Seria A
Strakosha nuk është më me COVID-19, Inzaghi zbulon a do luajë në ndeshjen e radhës

Në konferencën për shtyp në vigjilje të sfidës ndaj Zenitit në ʺOlimpicoʺ, trajneri i Lacios, Simone Inzagi ka folur edhe për Tomas Strakoshën ku tregon gjendjen e tij dhe nëse do të jetë i gatshëm për ndeshjen e nesërme:
ʺNë stërvitjen e paradites, ai ka punuar me dy trajnerët e portierëve. Strakosha është portieri ynë, por nuk ka luajtur për një kohë të gjatë. Nesër do të jetë Reina në portë, më pas për të dielën do të shohim.ʺ, përfundon fjalën Inzagi.
Tomas Strakosha nuk aktivizohet me Lacion që më 20 tetor në sfidën ndaj Dortmundit në Champions.
Brenda një harku kohor 1 mujor, gardiani kuqezi ka humbur sfidat ndaj Bolonjas, Torinos, Juventusit dhe Krotones në kampionat, në Champions ka humbur sfidat ndaj Klub Bryzh dhe Zenitit, dhe me Kombëtaren shqiptare ndaj Kosovës në miqësore, dhe në Ligën e Kombeve ndaj Kazakistanit dhe Bjellorusisë.
Lajme të Rekomanduara:

Hap i rëndësishëm në karrierë, Selmani transferohet te klubi i Superligës turke
Portieri i Shqipërisë Gentian Selmani pritet të ndryshojë skuadër, por jo shtet. Gardiani i Menemensporit raportohet se ka arritur akordin me klubin e Superligës të...

VIDEO/ Derbi dramatik, Interi eliminon Milanin në minutën e 97-të
Interi triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj Milanit, në derbin e vlefshëm për Kupën e Italisë, ku nuk mundoi as tensioni. Ibrahimoviç dhe Lukaku u përfshinë...