Politikë
U gjobit në festën e Bes Kallakut/ Paralajmëron Meta: Mbajtëm distancë shembullore, policët do…

Presidenti Ilir Meta mori pjesë dy ditë më parë në festën e ditëlindjes së aktorit Bes Kallaku, ku ishin mbledhur një sërë të ftuarish.
Ajo që u vu re ishte se Meta nuk mbante as maskë dhe as distancë sociale, ndërsa për këtë u gjobit ai, së bashku me bashkëshorten Monika Kryemadhi, të ftuarit e tjerë në festë dhe pronarin e restorantit.
Për këtë Kreu i shtetit u pyet edhe mbrëmjen e sotme, por ai mohoi të ketë dijeni për gjobën dhe pretendon se ka mbajtur distancë sociale.
“Skam asnjë ide për këtë gjë. Shiko çfarë distance, distancë shembullore këtu”, u shpreh ai në Abc News, ndërsa për numrin e lartë të të ftuarve tha se nuk i ka numëruar.
Nuk e di nuk i kam numëruar, unë kam qenë në një ditëlindje, restorantet janë të hapura, shiko ca distance.
“Unë jam një shembull i përgjegjshmërisë. Dhe kur erdha këtu e patë si erdha. Unë nuk e mbaj maskën për të ruajtur veten, e mbaj maskën për të dhënë një mesazh për qytetarët. Të mos merremi me gjëra koti, ata policë të bëjnë detyrën. Nëse policët do prekin një votë në 25 prill, ta dinë se do përfundojnë në këmbët e qytetarëve si policët e Mubarakut, kështu gjoba le të vënë ata. U prek një votë nga një polic, ta kenë të qartë se do përfundojnë në këmbët e qytetarëve si policët e Mubarakut”, nënvizoi Meta./ CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Fantastike/ Çfarë mund ti zbulosh shkollimit të Bashës?!
Kryetari i Republikes së Re dhe opozitës pjesërisht të bashkuar, Lulzim Basha sot sërish ka vazhduar me ëndrën e tij kryeministrore të cilën e ka...

Përplasjet/ Çfarë po ndodh me listën e PD në Korçë, kush janë pretendentët
Qarku i Korçës duket se do të jetë një nga më të vështirët në përzgjedhjen që do të bëjë Lulzim Basha. Kështu ishte edhe me...