Bota
Sulm me thikë në një kishë në Kaliforni/ Humbin jetën dy persona

Një sulm me thikë ka ndodhur në Kaliforni ku si pasojë kanë humbur jetën dy persona. Sipas mediave të huaja, sulmi ka ndodhur në një kishë në San Jose të Kalifornisë.
Departamenti i Policisë në San Jose ka thënë përmes një postimi në Twitter se zyrtarët i janë përgjigjur sulmit në orët e vona të 22 nëntorit në një kishë. Ata kanë thënë se disa persona janë plagosur, ndërsa dy tëtjerë kanë humbur jetën.
Policia thotë se në kohën e sulmit nuk ka qenë duke u kryer asnjë shërbim në kishë, mirëpo personat e pastrehë kanë qenë aty për t’i shpëtuar motit të ftohtë./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Plas skandali në Itali/ Mjekëve iu injektohet ujë fiziologjik në vend të vaksinës anti-Covid
Një skandal është raportuar sot nga mediat italiane, për vaksinën kundër koronavirusit. “Tgcom” shkruan se në Spitalin Rovereto të Italisë punonjësve shëndetësor iu kanë injektuar...

Koronavirusi/ A do t’i mbyllin sërish kufijtë vendet e BE-së?
BE do të aplikojë një certifikatë për vaksinimin, por kjo fillimisht do të vlejë si dokument mjekësor. Se si mund të kushtëzohen avantazhe për lirinë...