LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Rama ka braktisur veriun e vendit”/ Berisha tregon qytetet më të prekura: Po bëhen pak testime

23 Nëntor 2020, 11:38, Politikë CNA
“Rama ka braktisur veriun e vendit”/ Berisha tregon qytetet më

Ish kryeministri Sali Berisha ka akuzuar qeverinë për fshehje të numrit të viktimave nga Covid-19, duke shtuar se pjesën veriore të vendit e ka lënë në harresë të plotë gjatë pandenisë.

Përmes një postimi në rrjetin social Berisha shkruan se rastet e vdekshmërisë kanë pasur një rritje dramatike, dhe sipas tij Shkodra dhe Lezha janë dy qytetet që kanë shifra më të larta në raport me popullsinë.

?Rritje dramatike me 41 dhe 46% e vdekshmerise perkatesisht ne Shkoder, Lezhe. Vdekjet ne keto rrethe nga covid19 jane 4 here me te larta se ato te raportuara.

Braktisja e Veriut nga Edvini, politike kriminale, liçence per virusin per tu perhapur dhe per te marre qindra e qindra jete njerezish ne keto rrethe.

Miq, skandali i fshehjes se vdekjeve nga covid19 arrin kulmin ne veriun e vendit. Nga Instituti i Statistikave njoftohet se Shkodra dhe Lezha rezultojnë qarqet që kanë pasur rritjen më të lartë të vdekjeve  në raport me popullsinë përkatëse në tremujorin e tretë të këtij viti, në krahasim me korrik-shtator 2019.

Keshtu te dhënat e përpunuara nga Monitor, bazuar mbi statistikat e INSTAT për vdekjet në tremujorin e tretë dhe popullsinë sipas qarqeve tregojnë se rritjen më të lartë të jetëve të humbura në vend në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë e kishte Shkodra me një shtesë prej 8.4 vdekjesh për 10 mijë banorë. Në këtë qark, në tremujorin e tretë u raportuan 577 vdekje gjithsej, me një rritje prej 41%, ose 169 vdekje më shumë se sa ne korrik-shtator te vitit 2019.

E dyta, sipas të njëjtës llogaritje është Lezha (me një shtesë prej 7.8 për 10 mijë banorë), që ka parë një rritje të vdekjeve me 46% në krahasim me tremujorin e tretë te vitit 2019?, tha Berisha.

Më tej ish kryeministri theksoi se këto shifra alarmante janë dëshmi e qartë e braktisjes së madhe që Rama po i bën veriut të vendit.

?Keto te dhena jane deshmi e braktisjes se madhe te Veriut te vendit nga Edvin Kristaq Urrejtja ne kohen me te veshtire te tyre pandemise se covid19, te kufizimit maksimal te testimeve duke kulmuar me rastin e 18 testeve per 13 te semure ne Shkoder.

Kjo vdekshmeri, me e larta ne Shqiperi eshte gjithashtu rezultat i mospergjigjes nga 127 e drejtorit peng i Edvinit ndaj kerkesave te qytetareve per ndihme ne keto rrethe. Denoj me ashpersine me te madhe kete qendrim politik çnjerezor perçares te Edvin Urrejtjes qe kushtojne qindra jete njerezish?, tha Berisha./CNA.al.

Lajmet e fundit nga