Aktualitet
“SHBA mbështet luftën kundër krimit dhe korrupsionit”/ Kim: Konfiskimi i pasurive, shembull i përsosur

Ambasadroja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim u shpreh sot se Uashingtoni mbështet fuqishëm çdo përpjekje për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin në nivele të larta.
Gjatë aktivitetit përmbyllës të projektit të Komisionit për Demokraci, “Ripërdorimi Social i Pasurive të Konfiskuara nga Krimi i Organizuar”, Kim u shpreh kjo iniciativë ka për synim ripërdorimin e qëndrueshëm të pasurive të sekuestruara nga grupet e krimit të organizuar nga organizatat e shoqërisë civile është edhe inovative.
“Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqimisht përpjekjet për të luftuar krimin e organizuar, dhe përpjekjet forcojnë rolin e shoqërisë civile në parandalimin e korrupsionit, krimit të organizuar dhe abuzimeve me të drejtat e njeriut. Ripërdorimi shoqëror i pasurive të konfiskuara të krimit të organizuar është një shembull i përsosur se si këto përparësi janë të ndërlidhura dhe mbështesin njëra-tjetrën.
Jam e lumtur që jam pjesë e kësaj konference sot, e cila thekson ndikimin e organizatave të shoqërisë civile që punojnë në mënyrë efektive dhe me një avokim të patrembur. Kjo iniciativë që synon ripërdorimin e qëndrueshëm të pasurive të sekuestruara nga grupet e krimit të organizuar nga organizatat e shoqërisë civile është edhe inovative, në kohë dhe e nevojshme”, tha Kim.
Ambasadorja e SHBA shtoi se pasuritë e sekuestruar të krimit po kthehen në shërbim të qytetarëve.
“Ndërsa qeveria dhe institucionet e zbatimit të ligjit janë në ballë të luftimit të krimit të organizuar, shoqëria civile dhe qytetarët mund dhe duhet të luajnë një rol të rëndësishëm në të njëjtën luftë në mënyrën e tyre.
Ripërdorimi shoqëror i pasurive të konfiskuara të krimit të organizuar siguron një parandalim më efikas të krimit të organizuar, pasi aktivizon rritjen ekonomike dhe dinamikat e zhvillimit shoqëror përmes pjesëmarrjes shoqërore. Merr diçka që rrjedh nga një ndikim negativ në shoqëri dhe e kthen atë në një diçka pozitive.
Ai demonstron mundësinë për të shndërruar fitimet e paligjshme në mundësi për të ndihmuar viktimat dhe komunitetet e prekura nga krimi i organizuar, dhe ndërton besimin midis qytetarëve dhe qeverisë”, nënvizoi Kim./CNA.al.
Lajme të Rekomanduara:

Agron Gjekmarkaj si Fahri Balliu i III-të
Një analist i ardhur gjatë kohës së opozitës së Partisë Demokratike, fillimisht një kritik i ashpër i Lulzim Bashës, njeri që kishte nxjerrë shpatën dhe...

Kontrabandë dhe shpërdorim detyre/ Arrestohen 2 policë dhe 2 doganierë në Korçë
Në kuadër të luftës kundër kontrabandës dhe veprimeve abuzive në pikat kufitare në të gjithë vendin, nga informacionet e mara në rrugë operative dhe në...