LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sot mblidhet KED/ Pritet të zgjidhen 2 kandidatë për Gjykatën Kushtetuese

23 Nëntor 2020, 11:18, Aktualitet CNA
Sot mblidhet KED/ Pritet të zgjidhen 2 kandidatë për

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është mbledhur ditën e sotme për të shqyrtuar kandidaturat për vakancat që janë krijuar në Gjykatën Kushtetuese, të shpalluira nga Presidenca dhe Kuvendi.

Në mbledhjen e sotme, KED do të zgjedhë 2 kandidatura nga 5 të tilla që janë në garë. Por përveç përzgjedhjes së 2 emrave, Këshilli do të vendosë nëse do të pranojë Eugen Papandilen dhe Zhaklina Peton, që u rikthyen në garë nga Gjykata Administrative e Apelit.

Për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese nuk kanë munguar edhe thirrjet nga ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim.

Kim ka kërkuar që Gjykata Kushtetuese të jetë funksionale në fundin e këtij viti. Por ngritja dhe funksionimi i Kushtetueses është edhe një nga kushtet kyçe të BE për hapjen e negociatave./CNA.al.

 

Lajmet e fundit nga