Connect with Us

Njerëzimi “nën pushtetin” e Covid/ Mbi 59 milionë të infektuar në të gjithë botën

Bota

Njerëzimi “nën pushtetin” e Covid/ Mbi 59 milionë të infektuar në të gjithë botën

Publikuar

-

Si përhapet virusi në ambiente të mbyllura/ Hapat që duhet të ndiqni për ta parandaluar

Në faqen e internetit “Worldometer” e cila publikon të dhënat në lidhje me pandeminë, numri i të prekurve me koronavirus ka kaluar 59 milionë.

Janë 59 027 330 persona me Covid-19 të regjistruar deri në këto momente.

Sipas kurbës së publikuar, numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e cila numëron 12.589.088 të infektuar.

Pas SHBA-së në vend të dytë rënditet 9.140.312), Brazili (6.071.401), Franca (2.140.208), Rusia (2.114.512), Spanja (1.589.219), Britania (1.512.045), Italia (1.408.868), Argjentina (1.370.366), Kolumbia (1.248.417) dhe Meksika (1.041.875).

LEXO EDHE:  Dëmet e krizës pandemike në rajon/ Komisioni Europian: Më lehtë e kaloi Serbia

Deri më tani kanë humbur jetën 1.39 milionë njerëz dhe janë shëruar 40.7 milionë të shoqëruar./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Covid-19 në Kosovë/ Dy viktima dhe 49 raste të reja me koronavirus

Publikuar

-

Nga

Në Kosovë u konfirmuan të premten dy viktima nga koronavirusi dhe 49 raste të reja të të infektuarve. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës tha se një rast i vdekjes u regjistrua në Mitrovicë dhe një në Vushtrri.

Sipas tij, rastet e reja pozitive rezultuan pas testimit të 1,835 mostrave. Shifra prej 49 i bie që dy për qind e të testuarve kanë dalë pozitivë.

IKSHPK-ja po ashtu njoftoi se në 24-orëshin paraprak, 310 pacientë janë shëruar nga koronavirusi. Me këto shifra, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë arrin në 106,803, i viktimave në 2,220 dhe i të shëruarve në 99,097.

LEXO EDHE:  Covid i merr jetën, në Morg i vjedhin aparaturën e oksigjenit 5 mijë euro

LEXO EDHE:  Dëmet e krizës pandemike në rajon/ Komisioni Europian: Më lehtë e kaloi Serbia

Raste aktive aktualisht janë 5,486. Në Kosovë është në zhvillim e sipër faza e dytë e vaksinimit, ku bëjnë pjesë personat e moshës 65-79 vjeç.

Në fazën e parë që ka nisur në fund të marsit, përparësi u është dhënë punonjësve shëndetësorë dhe personave mbi 80 vjeç.

Në fazën e tretë, ndërkaq është thënë se do të vaksinohen 50 për qind e qytetarëve. Kosova po zhvillon fushatën e imunizimit me vaksina të dhuruara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Bashkimi Evropian.

Vendi nuk ka të nënshkruar asnjë kontratë për blerje vaksinash nga ndonjë kompani farmaceutike. REL

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Menaxhimi i vaksinimit/ Opozita kritikon Qeverinë

Publikuar

-

Nga

Partitë opozitare në Kosovë kritikuan Qeverinë e Kosovës për, siç thanë, dështimin për ta menaxhuar procesin e vaksinimit të qytetarëve kundër koronavirusit.

Reagimet e dy partive opozitare, Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, vijnë pasi në mëngjesin e së premtes, Policia e Kosovës u desh të ndërhyjë për të vënë rend pranë sallës “1 Tetori” në Prishtinë, ku ishin mbledhur një numër i madh qytetarësh, për t’u vaksinuar kundër koronavirusit.

Në sallën “1 Tetori”, prej 12 majit, ka nisur vaksinimi i personave mbi 65 vjeç. Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, tha në një konferencë për media se Qeveria e kryeministrit Albin Kurti duhet të mbajë përgjegjësi morale dhe penale, pasi, sipas tij, shteti ka bërë “krim ndaj qytetarëve”.

“Sot ishim dëshmitarë të skenave tronditëse, ku të moshuarit shtyheshin me njëri-tjetrin, pa fajin e tyre, për ta marrë një vaksinë, ndërsa Qeveria, kryeministri Kurti, ministri [i Shëndetësisë, Arben] Vitia i kishin braktisur ata dhe po i braktisin çdo ditë qytetarët në një betejë të vështirë me pandeminë”.

“Sot ishim dëshmitarë se mungoi shteti, mungoi kryeministri dhe mungoi ministri i Shëndetësisë. Kjo për ne, si PDK, është e papranueshme dhe është e patolerueshme”, tha Hoxhaj.

Deputeti i LDK-së, njëherësh ish-ministër i Shëndetësisë, Armend Zemaj, tha se pamjet e sotme pranë sallës “1 Tetori” janë pasojë e neglizhencës së ekzekutivit.

LEXO EDHE:  Covid i merr jetën, në Morg i vjedhin aparaturën e oksigjenit 5 mijë euro

LEXO EDHE:  Mbajtja e maskës e detyrueshme/ Muka pyet Ramën: Cila është evidenca shkencore?

“Qeveria, e udhëhequr nga Albin Kurti, dhe ministri Vitia sot kanë rrezikuar qytetarët, duke u bërë shpërndarës të infeksionit, por edhe duke rrezikuar drejtpërdrejt jetën e tyre”, tha Zemaj.

Zemaj tha se Qeveria Kurti nuk po e respekton as planin e imunizimit kundër sëmundjes që e shkakton koronavirusi, COVID-19, dhe ftoi organet kompetente që të hetojnë këtë gjë.

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës tha të premten se në sallën “1 Tetori” mund të vaksinohen vetëm qytetarët e Prishtinës.

Ministria tha se grumbullimi i një numri të madh të personave në qendrën e vaksinimit në Prishtinë është rezultat i shkuarjes së qytetarëve të komunave të tjera atje.

“Qytetarët e komunave të tjera të Republikës së Kosovës luten që t’u drejtohen qendrave të vaksinimit në komunat e tyre, me qëllim që të marrin informatat e duhura dhe të vaksinohen”, tha Ministria e Shëndetësisë.

Në Kosovë, imunizimi i qytetarëve kundër COVID-19 bëhet përmes një plani të ndarë në tri faza.

Në fazën e parë janë vaksinuar të moshuarit mbi 80 vjeç, punëtorët shëndetësorë dhe personat me sëmundje kronike.

Në fazën e dytë është paraparë që të vaksinohen personat 65-79 vjeç, mësuesit dhe forcat e sigurisë, të përfshira në menaxhimin e pandemisë.

Ndërkaq, në fazën e fundit është thënë se do të vaksinohen 50 për qind e popullatës.REL

LEXO TE PLOTE

Bota

Zonat kufitare Armene/ Macron kërkon tërheqjen e trupave azerbajxhanase

Publikuar

-

Nga

Presidenti francez Emmanuel Macron ka kërkuar që Azerbajxhani të largojë menjëherë trupat që ka në zonat kufitare me Armeninë.

“Forcat e armatosura të Azerbajxhanit kanë pushtuar territorin armen. Ato duhet të largohen menjëherë”, ka shkruar Macron në Facebook.

“Unë i them edhe një herë popullit armen se Franca solidarizohet me ju”, ka shkruar ai në një postim në gjuhën armene. Macron ka komentuar situatën kufitare në mes të Armenisë dhe Azerbajxhanit pasi ka biseduar përmes telefonit me ushtruesein e detyrës së kryeministrit në Armeni, Nikol Pashinian.

Prsidenti francez po ashtu ka thënë se shpreson që Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mund të ndihmojë “në kthim të stabilitetit dhe sigurisë në këtë rajon”. Ndërkohë pala armene ka thënë se Pashinian ka falënderuar Macronin për “qasjen miqësore” ndaj Armenisë.

Forcat e Azerbajxhanit është raportuar të kenë depërtuar disa kilometra në provincën Syunik të Armenisë.

LEXO EDHE:  Protokollet e trajtimit të Covid/ Mjekët shqiptarë në Europë letër Ramës dhe Manastirliut

LEXO EDHE:  Vaksinimi për Covid-19 mund të fillojë të hënën

Sipas ministrisë armene të Mbrojtjes, ata po ashtu kanë shkelur në dy zona të kufirit mes dy shteteve më 13 maj. Azerbajxhani ka insistuar se trupat nuk kanë kaluar në territorin armen dhe vetëm janë pozicionuar në anën azerbajxhanase, ku nuk kanë pasur qasje në muajt e dimrit.

Ministria e Jashtme në Baku ka thënë po ashtu se kufiri në mes të këtyre dy shteteve nuk është demarkuar asnjëherë, prej rënies së Bashkimit Sovjetik.

Deklaratat kundërthënëse kanë ardhur teksa zyrtarë ushtarakë të të dyja shteteve, janë takuar në kufi, duke tentuar të zgjidhin konfliktin.

Përfaqësuesit e trupave ruse është thënë se kanë marrë pjesë në negociata, që kanë zgjatur disa orë.

Asnjë marrëveshje konkrete nuk është bërë e ditur më pas. REL

 

LEXO TE PLOTE