Connect with Us

“Nuk do e harroj golin kundër Greqisë”, Armando Dobra rrëfehet në ngjyrat kuqezi

Kombëtare

“Nuk do e harroj golin kundër Greqisë”, Armando Dobra rrëfehet në ngjyrat kuqezi

Publikuar

-

Armando Dobra i kanë mjaftuar vetëm pak minuta në debutimin e tij me Kombëtaren U-19 që t’i tregonte të gjithëve se kishte shumë talent dhe se ardhmja e tij mund të jetë e shkëlqyer. Mesfushori i lindur dhe rritur në Angli është një prej lojtarëve më premtues të gjeneratës së tij dhe aktualisht militon në radhët e Kombëtares U-21 të drejtuar nga Alban Bushi.

Edhe në dy ndeshjet e fundit të kuqezinjve ai ka spikatur me driblimet dhe pasimet e tij plot fantazi. Veçanërisht në fitoren e fundit 3-1 ndaj Andorrës paraqitja e tij ishte mjaft e mirë dhe nuk kaloi pa rënë në sy. Jo më kot klubi i tij Ipswich Town vendosi t’i ofronte një kontratë të re 5 muaj më parë, ndërkohë që lojtari grumbullohet rregullisht me ekipin e parë çdo ndeshje.

Në intervistën e tij për rubrikën “Talenti Shqiptar” në fshf.org, Dobra rrëfen rrugëtimin e tij në futboll dhe momente më kulminante të karrierës së tij. 19-vjeçari i ka idetë e qarta dhe shpreson që në të ardhmen të ngjitet në majat më të larta të futbollit, si në nivel klubesh ashtu edhe me Kombëtaren kuqezi.

– Si lindi dëshira dhe pasioni për futboll? Na trego diçka për hapat e tu të parë në futboll?

– Im atë ka qenë gjithmonë një tifoz i madh futbolli. Prej tij në fakt nisa ta pëlqej edhe unë futbollin qysh në moshë të vogël. Mbaj mend që shkonim shpesh në park dhe luanim bashkë me top që kur kam qenë 4-5 vjeç.

– Si është marrëdhënia juaj me grupin dhe trajnerin në Kombëtaren U-21? Po te klubi si ndihesh, diçka për ecurinë me klubin?

– Mendoj se kemi një grup mjaft të mirë lojtarësh, jam ndjerë mirë duke filluar që nga dita e parë e grumbullimit. Kemi një grup shumë të talentuar dhe mendoj se mund të bëjmë gjëra të mirë bashkë. Gjithashtu, edhe trajneri Bushi më ka mbështetur shumë gjatë gjithë kohës, në seanca stërvitore dhe në ndeshje dhe më tregoi se donte shumë të isha pjesë e skuadrës së tij. Më ka ndihmuar shumë dhe i jam mirënjohës për këtë.

Sa i përket klubit, mendoj se jam paraqitur vazhdimisht mirë me Ipswich-in, kam luajtur me skuadrën e parë dhe kam shënuar gola madje para disa javësh. Shpresoj shumë që të vazhdoj të bëjë paraqitje sa më të mira edhe këtë sezon dhe të forcoj pozitat e mia në skuadër.

– Si e përjetove momentin kur more ftesën e parë nga kombëtarja dhe debutimi me ngjyrat kuqezi? (flasim për U21 domethënë)

– Marrja e ftesës për të luajtur me ekipin Kombëtar U-21 të Shqipërisë ishte një ëndërr e bërë realitet. Jam ndjerë shumë krenar kur luajta ndeshjen e time të parë me ngjyrat kuqezi dhe do ta mbaj mend përgjithmonë atë ndjesi krenarie që përjetova.

– I rishikon ndeshjet e tua pasi luan? Dhe nëse po, çfarë i thua vetes?

– Po, i rishikoj gjithmonë ndeshjet e mia në mënyrë që të nxjerr konkluzione se çfarë mund të përmirësoj pas çdo ndeshjeje. Sepse duhet të përmirësohesh gjithmonë nëse do të arrish majat. Ka raste kur jam shumë kritik për veten, sepse dua të bëj gjithnjë më të mirën në fushë.

– Cili ka qenë momenti apo episodi më i lumtur në karrierën tënde deri tani? Me kombëtaren dhe me klubin.

– Sa i përket klubit, ishte momenti kur shënova ndaj Luton në ndeshjen e debutimit. Nuk kishte ku të shkonte më mirë se kaq. Ishte fantastike të shënoja gol që në ndeshjen time të parë me Ipswich Town.

Ndërsa me Kombëtaren U-21, momenti më i bukur ishte kur shënova gola me ndaj Greqisë në ndeshje zyrtare për eliminatoret e Evropianit. Ka qenë një moment i jashtëzakonshëm krenarie për mua dhe nuk do ta harroj kurrë.

– Cila është sakrifica më e madhe që ke bërë për futbollin?

– Sakrifica ime më e madhe ishte largimi nga familja për t’u transferuar në Ipswich. Ka qenë e vështirë për mua të jetoja larg shtëpisë time dhe familjes, por isha i vendosur për të ndjekur ëndrrën time dhe e mora pa u menduar gjatë këtë vendim.

– Çfarë synimi ke për të ardhmen?

– Synimi im për të ardhmen që të bëhem një lojtar titullar i rregullt te Ipswich Town. Ëndërroj gjithmonë që të luaj një ditë në Premier Ligën angleze si edhe të debutoj me Kombëtaren A të Shqipërisë.

– Cili është idhulli yt në kombëtaren ideale?

– Unë nuk kam një idhull në Kombëtaren shqiptare për të qenë i sinqertë, por idhulli im në futboll është Lionel Messi.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

E bujshme/ Armando Sadiku arrin akordin me klubin nga Bolivia

Publikuar

-

Nga

Sulmuesi i Shqipërisë Armando Sadiku do të transferohet në Bolivinë e largët. Futbollisti i Erzurumsporit do të transferohet te klubi i Bolivarit në Amerikën e Jugut.

Lajmi konfirmohet nga presidenti i klubit amerikanolatin, Marselo Klaur në “Twitter”, i cili ka pranuar se ka arritur akordin me Sadikun.

“Mirëserdhe, Armado Sadiku! Sulmuesi i fuqishëm 29-vjeçar, i cili ka shkëlyer në ligat kryesore të Europës ka shënuar më shumë se 100 gola në Spanjë, Zvicër, Poloni dhe Turqi.  Është i pari shqiptar që vjen në Bolivi! Përgatitemi për 100 vjetorin e FK Bolivarit!”, shkruan presidenti i Bolivarit, Marselo Klaur rreth afrimit të Armando Sadikut.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Barça surprizon me vendimin, mësohet e ardhmja e Manajt

Publikuar

-

Nga

Rey Manaj nuk do lëvizë nga Barcelona B. Katalanasit kanë vendosur të mbajnë sulmuesin e tyre, paçka se ofertat për lushnjarin nuk kanë munguar. Manaj është aktivizuar rregullisht këto javë, teksa shanset që katalanasit e vegjël të ngjiten në La Liga 2 janë të vogla.

Crotone në Serie A dhe Pesacara kanë shfaqur interes për lojtarin, ndërsa Barcelona ka refuzuar huazimin e dy klubeve për sulmuesin e Kombëtares. Spanjollët nuk duan ta japin lojtarin në huazim, duke dashur që ai të tregojë vlerat dhe më pas të mendojnë për shitjen e tij. Manaj u bashkua me Barcelonën B nga Albacete, teksa është produkt i Akademisë së Inter.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Kosova dhe Turqia organizojnë miqësore me tifozë

Publikuar

-

Nga

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka qenë ditën e sotme në Turqi, teksa ka takuar homologun e tij, Nihat Ëzdemir. Në këtë takim mes palëve janë arritur shumë marrëveshje teksa është firmosur Memorandumi i Bashkëpunimit, i cili lejon thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit.

Si pasojë e kësaj arritje, ekipet zinxhir të Kosovës mund të shkojnë në Turqi për fazë, parashikohet rritja e futbollit të femrave ndërkohë edhe gjyqtarët mund të shkojnë për seminare në Turqi, ndërsa ekspertët turq do të vinë në Kosovë për të ndihmuar me aplikimin e VAR. Ndërkaq, u dakordësua edhe një miqësore mes Kosovës dhe Turqisë sapo të mbarojë pandemia, në mënyrë që të luhet me tifozë.

Postimi i FFK:

Presidenti Agim Ademi është pritur sot nga presidenti i Federatës së Futbollit të Turqisë, Nihat Özdemir. Pjesë e këtij takimi nga FFK ishin edhe nënkryetari Bakir Burri, anëtari i KE-s, Xhelal Broja dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu, derisa nga federata turke nënkryetarët Servet Yardımcı, Yilmaz Buyukaydin dhe sekretari i përgjithshëm, Kadir Kardaş.

Me këtë rast është nënshkruar Memorandumi i Bashkëpunimit që synon të forcojë edhe më shumë marrëdhëniet ndërmjet dy federatave si dhe ofron bashkëpunime në shumë projekte të përbashkëta.

Të dy presidentët nëpërmjet këtij memorandumi u dakorduan për shkëmbim të përvojave dhe thellim të bashkëpunimit. Ky memorandum parasheh shkuarjen e ekipeve zinxhir të kombëtares për kampe në Turqi, pastaj bashkëpunimin për ngritjen e futbollit të femrave, duke pasur parasysh se të dyja vendet jemi po thuajse në të njëjtin nivel. Në këtë segment parashihet që ekipet tona të shkojnë në kampingje në Turqi, në kohën kur përfundojnë garat, për shkak të kushteve më të mira atmosferike.

Përkrahja e Federatës Turke për sistemin VAR zë vend të rëndësishëm në këtë memorandum, duke pasur parasysh se Turqia në këtë aspekt ka avancuar shumë. Presidenti Özdemir u zotua që do të ndihmojë teknikisht dhe profesionalisht FFK-në në këtë drejtim. Në këtë pikë parashihet që gjyqtarët tanë të shkojnë për seminare në Turqi, por njëherësh edhe ekspertët turq do të vijnë në Kosovë për të ndihmuar në implementimin sa më të mirë të sistemit VAR.

Pjesë e këtij memorandumi është zotimi i presidentit Özdemir për ndërtimin e një fushe stërvitore për fëmijët me nevoja të veçanta, investim ky i përbashkët, me qëllim të zhvillimit të garave në formë turneu për këtë komunitet.

Gjithashtu krerët e të dyja federatave u dakorduan për zhvillimin e një miqësoreje ndërmjet dy kombëtareve tona në Stamboll, por e cila do të zhvillohet pas pandemisë. Kjo për shkak të interesimit të madh të tifozëve për një ndeshje të tillë, duke pasur parasysh edhe numrin e madh të shqiptarëve që jetojnë në Turqi.

Në këtë takim u diskutua edhe për gjetjen e mundësive për t’i ndihmuar klubet tona që të jenë sa më shumë të pranishme në kampet e Antalisë, ku shumica e klubeve të Evropës juglindore i kryejnë përgatitjet gjatë verës dhe dimrit.

Gjatë këtij takimi presidenti Özdemir, i cili është mik i madh i Kosovës dhe njëherësh pronar i kompanisë KEDS që operon në Kosovë dhe që është një nga sponsorët e FFK-së, lavdëroi punën dhe afërsinë e presidentit Ademi dhe ekipit të tij, teksa i ofroi mbështetjen e tij të përhershme dhe të federatës turke, duke theksuar se FFK dhe Kosova si shtet kanë një tretman të veçantë.

Ndërkaq, presidenti Agim Ademi e falënderoj presidentin Özdemir për mikpritjen e ngrohtë dhe drekën e shtruar për delegacionin e FFK-së, teksa nënshkrimin e memorandumit e vlerësoi si një dëshmi të miqësisë së gjatë dhe të përhershme të dy federatave dhe shteteve tona.  Në fund u shkëmbyen edhe dhurata ndërmjet krerëve të dy federatave.

Më herët FFK ka nënshkruar memorandume bashkëpunimi edhe me Shqipërinë, Gjermaninë dhe Katarin, derisa memorandume të tilla janë paraparë edhe me vendet skandinave: Suedinë, Danimarkën dhe Norvegjinë, por që nuk janë realizuar ende shkaku i pandemisë. Gjithsesi, FFK do të vazhdojë me krijimin e një politike të tillë afruese dhe të bashkëpunimit me të gjitha federatat që e kanë përkrahur para, gjatë dhe pas pranimit në UEFA e FIFA.

LEXO TE PLOTE