Bota
Vaksina e Oksfordit mund të ruhet në një frigorifer normal/ Publikohet edhe “çmimi i lirë” i saj

Universiteti i Oksfordit ka njoftuar rezultatet e fundit të vaksinës anti-Covid në provat klinike.
Sipas Daily Mail, Britania e Madhe tashmë ka porositur 100 milionë doza të vaksinës, e cila thuhet se mund të ruhet në një frigorifer normal, ndryshe nga vaksinat e tjera që treguan rezultate të ngjashme premtuese javën e kaluar.
Siç bëhet e ditur, provat e Oxford zbuluan se vaksina ka një mundësi prej nëntë në dhjetë raste për të funksionuar kur administrohet fillimisht si gjysmë doze dhe pastaj një dozë të plotë një muaj më vonë. Analiza e kombinuar nga të dy dozat rezultoi në një efikasitet mesatar prej 70.4 për qind, tha Universiteti i Oksfordit/AstraZeneca, me Sekretarin e Shëndetësisë së Britanisë, Matt Hancock duke thënë se miliona doza do të jenë gati deri në fund të dhjetorit.
Ai tha për BBC: “Shpresojmë të jemi në gjendje të fillojmë vaksinimin muajin tjetër. Pjesa më e madhe e programit të shpërndarjes së vaksinave do të jetë në janar, shkurt, mars. Dhe ne shpresojmë që diku pas Pashkëve gjërat të jenë në gjendje të fillojnë të kthehen në normalitet”.
Vaksina britanike që kushton nga 2 deri në 4 funte secila (4.5 euro), shihet si shansi më i mirë i Britanisë për vaksinimin masiv të popullsisë deri në fund të pranverës, sepse Boris Johnson ka porositur 100 milionë doza.
Kryeministri shkroi në Twitter: ‘Lajme tepër emocionuese, vaksina e Oksfordit ka rezultuar kaq efektive në prova. Ende ka kontrolle të mëtejshme të sigurisë, por këto janë rezultate fantastike. Bravo për shkencëtarët tanë të shkëlqyeshëm në @UniofOxford & @AstraZeneca, dhe të gjithë atyre që janë bërë vullnetarë në testime”./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Koronavirusi/ Gjermania vendi i parë në BE që blen ilaçin e antitrupave
Ka disa vaksina kundër Coronës, por shumë pak ilaçe efektive për të sëmurët. Ministri gjerman i Shëndetësisë vendosi tani për blerjen e 200.000 dozave të...

Spitali gjerman në karantinë/ 20 pacientë dhe personeli të infektuar me variantin e ri të COVID
Një spital në Gjermani është vendosur në karantinë pasi 20 pacientë dhe personeli mjekësor kanë rezultuar pozitiv me variantin e ri të Covid-19. Karantimi i...