Kronika
Raporti/ Gazetarja nxjerr shifrat: Brenda dy viteve, 1600 shqiptarë që kanë hyrë në Ekuador

Brenda dy viteve në Ekuador kanë hyrë 1600 shqiptarë. Kështu deklaroi gazetarja Fatjona Mejdini sonte në ‘Opinion’ teksa foli për aktivitetin kriminal të shqiptarëve në këtë shtet.
Duke ju referuar rastit të Adriatik Tresës, i vrarë pak ditë më parë, gazetarja tha se më herët ndaj tij kishte patur një tentativë rrëmbimi.
“Ka patur një tentativë rrëmbimi ndaj tij disa kohë më parë, se nëse dikush rrëmbehet është më e lehtë për ta vrarë. Pasi policia ka shkuar, ka gjetur 32 mjijë dollarë në cash dhe 70 mijë euro”, tha Mejdini.
Duke ju referuar një raporti të publikuar, gazetarja tha se mendohet që në harkun kohor 2017-2019 kanë qenë 1600 shqiptarë që kanë hyrë në Ekuador, të favorizuar edhe nga fakti që ky vend nuk ka sistemin e shenjave të gishtave./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Zbardhen detajet e para/ Kush është i riu që u ekzekutua me kallashnikov në mes të Durrësit
Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me vrasjen që tronditi mbrëmjen e sotme qytetin e Durrësit. Burime nga policia kanë bërë të ditur se...

Tronditet Durrësi, vritet me armë i riu në mes të qytetit
Një vrasje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës. Një i ri është i ri është qëlluar me armë, duke ndërruar jetë në spital. Durrës/Informacion...