Sport
Të martën hidhet shorti, një tjetër kompeticion zyrtar gati

Federata Shqiptare e Futbollit do të organizojë të martën në Tiranë hedhjen e shortit për edicionin e parë të “Kampionatit Kombëtar i Futbollit 5×5”, për herë të parë në këtë format në futbollin shqiptar. Shorti do të zhvillohet më 24 nëntor, ora 11:00, në sallën e konferencave të stadiumit “Air Abania”.
Siç edhe bënë me dije FSHF që është edhe organizatore e kompeticionit, në këtë edicion të parë do të marrin pjesë 120 skuadra, që janë regjistruar tashmë, ndërsa kampionati do të shtrihet në të gjithë vendin.
Skuadrat e regjistruara kanë të garantuara fushën e lojës, uniformat, topat e lojës, teksa ndeshjet do të gjykohen nga arbitra profesionistë, do të ketë mjekë e siguri si edhe trofe e premio financiare, që sigurohen të gjitha nga FSHF.
Sa i përket bonuseve, skuadra që shpallet kampione e Kampionatit Kombëtar të Futbollit 5×5 do të përfitojë një shpërblim prej 300,000 lekësh, kurse vendi i dytë fiton 100.000 lekë, kurse skuadra e renditur e para në kampionatin rajonal merr si shpërblim 75.000 lekë dhe 5 topa, ndërkohë që vendi i dytë i kampionatit rajonal fiton 25.000 lekë dhe 5 topa.
Lajme të Rekomanduara:

E dhimbshme/ Trajneri i njohur shqiptar humb bashkëshorten
Trajneri i Lushnjës, Ilir Gjyla është duke u përballur me një dhimbje të madhe, pasi ditën e sotme ka ndërruar jetë bashkëshortja e tij, Ardita....

Kalendar ferri për Skënderbeun, shikoni me kë luajnë korçarët në 3 ndeshjet e ardhshme
Skënderbeu barazoi dje 1-1 me Apoloninë, në një 90 minutësh që mund ta fitonte. Gjithsesi, gjërat nuk shkuan mirë, e kështu duhet të kënaqen me...