Connect with Us

Paralajmërimi i Metës për policët/ Ironizon Artan Hoxha: Kujdes patriot, je shumë i ri në moshë

Politikë

Paralajmërimi i Metës për policët/ Ironizon Artan Hoxha: Kujdes patriot, je shumë i ri në moshë

Publikuar

-

“Po ke mik të lënë telefon në spitalet Covid”/ Artan Hoxha nxjerr zbuluar propagandën e qeverisë

Presidenti Ilir Meta bëri një paralajmërim të fortë mbrëmjen e sotme, teksa po fliste për gjobën që mori për pjesëmarrjen e në ditëlindjen e aktorit Bes Kallaku.

Meta tha se policët të vënë gjoba sa të duan, por paralajmëroi se nëse prekin qoftë edhe një votë në 25 prill do të përfundojnë në këmbët e qytetarëve më keq se policët e Mubarakut.

Për këtë deklaratë ka reaguar edhe gazetari Artan Hoxha, i cili ironizon Kreun e Shtetit dhe i thotë këtij të fundit të largojë ëndrrat e këqija nga koka.

Interesante deklarata e presidentit, sot në mbrëmje për fatin e “policëve të Mubarakut”…

Vetëm kujdes me referencat patriot, mos u ngatërro si me Salvador Allende. Presidenti kilen, Allende, vrau veten në zyrë gjatë grushtit të shtetit, të organizuar dhe drejtuar nga gjenerali fashist, Augusto Pinoçet..

Kot me pyet, a e dini si përfundoi, presidenti Hosni Mubarak, njeriu më i fuqishëm i Egjiptit për 30 vite me rradhë?!

Pasi u rrëzua me revolucion popullor nga pushteti, gjatë “pranverës Arabe” me 2011-ën, Mubarak, u arrestua dhe përfundoi në burg nga mosha 82-vjeçare deri në moshën 88-vjeçare…

Je ende shumë i ri në moshë, president, largoi nga koka ëndrrat e këqija… Problemi i vërtetë i Egjiptit, nuk ishin “policët e Mubarakut”, por Mubaraku vetë dhe pushteti autokratik i tij…”, shkruan gazetari në rrjetet sociale./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Sandër Lleshaj, “kapteti i dështuar” i Rilindjes

Publikuar

-

Nga

Sandër Lleshaj, “kapteti i dështuar” i Rilindjes

Sot u shfaq në Gjykatë, siç raportuan edhe mediat, Sandër Lleshaj, ministri i dorëhequr pas vrasjes së Klodian Rashës.

Njeriu më i dështuar në Ministrinë e Brendshme, njeriu që la gradën e gjeneralit të ushtrisë për tu bërë një ‘kapter partie’, njeriu që bleu një BMW luksoze e cila me çmimin e  tregut shkonte rreth 100 milionë. Njeriu që mbante  detyrën e ministirt kur u shemb Teatri, apo kur u vra njeri.Njeriu i sa e sa skandaleve në institucionin e rendit publik në Shqipëri.

Sot, Sandër Lleshaj u shfaq para Gjykatës pas një padie që ka bërë ndaj CNA.al në lidhje me publikimin që ne kemi bërë për BMW e tij luksoze disa muaj më parë. Fillimisht atë e mohuan , një makinë që qarkulloi me targa fallco dhe pa siguracion. Më pas, ne përgatitëm dokumentat  e rregullta dhe u deklarua dhe pranua publikisht se s’ishte me afërsi rreth 100 milionë, por thjesht dhe vetëm 50 mijë euro, në kulmin e pandemisë dhe pas tërmetit.

Nga ana tjetër, Sandër Lleshaj, solli dhe letra që tregonin që ishte 87 mijë euro, por vetëm ky mund  ta merrte me një çmim 50 mijë euro, pa llogaritur  këtu TVSH pasi bashkë me të shkon dhe 60 mijë sepse ishte ministër i Brendshëm dhe e kishte siguruar ai.

Gjithsesi, përtej këtyre brockullave që ka përdorur si justifikime, fakti është  se BMW ka ekzistuar , por sot Sandër Lleshaj në Gjykatë, nuk kishte hallin e BMW, e kishte harruar debatin në Parlament dhe fyerjet që përdori ndaj CNA.al, por u paraqit në Gjykatë, a thua se është njeri i ndershëm dhe hallin e madh e kishte se ndihej i fyer se e kishin quajtur ‘kapter partie’ .

Në fakt Sandër Lleshaj, është ‘kapteri i dështuar’ i Rilindjes. Ky është termi që duhet  përdorur sepse në konceptin tonë si ministër i Brendshëm, është dështimi më i madh në historinë e 30 viteve.

Mjafton shembja e Teatrit dhe vrasja e të riut si argumenta.

Më tej, zoti Lleshaj, duhet ta dijë e çfarë është një ‘kapter partie’. Një ‘kapter partie’ është një i deleguar i partisë, ku në struktura është një krahasim që i bëhet ushtarakut në stukturën e një partie. Dhe Sander Lleshaj ishte një gjeneral ushtrie, ashtu si ne kemi thënë, i cili dorëzoi gradat e tij, për tu bërë ministër i Brendshëm, pasi Ilir Meta nuk  e dekretonte dhe u kthye në një ‘kapter partie’ pasi u delegua në Lezhë, ku dhe dështoi siç e ka pranuar vetë publikisht në opinion duke thënë se nuk është kaq i mirë në marrëdhëniet me njerëzit dhe publikun, apo marrëdhëniet politike.

Prandaj zoti Lleshaj nuk ka pse shqetësohet fare, ne do jemi në Gjykatë përballë tij, ashtu siç kemi fituar çdo gjyq tjetër, do ta fitojmë dhe me Sandër Lleshaj, pasi ne nuk mund të na e mbyllë gojën një ‘kapter i dështuar’ i Rilindjes, një ministër i përkohshëm i cili sot është  një qytetar i thjeshtë dhe të gjitha shkrimet, të gjitha akuzat kanë qenë ndaj institucionit të minististrit të Brendshëm, ndaj pozicionit që ai mbante.

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 13 janar 2021

LEXO EDHE:  Rama i përgjigjet Metës/ Më vjen keq, është zhytur i gjithi në fushatë politike

Sot ai është një qytetar i lirë, nuk e dimë, a është më ‘kapter partie’ apo jo, sepse këtë di vetë ta zgjedhë, por ajo që është fakt dhe që ne do e përsërisim është që Sandër Lleshaj është ‘kapteri i dështuar’ i Rilindjes , apo ‘kapteri dështuar’ i Partisë Socialiste. Si ministër i Brendshëm, si i deleguar në Lezhë, e kështu me radhë.

Tani në fund, do vazhdojme t’i shtrojmë edhe një pyetje që i’a kemi thënë disa herë ne CNA.al.

Ajo vila në Gjirin e Lalzit, të cilën nuk e deklaron, por që ju e përdorni sistematikisht , pse nuk është në deklarimet e pasurisë tuaj? Pasi tashmë po ju japim dhe një informacion që do ta zhvillojmë dhe më tej.

Garda e Republikës ka pasur oficerë dhe ka kryer shërbim në atë vilë që ju nuk e deklaroni, që është në emër të dikujt tjetër, por që e posedoni ju, e përdorni ju prej shumë vitesh, gjithsesi ashtu siç kemi raportuar dhe më parë, do vazhdojmë të shkruajmë pa ndalim për çdo ‘kapter partie’, e ka emrin Sandër, e ka emrin Bledi Çuci, e ka emrin Fatmir Xhafa, Saimir Tahiri, apo kushdo qoftë.

Megjithëse disa nga këta emra i ofendojmë po t’i krahasojmë me Sandër Lleshaj.

Gjithsesi, ne i rekomandojmë ish ministrit të dështuar, njeriut që do mbahet mend si ministër i Brendshëm kur u vra një i ri i pafajshëm nga policia, njeriut që do mbahet mend si ministër i Brendshëm që shembi një Teatër dhe rrahu artistët, si ministr i Brendshëm që bleu një BMW luksoze në kulmin e pandemisë dhe pas tërmetit në Shqipëri, në ditët më të mëdhaja të mjerimit.

Gjithsesi, përballja do vazhdojë, ‘kapteri i dështuar’ i Rilindjes, duhet të jetë i bindur që ne nuk do ndalemi, nuk do bëjmë asnjë hap pas, përkundrazi do të jemi përballë tij, edhe pse tashmë kishim vendosur mos e kujtonim më sepse është një ‘kufomë politike’ dhe i pavlerë në të gjithë bëmat dhe gjëmat e tij.

Gjithsesi këtu do jemi, meqenëse dëshiron të jetë në treg, le të vazhdojmë betejën, por besoj se në politikë ai ka marrë fund, ndoshta tani nuk vlen më as si ‘kaptër’ i Rilindjes./CNA.al

“Ministri i Lalzit”/ Sandër Lleshaj hesht për vilën luksoze

Skandali i denoncuar nga CNA.al/ Habit Lleshaj: BMW u ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë 49 mijë euro, jam krenar

Skandali me BMW-në luksoze/ Kur do ta japë dorëheqjen Sandër Lleshaj?

BMW-ja luksoze/ Lleshaj kërkon të mbulojë skandalin, fsheh dokumentet

Denoncimi i skandalit/ Lleshaj zhdoganon BMW-në luksoze

Pasi bleu BMW-në luksoze, “kapter” Lleshaj shumëfishon gjobat

Si e lufton krimin dhe drogën, “kapter” Lleshaj

Gënjeshtrat publike të “kapter” Sandër Lleshajt

LEXO TE PLOTE

Politikë

Paloka i përgjigjet Ballës/ Rama bën biznes me mafian dhe shtron darka luksi

Publikuar

-

Nga

Paloka i përgjigjet Ballës/ Rama bën biznes me mafian dhe shtron darka luksi

Nënkryetari i PD, Edi Paloka i është përgjigjur sekretarit të Përgjithshëm të PS, Taulant Balla i cili tha pak më herët se kreu i PD e ka mik eurodeputetin e përfshirë në pastrimin e parave nga ‘Ndrangheta’, Lorenzo Cesa-n, dhe nëse bëhet tentativë për lidhje politike, atëhere ata do të shkojnë tek Basha.

Paloka thekson se ai që bën biznes me mafian dhe që trefishon pasuritë e tij dhe të ministrave është Rama. Paloka nuk la pa kujtuar as darkën luksoze të ministrave në Dubai në kohën kur po përmbytej vendi.

“Ai qe ben biznes me mafian, qe trefishon pasurite e tij dhe te ministrave, qe dergon ministrat ne darka luksoze ne Dubai ndersa vendi permbytet…Eshte ai dhe vetem ai qe po shkaterron Shqiperine dhe demton reputacionin e saj nderkombetar, Edvin Rama! E vetmja mënyrë për ta rikthyer Shqipërinë tek suksesi dhe shpresa , është të largojme Ramën !E kjo është pikërisht ajo që do të bëjmë”, shkruan Paloka./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Leja për një thertore/ Rakip Suli çon në SPAK Xhelal Mziun

Publikuar

-

Nga

Rakip Suli çon në SPAK Xhelal Mziun

Ish kryetari i bashkisë së Kamzës Xhelal Mziu është vendosur sërish nën lupën e drejtësisë, pas padive të kryebashkiakut të ri Rakip Suli.

Mësohet se kryetari aktual, Rakip Suli e  ka paditur në SPAK për shpërdorim detyre ‘paraardhësin’ e tij në detyrë, Xhelal Mziun.

Bëhet fjalë për një leje ndërtimi që ka dhënë Mziu për një thertorje në Laknas./CNA.al

LEXO TE PLOTE