Connect with Us

Nga Belind Këlliçi/ Si fillon e si mbaron, voton për ndryshim, del Erion

Opinione

Nga Belind Këlliçi/ Si fillon e si mbaron, voton për ndryshim, del Erion

Publikuar

-

Belind Këlliçi: Prilli nuk është ditë votimi, është ditë ndryshimi

Peza ka qenë rezidenca e Ramës në kohën kur, si kryebashkiak, e mbushi Tiranën me pallate kuturu, ca jeshilë e ca çiklaminë, pa respektuar asnjë distancë, plan urbanistik e hapësirë rrethuese.

I vetëdijshëm se betonizimi i Tiranës po sillte ndotje e kaos, kryebashkiaku i atëhershëm Rama zgjodhi gjelbërimin e Pezës për arsyen e thjeshtë se në Tiranë mungonte. I vetmi kryebashkiak, rast unikal, që nuk banoi në qytetin që e zgjodhi në krye.

Betonin për ju, gjelbërimin për vete.

Me urdhër të Sekretarit të I-rë të PPP-artisë, shokut Edi, Peza bëhet nuse një herë në vit. Festa e shtatorit rishfaq pionerët e rinj shallekuq të Enverit, ku me qofte tymi e arka birrash, i këndohet epopesë së lavdishme të tollonit, furnelave të vajgurit dhe radhëve të qumështit. Festohet tejkalimi i rendimentit në konçensione dhe realizimi i pllanit 4-vjeçar që e rendit Shqipërinë krahas Nigerisë, Republikës Domenikane dhe Sirisë, në “dëshirën dëshpërimisht të madhe për të emigruar”. Arritje këto që Bashkimi Europian refuzon t’i shohë përderisa negociatat me Shqipërinë ende nuk janë hapur.

Tradita vazhdon me kryebashkiakun aktual Veliaj.

Shoku Eri, që dje organizonte protesta kundër qeverisë socialiste Nano, sot shfaqet ultra-socialist. Ai që në vitin 2009, me partiçkën e tij G-99 kërkonte votën e të rinjve, se sipas tij “socialistët ishin shumë demode”, sot është më socialist se Lenini.

Erioni që akuzonte politikën e vjetër për lidership arkaik, me t’iu dhënë mundësia, e vendosi veten në krye të listave të G-99 në të 12 qarqet e vendit, pa respektuar asnjë normë demokratike të konkurimit brenda-partiak. Kaq i dashur ishte Veliaj për shqiptarët sa që mori veçse 0,6% të votave në rang kombëtar.

I bindur se me siglën “Erion Veliaj” nuk hynte as në oborrin e parlamentit, Veliaj mendoi t’i bashkohej PS-së, duke ndjekur të njëjtat makinacione makiaveliste si sponsori i tij politik Rama, që hynte e dilte nga selia e PS-së si “i pavarur”.

LEXO EDHE:  Erion Veliaj paralajmëron zgjedhje të parakohshme

Gdhihu Mjaftist, ngrysu Socialist.

Për dyfytyrëshin Veliaj, Peza është “rroftë sebepi” që socialistët të shohin tek ai udhëheqësin e ri të partisë. I vetëdijshëm për rrotacionin e 25 prillit, Veliaj i ka vendosur energjitë e tij në luftën e brendshme për të zëvendësuar Edi Ramën. Të dy shfaqen përkrah njëri-tjetrit, qeshin e përqafohen, porsi byroistët e djeshëm kur Shqipëria kishte marrë tatëpjetën.

Ndërkaq Veliaj vijon të shtojë radhët e rrogëtarëve fiktivë në Bashkinë Tiranë, i dijshëm se bashkia do të mbetet kështjella e tij edhe 2 vjet pas kalimit të PS-së në opozitë më 25 prill. Do të mjaftonte vetëm një javë pa rrjete sociale dhe filmime 3D, që makineria e propagandës Veliaj të shkërmoqej njëherë e përgjithmonë.

Ndërkohë që Shqipëria lufton me Covid-19, Veliaj evokon ndjenjat revolucionare të pseudo-veteranëve që, edhe pse të lindur pas lufte, vazhdojnë të përfitojnë para nga taksa-paguesit, falë statusit të veteranit.

Me morgun plot, borxhin në majë, dhe numrin e testimeve më të ulët në Europë, vendi ynë po prek fundin. 25 prilli është një mundësi e artë për të ngritur Shqipërinë dhe për të dënuar betono-maninë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Lulëzim Basha ose “Tigri prej letre”

Publikuar

-

Nga

Lulëzim Basha ose “Tigri prej letre”

Nga: Ilir Yzeiri

Pasi e ndoqa pjesë –pjesë shfaqjen e Lulëzim Bashës në TV Klan te emisioni i Fevziut “Opinion”, me qenë se po merrem këto kohë me një studim për shprehjet frazeologjike të shqipes, më ngjau se Lulëzim Bashës, me atë që tregoi mbrëmë, i shkon shprehja si «Gjeli në majë të plehut».

Ndoshta tingëllon pak ofensive, por, në këtë rast, e kam fjalën për figurën dhe rolin që luan qytetari Lulëzim Basha kur vesh kostumin e udhëheqësit të PD-së dhe kur u paraqitet shqiptarëve si kryeministri i ardhshëm i tyre. Mua personalisht më ngjan se deri tani ai po ligjëron dhe po performon si « Gjeli majë plehut ».

Mirëpo sot në mëngjes lexova te «Peizazhet e fjalës» një studim brilant të Ardian Vehbiut mbi një klishe historike të ligjërimit në vitet ’60 ku ai analizon shprehjet e përdorura nga Enver Hoxha në luftë verbale me Hrushovin që u kthyen në klishe, si : « edhe bar do hamë e nuk nënshtrohemi » apo « u shitët për 30 aspra » , në studimin me titull : « Zanafilla komplekse e një klisheje », botuar sot te Peizazhet, siç e përmenda. Në këtë studim të Vehbiut ndesha dhe një shprehje që e ka përdorur Maoja për të karakterizuar imperializmin amerikan si «tigër prej letre », një shprehje që vjen nga kultura kineze e epokës Ming. Ndaj m’u duke se edhe Basha mbrëmë, disa herë shfaqej si « Gjeli në majë plehut » dhe në disa të tjera si « Tigër prej letre ».

Po le t’i marrim sendet me radhë.

Ligjërimi i Lulëzim Bashës është më i vrafri dhe më i dobti ndër ligjërimet që artikulojnë politikanët te ne. Ai është i rrafshtë, pa ngjyrë dhe mbështetet vetëm në një regjistër : tonaliteti i ngritur dhe vetëm në një stil apo model që është stili akuzues.

Basha është një prokuror shëtitës, pa pagesë që e nis paraqitjen e tij dhe shfaqjen në publik duke lexuar pretenca. Si prokuror ai ka përballë një kriminel apo një të pandehur imagjinar dhe i numëron atij krimet që ka kryer, por jo ato që kanë ndodhur dhe ato që ka bërë realisht viktima që Luli vë në shënjestër, por ato që ka bërë personazhi i së keqes që ai ka ndërtuar në përrallën që tregon.

Sipas Lulëzim Bashës Shqipëria është në gjendjen më të keqe, populli shqiptar, sipas tij, është zhytyr në errësirë, në varfëri e në mjerim dhe krimi e korrupsioni po vrasin me mijëra vetë. Vendi është mbulura nga zija e mjerimit dhe nga papunësia. Një grup njerëzish po i hanë shqiptarët të gjallë dhe po i pjekin trupat e tyre nëpër zgafella. Për t’i shpëtuar ata po vjen Lulëzim Basha.

Ai ka një program që e ka ndërtuar me njerëzitr më të zotë dhe më të ndritur ndër shqiptarë. Sapo ai të bëhet kryeministër, do të zhduket papunësia, do të zhduket mjerimi, do të vejë në djall korrupsioni, do të kthehen me miliona shqiptarë dhe atdheu ynë i dashur soacialist do të kthehet në një kantier ndërtimi e do të nisin të ndërtohen hekurudha, kombinate, ura e autostrada.

LEXO EDHE:  Veliaj i shkruan letër nxënësve/ “I përvishet” Ina Zhupa: Propaganda nuk e fsheh dot dështimin

LEXO EDHE:  Erjon Veliaj, si qeni i Kasharit

Siç shihet ky lloj ligjërimi është një imitim i pavetëdijshëm i modelit revolucionar komunist dhe natyrisht më i lehti për t’u përdorur nga liderë mediokër dhe të paaftë. Ky lloj ligjërimi, zakonisht, përdorej në format e edukimit në kohën e Partisë së Punës dhe atë e recitonin komunistë të devotshëm sa herë që atyre u kërkohej të merrnin një anagzhim para nënës parti.

Lulëzim Basha thotë që unë jam i vetmi politikan që nuk jam rritur e formuar në komunizëm, por ai nuk na tregon dot se ku është formuar. Pikërisht këtë mungesë e ka mbushur modeli komunist i ligjërimit i bartur në PD nga idhulli i tij shpirtëror Sali Berisha. Ky është i vetmi shtrat mbi të cilin ai mund të vendosë artikulimin e tij politik sa herë që shfaqet në publik.

Ligjërimi populist dhe ai totalitar ngrihet i gjithi mbi një realitet virtual. Thelbi i atij ligjërimi është jo trasnparenca, por fshehja, jo rrëfimi i realitetit, por denoncimi dhe vizatimi i një areali të mbushur me të gjitha plagët që kapitalizmi i ka shfaqur në vite. Karakteristikë e ligjërimit të mbështetur mbi modelin enverist të paraqitjes së sendeve është fshehja e së vërtetës nga brenda dhe mbulimi i saj.

Tabuja për të përmendur dobësitë dhe gabimet e bën Lulëzim Bashën që kur shfaqet në publik as emrin të mos ia përmendë Jozefina Topallit. Imitimi i pavetëdijshëm që Basha i bën ligjërimit enverist të rrënjosur nga Berisha në trashëgiminë e kulturës së PD-së, e ka bërë atë që të paraqitet jo si një njeri normal, me gabime e me vese, por si një hero që vlon nga afshi i betejës, që kërcënon, që premton, që sheh në fushën e betejës vetëm kundërshtarë, por jo njerëz që mendojnë ndryshe.

Realiteti që ai vizaton është një e dhënë ideologjike që duhet marrë pa vërtetim . Ata që guxojnë t’i kujtojnë atij se në atë realitet që ai vizaton gjërat nuk janë ashtu si i paraqet ai, janë tradhtarë dhe të shitur. Kush nuk e beson atë çon ujë në mullirin e armikut. Pikërisht siç patën bërë edhe komunistët pas çlirimit të vendit. Paraqitja bardhë e zi e realitetit nuk është realiteti vetë, por është njolla e zezë në mendje e atij që frymëzohet nga teoritë e luftës për ta shkatërruar kundërshtarin me mjetet e ligjërimit.

Dhe pikërisht për të gjitha këto Lulëzim Basha herë më ngjan sikur këndon si ai gjeli majë plehut, sidomos atëhere kur këndon për botën e re që do të ndërtojë dhe herë si tigër prej letre kur kërcënon me luftë, me përmbysje me konfiskime dhe përleshje./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

Shënim nga Petrika Vangjeli/Miq te dashur vuani edhe 4 vite

Publikuar

-

Nga

Faqa e njohur publikon sondazhin/ Ja kush i fiton zgjedhjet e 15 prillit

Te gjithe biem dakort qe kjo klase politike nuk eshte ajo qe ne duam, ajo qe ne na perfaqeson. Gjithmone kemi jetuar me kete gje ne tru po asnjhere nuk u beme bashke per te mos shkuar ne zgjedhjet e Prillit me keta lidera.

Tani kane filluar pazaret per vendet e sigurta ne parlament shfaqen me radhe Duka, Dule, Idrizi, Mediu Gjinushi Milo e car kane ngelur nga keta qe kane nga 200 vota ne cdo qytet. Si edhe si te perfitojne ne baze te listave kush te kape nje mandat. Bashes po i zien koka kujt tja nderheqe e kujt tja prishe.

Nderkohe Rama freskohet ne studion e Eni Vasilit me ca palaco opinioniste qe i vertit si te doje. Gjithsesi per te dale ne teme, nuk kemi zgjidhje tjeter te shikojme teatrin qe po prodhon politika jone.

Ajo qe une mendoj eshte qe nqs ne votojme Edi Ramen per 4 vitet e ardheshme, deklasohen totalisht Berisha, Basha,Iliri, edhe teta Mona ( qe nuk e tremb as covi). (Pas ketyre reshtave do doja te isha Genard Hajdini qe ti shaja njhere te gjithe te lartpermendurit.)

Duke hequr keta figura nga politika kemi pastruar 60% te kancerit qe na ka kapluar. (Sepse nqs vijne perseri keta e dime cfare fuqie kane edhe e dime se cfare Oktapodi jane te afte per te krijuar ne administratat e vendit.)

LEXO EDHE:  Publikohet videoja/ Ja si “lali Eri” manipulonte protestat për Parkun e Liqenit

LEXO EDHE:  Këlliçi: Rama prangos qytetarët, mbron trafikantët

Kam njerez rrotull qe thone nqs Rama fiton perseri do kthehet ne Vladimir Putin te Ballkankt. Joo nuk mendoj keshtu edhe e perseris qe nuk mendoj keshtu sepse jemi nje vend me principe, edhe nqs cdo njeri ruan shpirtin opozitar edhe behemi ne opozita e vendit mund ta rezojme.

Pse nuk bie Putin ? Pse nuk bie Erdogani. Keta nuk bien sepse kane nje dinasti ne kembet e tyre, por ne jemi nje vend i vogel nje vend kaq afer Europes edhe kaq larg njekohesisht. Ndoshta jam gabim ne keto qe shkruaj, por kjo eshte idea ime per te shpetuar kete vend, edhe nuk kaa zgjidhje tjeter sepse jemi prape ne qe po e cojme vendin ne zgjedhjet e Prillit.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Kreshnik Spahiu/ Pse opozita e Albinit, është më pranë fitores se opozita e Lulzimit?

Publikuar

-

Nga

Nga Kreshnik Spahiu/ Pse opozita e Albinit, është më pranë fitores se opozita e Lulzimit?

Kosova dhe Shqipria janë në prag të zgjedhjeve parlamentare.

Çifti Vjosa dhe Albini ndryshojnë shumë nga Monika dhe Lulzimi?

Nëse në Kosovë fitorja e opozitës është thjesht formalitet, në Shqipëri asnjë sondazh nuk e nxjerr opozitën fituese dhe ka një dyshim të fortë ne rezultatin e saj.

Por pse opozita e Kosovës është më afër se pushtetit se opozita e Shqipërisë:

1- Kosova brenda 1 viti ka ndryshuar 3 qeveri. Ndërsa Shqipëria, brenda 30 vjetësh qarkullon 3 fytyra, mes të cilave edhe Monika me Lulzimin.

2- Albini dhe Vjosa në dy dekada kanë pas vetëm 3 muaj pushtet dhe janë të pa provuar, ndërsa Monika dhe Lulzimi familjarisht kanë pas 100 poste dhe kolltuqe në 30 vjet.

3- Kosova i ka dërguar në Hagë elitën e vjetër dhe po gjykohen në bankën e të akuzuarve, Shqipëria ka lider shpirtror dhe moral të saj dy figurat më të vjetra të politikës Berishën dhe Metën. Opozita e Shqipërisë kontrrollohet 100% nga figurat e vjetra.

4- Opozita e Kosovës ka dy lëvizje që janë themeluar nga dy liderët e saj Vjosa dhe Albini, ndërsa në Shqipëri nuk janë krijuar nga Monika dhe Lulzimi por i kanë të trashëguara nga Burri (Meta) dhe nga Berisha. LSI dhe PD nuk janë grupime politike të krijuara nga Monika dhe Lulzimi.

5- Opozita e Kosovës është avokate e kauzave anti-korrupsion dhe i ka figurat 100% të pastra, ndërsa opozita e Shqipërisë i ka liderët e saj me dhjetra dosje në prokurori dhe skanë asnjë moral në kauzat e tyre.

6- Vjosa dhe Albini janë dy politikanë të thjeshtë dhe pa pasuri, ndryshe nga Monika dhe Lulzimi që njihen për pasuritë e tyre.

LEXO EDHE:  “Graj gamorin tat o goce!”/ Veliaj përplaset me Voltana Ademin

LEXO EDHE:  Foto-Fytyra mashtruese e Erion Veliajt/ Ku shkuan miliona dollarë investime?

7- Vjosa dhe Albini ka plot gabime në politikë por ata nuk vinë në pushtet si e keqja më e vogël por si alternativa më e mirë, ndërsa opozita e Shqipërisë ka vetëm një mundësi, që populli të votoj anti-Rama, por jo pro Monik dhe Lulzim.

8- Ndërkombëtarët me gjithë rezervat për Albinin, e kanë të qarë që burr i pare dhe i fundit ne parti eshte Albini, ndersa ne Shqipëri nuk guxojnë të besojnë tek Lulzimi se ky ndryshon mendje çdo 24 orë, pasi merr leje për çdo gjë te Berisha.

9- Albini ka një aleat të ri si Vjosa, me plot moral që ti rrisi imazh dhe vota, ndërsa Lulzimi te vetmen shpresë e ka te Monika një aleat 30 vjet ne politike që ka ndryshuar 6 herë krahun majtas dhe djathtas.

10- Në Kosovē vota numërohet, në Shqipëri jo.

Dhe autor të manipulomiy votës nuk është vetēm qeveria e sotme por edhe opozita PD-LSI që janë nëna dhe baba e vjedhjes vitave të shqiptarve

Për këto arsye opozita e Vjosës dhe Albinit janë shumë më afër fitores se opozita e Monikës dhe e Lulzimit.

Thënë troç: Opozita e Kosovës është anti-establishment, opozita e Shqipërisë është gjysma e establishmentit shqiptar.

Në Kosovë votohet ndryshimi, në Shqipëri riciklimi.

LEXO TE PLOTE