LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"U bë vëlla me armikun", legjenda e Arsenalit kritikon Xhakën

23 Nëntor 2020, 10:30, Sport CNA
"U bë vëlla me armikun", legjenda e Arsenalit kritikon

Arsenal u ndal nga Lids në ndeshjen e djeshme të Premier League, teksa sfida nuk i shpëtoi edhe tensionit. Nikolas Pepe, futbollisti i topçinjvë goditi me kokë futbollistin me origjinë shqiptare, Ezgjan Aliiski. Arbitri fillimisht nuk e vuri re incidentin, por pas konsultimit me VAR, ndëshkoi sulmuesin me karton të kuq. Një ndëshkim që ndikoi në mbarëvajtjen e lojtarëve të Artetës duke e mbyllur sfidën 0-0.

Por, rreth këstij episodi, mbrojtësi Tiernej në fund vendosi t?i kërkonte shpjegime Alioskit. Por, Xhaka i gjendur aty, shtyu shokun e skuadrës për të mos lejuar një zënkë. Për këtë veprim, mesfushori është kritikuar nga një legjendë e klubit si Martin Kjeun.

?Tjernei tregoi shpietin e garës, nuk qëndroi vetëm aty në mbrojtje për të mbajtur portën e paprekur. Ai mund të jetë ndjerë i ofenduar nga Xhaka, i cili pas gjithë asaj që ndodhi i hodhi krahun në qafë Alioskit. Edhe unë do të ndjehesha ashtu, nëse do të shihja një nga shokët e mi të bëhej vëlla i armikut. Xhaka më pas edhe e shtyu Tjernei, duke mbështëtur Alioskin?, u shpreh ish-sulmuesi i Arsenal.

Lajmet e fundit nga