12- Udhëzuesit dhe doracakët në shërbim të administratës zgjedhore, subjekteve zgjedhore dhe zgjedhësve;

13- Tarifat e shërbimit për organizimin dhe administrimin e proceseve zgjedhore të institucioneve dhe organizmave publike, kur ligji e ngarkon me këtë detyrë;

14- kufijtë e zonave të administrimit zgjedhor;

15- Numrin e mandateve për çdo zonë zgjedhore për zgjedhjet në Kuvend;

16- Përdorimin e sistemeve apo pajisjeve të teknologjisë së informacionit për të mbuluar aspekte apo procedura të veçanta të procesit zgjedhor, ose heqjen e tyre nga përdorimi;

17- Rregullat për administrimin e materialit zgjedhor ose të informacionit të votimit, të regjistruar dhe ruajtur nga sistemet e teknologjisë informatike, për votimin nga jashtë

vendit, si dhe për testimin parazgjedhor dhe verifikimin paszgjedhor të sistemeve si pjesë e rregullave të përgjithshme që KQZ-ja miraton për administrimin e materialit zgjedhor ose për përdorimin e sistemeve të teknologjisë informatike në zgjedhje.

18- Zhvillimin për herë të parë të votimit nga jashtë vendit, mbështetur në raportimin e Komisionerit për plotësimin e masave tekniko-organizative që mundësojnë votimin;

19- Procedurat e detajuara të votimit nga jashtë vendit;

20- Procedura dhe modalitetet e verifikimit të nënshkrimeve për zgjedhjet për Kuvendin;

21- përditësimi i listës së sendeve apo materialeve të lejuara për fushatë, me vlerat maksimale për secilin prej tyre;

22- Rregullat dhe modalitetet e nevojshme për llogaritjen e vlerës monetare të dhurimeve në natyre ose të shërbimeve të dhëna, sipas vlerës së tregut në momentin e dhënies së tyre;

23- Udhëzime të hollësishme për të përcaktuar përdorimin dhe

shpërdorimin e burimeve publike;

24- Rregullat për shqyrtimin, kryesisht ose me kërkesë, të rasteve që mund të formojnë keqpërdorim të burimeve shtetërore;

25- Udhëzim për kriteret për përzgjedhjen e monitoruesve, si dhe për objektin e monitorimit për sa i takon vëzhgimit të të detyrimeve të subjekteve zgjedhore për fushatën zgjedhore, duke përfshirë respektimin e ndalimeve dhe kufizimeve të formave të

caktuara të fushatës dhe shpërdorimit të burimeve shtetërore;

26- KQZ-ja krijon dhe mirëmban portalin në internet, me akses të lirë, për të denoncuar prej kujtdo shkeljet e mundshme të këtij ligji nga subjektet zgjedhore dhe kandidatët në lidhje me financimin e fushatës. Kriteret dhe procedurat e hollësishme për funksionimin dhe mirëmbajtjen e portalit, procedurat e hetimit administrativ dhe afatet e tij, si dhe konkluzionet qe duhet të arrihen në përfundim të tij përcaktohen me akt normativ të KQZ-së;

27- KQZ-ja përzgjedh me konkurrim një listë të ekspertëve kontabël të licencuar në fillim të vitit zgjedhor. Procedurat, kriteret e përzgjedhjes së listës paraprake dhe emërimit të tyre përcaktohen me udhëzim;

28-  Buxheti për zgjedhjet duhet të parashikojë fondin e nevojshëm për auditimin e subjekteve zgjedhore dhe monitoruesit e shpenzimeve të fushatës zgjedhore. KQZ-ja përcakton me vendim kushtet kontraktuale për këtë gjë;

29- KQZ-ja përcakton me akt normativ kriteret për numrin e grupeve të numërimit për çdo vend të numërimit të votave, mënyrën e organizimit të punës, ndarjen e detyrave midis anëtarëve të grupit të numërimit dhe rregullat për radhën e veprimeve;

30 –  Rregullat për hedhjen e shortit, menjëherë sapo të ketë përfunduar regjistrimi i listës shumemërore në KQZ apo, sipas rastit, në KZAZ;

31- Pajisjet dhe materialet teknologjike dërgohen dhe instalohen sipas procedurave të parashikuara me udhëzim të veçantë të KQZ-së;

32- Qendra e votimit organizohet në një mënyrë të tillë që të lehtësojë procesin e votimit dhe të sigurojë fshehtësinë e votës. Qendrat e votimit kanë një organizim tip, sipas përcaktimit me udhëzim të KQZ-së;

33- Kërkesat ose ankesat e subjekteve zgjedhore trajtohen sipas procedurës së përcaktuar nga ky ligj dhe nga aktet nënligjore të dala në zbatim të tij. Kërkesat, ankesat, informacionet, propozimet apo denoncimet e palëve të treta trajtohen sipas procedurës së përcaktuar në Kodin e Procedurave Administrative dhe sipas afateve që përcakton KQZ-ja me akt nënligjor;

34- KQZ-ja miraton modelin e denoncimit, me qëllim lehtësimin e paraqitjes së informacionit nga publiku./CNA.al.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Mediu bëhet nostalgjik/ Kujton historinë me ish-Presidentin Bush: E puthën kamarierët në faqe

Publikuar

-

Nga

“Të bashkohemi kundër Ramës”/ Mediu thirrje Metës të shpërndajë Parlamentin

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, është bërë nostalgjik mbrëmjen e sotme, teksa ishte duke folur për zgjedhjet në SHBA dhe për politikanët amerikanë.

Ai tha se politikanët amerikanë dallojnë shumë me ata europianë, ndërsa për të mbështetur këtë deklaratë, tregoi dy ngjarje që i kishin mbetur në mendje gjatë vizitës së ish-Presidentit Xhorxh Bush në Shqipëri, në vitin 2007.

Mediu tregoi se gjatë një darke një nga kamarierët e restorantit ku ata po hanin kërkoi që të puthë në faqe ish-Presidentin dhe pas tij e puthën të gjithë kamarierët.

Madhështia e politikanëve amerikanë është raporti njerëzor që ata krijojnë me njerëzit. Ka një diferencë të madhe mes politikanëve europianë dhe ata amerikanë. Raportin njerëzor e kanë shumë të rëndësishëm, të japë dy shembuj. Një moment kur ishin në takim me Presidentin Bush dhe ishte zoti Berisha, ishim për drekë. Ndër të tjera, një nga kamarierët i thotë zotit Berisha, a mund ta puth në faqe Presidentin amerikan. Berisha ngeli i shtrënguar në atë moment. Presidenti Bush tha çfarë kërkon ai, do që të të puthë në faqe. Po mirë tha le të vijë. Më pas të gjithë kamarierët burra dhe gra erdhën për ta puthur. Tha të lutem hiqe pak kamerën se po doli kjo foto në SHBA nuk e di se çfarë do bëhet“, u shpreh kreu i PR-së në Report Tv, ndërsa tregoi edhe një episod tjetër të takimit.

LEXO EDHE:  Berisha uron Merkelin: Ditë e madhe për Europen

LEXO EDHE:  Rama tregon përse Basha e quan marrëveshjen e 18 majit të vdekur

Djali im ishte i vogël në atë kohë dhe ishte mësuar se unë do t’i çoja ndonjë autograf. Më tha a mund t’i marrësh një autograf Bushit. Kur ishim të ulur, e pyeta a është e mundur të ma japësh. Ai me mirësinë e vetë më thotë, se si e quajnë djalin. Ma nënshkroi dhe ma dha. Kur u larguam më tha bëji të fala djalit. Unë i thashë djalit ke të fala nga Presidenti, ai mu përgjigj ku më njeh mua ai. Raporti njerëzor i tyre dhe sidomos vlerësimi që kanë pasur me shqiptarët është jashtëzakonisht e vlefshme. Ruajtja e këtyre raporteve krahas atyre politike është e vlefshme“, rrëfeu Mediu./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Parlamenti voton me shumicë dërrmue/ Greqia zgjerohet me 12 milje në detin Jon

Publikuar

-

Nga

Parlamenti voton me shumicë dërrmue/ Greqia zgjerohet me 12 milje në detin Jon

Parlamenti grek ka votuar me shumicë dërrmuese zgjerimin e detit territorial me 12 milje në Jon.

284 deputetë votuan pro projekt-ligjit që tashmë i jep Greqisë 13 mijë metra katrorë territor më shumë, ose një zgjerim em rreth 10% të totalit që ka.

Ky është vetëm hapi i parë i Greqisë, pasi tashmë mbetet çështja e zgjerimit të ujërave territorialë me Shqipërinë që do të zgjidhet me një dakordësi paraprake për ta çuar çështjen në një Gjykatë Ndërkombëtare./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

I vodhi paratë pacientit me Covid/ Prokuroria vihet në lëvizje, shkresë bankave për identifikimin e autorit

Publikuar

-

Nga

Skandal/ Pacienti me Covid vdes dhe grabitet brenda spitalit, i marrin paratë nga portofoli

Skandalet në spitalet Covid-19 kanë ngritur në këmbë organet e drejtësisë.

Mbrëmjen e djeshme emisioni investigativ Stop denoncoi grabitjes së parave nga portofoli të një pacienti të infektuar që po merrte shërbim mjekësor në Spitalin Infektiv.

Djali i një 58-vjeçari, ka denoncuar se babait të tij, i cili ishte i shtruar në spitalin Covid 1 pasi ishte infektuar me koronavirus, i kanë vjedhur paratë që kishte në portofol.

Djali deklaroi se para se të shtronte të atin në spital, i kishte dhënë portofolin me 202 mijë Lekë të vjetra, brenda së cilës ndodhej edhe karta e bankomatit së bashku me kodin pin. Por dy ditë përpara se babai të humbiste jetën, denoncuesi tregon se nga bankmati ishin tërhequr para me kartën e bankës që kishte lënë në portofolin e të atit.

LEXO EDHE:  Festa e RD-së/ Luli kish veshur golf dhe ndërruar brilantinën

LEXO EDHE:  “Po largohet “ajka” e shoqërisë”/ Meta: Rekord i zi! Referendumi i 25 prillit është vendimtar

Pas vdekjes së babait, denoncuesi kishte tërhequr sendet e tij nga spitali, por në portofol mungonin paratë, karta e bankomatit dhe letra që mbante pinin.

Mirëpo duket se autoritetet kanë nisur menjëherë hetimet për identifikimin e punonjësit të spitalit që ka vjedhur paratë e pacientit.

Prokurorja e çështjes, Eriselda Bala, bën të ditur se i ka dërguar shkresa bankave që ditën kur është bërë denoncimi, për të identifikuar personin që ka tërhequr paratë nga bankomati./ CNA.al

Skandal/ Pacienti me Covid vdes dhe grabitet brenda spitalit, i marrin paratë nga portofoli

LEXO TE PLOTE