LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rihapet gara për aeroportin e Vlorës/ Rama: Shpresojmë që fituesi të zgjidhet brenda vitit

23 Nëntor 2020, 09:32, Politikë CNA
Rihapet gara për aeroportin e Vlorës/ Rama: Shpresojmë që

Nga sot rihapet gara për rindërtimin dhe operimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës.

Këtë lajm e ka dhënë ditën e sotme ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, e cila tha se gara do të jetë e hapur deri më 23 dhjetor.

Më pas një grup ekspertësh do vlerësojë ofertat dhe do të bëjë të mundur shpalljen e fituesit.

Përmes një postimi në rrjetin socia, duke shpërndarë fjalën e ministres Balluku, kryeministri Edi Rama shprehet optimist që fituesi i kësaj gare të zgjidhet brenda vitit.

?Rihapet gara ndërkombëtare për aeroportin e Vlorës, pas një pezullimi 9-mujor për shkak të pandemisë, e cila i ka dhënë një goditje shumë të rëndë sektorin aeroportual në botë dhe ka paralizuar botërisht investimet në këtë sektor.

Shpresojmë që pjesa e mbetur e afateve të garës do të mundësojë afrimin e investitorëve potencialë dhe krijojë hapësirën për përzgjedhjen e një konkurenti fitues brenda vitit?, shkruan Rama./CNA.al.

Lajmet e fundit nga