Shëndeti
“Paniku vret më shumë se virusi”/ Muka thirrje të fortë: Le të ndajmë mesazhe pozitive

Ish-zv.ministri i Arsimit dhe studiuesi Taulant Muka, ka reaguar për situatën shëndetësore në vendin tonë, ku sot është regjistruar numri më i lartë i vdekjeve ditore nga Covid-19 që nga fillimi i pandemisë.
Duke marrë shkas nga komentet, Muka thotë se në Shqipëri po përhapet shumë panik, ndaj kërkon që të përhapen më shumë lajme pozitive. Ai thekson se paniku mund të vrasë më shumë se virusi.
“Po shikoj lajmet në disa media shqiptare: shumë panik! Le të ndajmë mesazhe pozitive pasi paniku mund të vrasi më shumë se virusi! Shëndeti Publik bazohet mbi edukimin dhe mesazhet pozitive/inkurajuese për të parandaluar efektet anësore dhe jo për të shkaktuar efekte anësore!”, shkruan studiuesi në rrjetet sociale./ CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Shifrat nuk njohin ulje/ Konfirmohen 786 raste të reja dhe 7 humbje jete
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të mos e ulin vigjilencën në zbatimin e rregullave antiCOVID; Vendosni maskën mbrojtëse në çdo...

Kush janë personat që kundërindikohen nga vaksina e Covid-19?
Nga Dr. Blerta Brati, mjeke mikrobiologe pranë ISHP Ekspertët rikonfirmojnë se të qenit alergjik nuk është kundërindikacion për vaksinimin kundër infeksionit, në kundërshtim me atë...